Projeksioni i lindjeve, rënia paralajmëron krizën/ Ulja demografike thellohet në çdo qark të vendit, Gjirokastra më e prekura
Shqipëria po përballet me një rënie alarmante të lindjeve, duke sinjalizuar një krizë të thellë demografike që prek çdo cep të vendit. Të dhënat krahasuese nga viti 2011 me parashikimet për vitin 2025 tregojnë një ulje mesatare prej 37.2% në shkallë kombëtare, por në disa qarqe, rënia është shumë më e thellë.
Qarku me goditjen më të rëndë është Gjirokastra, ku lindjet janë përgjysmuar më shumë se kaq, nga 175 lindje në tremujorin e parë të vitit 2011, në të njejtën periudhë të vitit aktual janë vetëm 76 në vitin 2025, një rënie prej 56.6%. Po aq dramatike është situata edhe në Berat me një rënie prej 54.7%, në Kukës me 53.2%, në Elbasan me 51.3% dhe në Fier me 50.7%.
Edhe qarqet më të mëdha nuk janë imune ndaj kësaj rënieje. Tirana, ndonëse mban numrin më të lartë të lindjeve në vend dhe një shtim të popullisë ndërmjet periudhës të dy Censeve, ka pësuar një rënie prej 15.4%, duke zbritur nga 2,068 lindje në 2011, në 1,750 në 2025.
Në Durrës, që shihet shpesh si qark me rritje të popullsisë për shkak të migrimit të brendshëm, lindjet kanë rënë me 22.4%, ndërsa Shkodra dhe Lezha kanë përjetuar ulje përkatësisht me 40.3% dhe 42.7%.
Kjo tendencë në fakt nuk vihet re vetëm ne Shqipëri, por është një tendencë globale. Megjithatë, Shqipëria po përjeton një rënie të ndjeshme të lindjeve, dhe të dhënat e 15 viteve të fundit e bëjnë të qartë këtë trend. Në vitin 2011 lindën 7,425 fëmijë në të gjithë vendin vetëm në tre muajt e parë. Në tremujorin e parë të vitit 2025, ky numër kishte rënë në 4,662 lindje në më pak se një dekadë e gjysmë.
Duke u bazuar në këtë prirje shumë të qëndrueshme në rënie, le të bëjmë një projeksion të thjeshtë për pesë vitet e ardhshme, duke marrë si bazë ritmin mesatar të uljes së lindjeve çdo vit. Sipas shifrave, ka pasur një rënie mesatare vjetore prej rreth 3.5% deri në 4% në vit, veçanërisht në vitet e fundit. Po të ndërtojmë një model linear që parashikon se nëse kjo tendencë vijon pa ndërprerje, lindjet do vazhdojnë të bien. Në pesë vitet e ardhshme do të kishin vetëm në tremujorin e parë rreth 4,000 lindje.
Këto shifra nuk janë thjesht tregues statistikash, por sinjal i qartë i një tendence që do të ketë pasoja afatgjata për tregun e punës, sistemin pensional dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Sondazh

Përplasja tregtare SHBA-Kinë kërcënon BE - Tregu evropian, i rrezikuar nga rritja e eksporteve kineze
Suficiti tregtar në rritje i Kinës me Bashkimin Evropian po nxit shqetësime të reja mes vendeve të bllokut, pasi Evropa rrezikon të bëhet një vendgrumbullim......

Kryeministri britanik për herë të parë në Tiranë/ Rama: Bashkëpunim strategjik mes dy vendeve
Kryeministri Edi Rama priti sot me ceremoni zyrtare kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer. “Për herë të parë në Shqipëri, kryeministri......

79 milionë euro për energjinë - BE-Shqipëri, grante për 8000 familje. 130 stacione karikimi për makinat elektrike
Programi operacional shumëvjeçar për energjinë në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III) do të jetë 79 mln euro. Në Kuvend ka......

44 mln euro për ekonominë dhe shoqërinë digjitale - Partneritet Shqipëri-BE për transformimin digjital
Në Kuvend është depozituar për ratifikim marrëveshja e financimit, ndërmjet Shqipërisë dhe Komisionit Evropian, për programin operacional shumëvjeçar për......

Si mund të ndihmojë uji në pastrimin e atmosferës? - Shkencëtarët studiojnë nxjerrjen e dioksidit të karbonit nga deti
Shkencëtarët anglezë po testojnë një metodë për të nxjerrë dioksidin e karbonit nga uji i detit, që e merr këtë substancë nga atmosfera. Rreth 25 përqind e......

Investimet publike, disbursohen 82 milionë euro - 3-mujori 2025, rritje me 20 milionë euro në raport me një vit më parë
Afro 82 milionë euro janë disbursuar për investime publike në 3 muajt e parë të vitit, shifër që tregon se 2025-sa nisur mbarë edhe sa i takon ecurisë së......

Shlyhen 3.8 milionë euro vendime gjyqësore - Bizneset, mbi 4900 hetime tatimore gjatë 2024-ës
Buxheti i shtetit ka paguar afro 3.8 milionë euro për vendime gjyqësore përgjatë vitit 2024. Referuar raportit të Monitorimit për Ministrinë e Financave,......

Evropa zgjeron strukturat energjetike - Shënon rritje rekord të kapacitetit të ruajtjes së energjisë në vitin 2024
Evropa shënoi vitin e njëmbëdhjetë radhazi të instalimeve rekord të ruajtjes së energjisë me bateri në terma të kapacitetit, me 21.9 GWh (gigavat orë). Sipas......