Projeksionet/ Sa emigrantë mund të votojnë në zgjedhjet e 11 majit? Deri tani shifrat flasin për rreth 111 mijë kërkesa dhe 64 mijë miratime
Në shumë shtete, pjesëmarrja e diasporës në votim është përgjithësisht më e ulët se ajo e votuesve vendas, kryesisht për shkak të sfidave logjistike si dallimet në kohë, kostoja e votimit, mungesa e aksesit, mungesa e informacionit dhe ndjenja e shkëputjes nga politika lokale. Pjesëmarrja e diasporës vlerësohet shpesh të jetë mesatarisht ndër 10% deri në 30% në vendet që kanë sisteme të konsoliduara të votimit për diasporën.
Globalisht, pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje është ende relativisht e ulët, por vendet që angazhojnë aktivisht diasporën e tyre me mekanizma të lehtë për të votuar mund të shohin nivele më të larta të pjesëmarrjes.
Në Greqi vlerësimet e pjesëmarrjes së diasporës lëvizin rreth 10-20%.
Por sa pritet të jetë pjesëmarrja e diasporës shqiptare në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025?
Sipas të dhënave të KQZ-së, deri në paraditen e datës 31 Janar kanë aplikuar rreth 111 mijë individë dhe rreth 65 mijë prej këtyre kërkesave janë miratuar me ID të vlefshme, ose 58.5% e totalit të kërkesave. Pjesa më e madhe prej tyre janë meshkuj, me një peshë prej 60.2%.
Sipas analizës së “Scan Intel”, nëse marrim të mirëqenë që diaspora shqipatare vlerësohet në rreth 1.7 milionë individë dhe të drejtë vote kanë rreth 1.4 prej tyre, mund të themi se pjesëmarrja nga shifrat që kemi deri tani mund të vlerësohet në rreth 5%.
Ndërkohë, nëse marrim në konsideratë numrin e kërkesave deri më tani dhe jo ato që janë miratuar, mund të themi se pjesëmarrja mund të vlerësohet në rreth 8%.
“Scan Intel” para disa ditësh doli me parashikimin që numri total i kërkesave do të regjistrohej në rreth 275 mijë deri në datën 4 Mars, nisur nga ritmi i regjistrimeve deri më tani. Nëse marrim të mirëqenë këtë shifër mund të themi se pjesëmarrja në votime mund të arrinte deri në 20%, shifër mjaft e lartë dhe pranë mesatares së vendeve që kanë sisteme të konsoliduara të votimit për diasporën.
Sondazh

Integrimi në tregun e punës dhe programi i përfitimit - Subvencionim me 6 paga dhe 12 muaj kontribute
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja përmes një njoftimi në rrjete sociale bën të ditur Programin e Punësimit, një program 1 vjeçar......

Rama: Çelja e negociatave, konstatim i progresit në rritjen e barazisë para ligjit
Në Ministrinë e Brendshme u prezantua sot anketimi i financuar nga qeveria suedeze, për matjen e perceptimit qytetar mbi nivelin e sigurisë në vendin tonë......

Shqiptarët “braktisin” freksionin/ Mjetet e reja, rreth 66% e tyre janë me kambio automatike
Ndërkohë që në total, autoveturat me kambio manuale zënë rreth 56.2% të totalit, krahasuar me ato me kambio automatike apo gjysëm automatike, gjatë viteve të......

Anketimi për sigurinë dhe besimin tek Policia e Shtetit: 82% e të anketuarve ndihen “të sigurt” ose “shumë të sigurt”
Ministria e Brendshme prezantoi sot anketimin e financuar nga qeveria suedeze, për matjen e perceptimit qytetar mbi nivelin e sigurisë në vendin tonë dhe......

Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patentave mes Kosovës dhe Italisë!
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar qytetarët e Republikës së Kosovës se nga data 29 janar, ka hyrë në fuqi zbatimi i marrëveshjes reciproke për......

Menaxhimi i mbetjeve/ Kumbaro: Përafrim i kuadrit ligjor me BE-në. Rehabilitimi i Vjosës është qëllimi kryesor!
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro paraqiti sot në Kuvendin e Shqipërisë, projektligjin për të cilin ajo është nismëtare dhe që synon......

Informaliteti pagave/ DPT: Mbi 143 mijë punonjës kanë përfituar rritje të pagës!
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se Aksioni i Administratës Tatimore kundër Informalitetit të Pagave ka sjellë rezultate domethënëse, duke ndikuar......

Trump kërcënon me tarifa 100% për të bindur vendet e BRICS që të zëvendësojnë dollarin amerikan!
Presidenti Donald Trump paralajmëroi vendet anëtare të BRICS që të zëvendësojnë dollarin amerikan si monedhë rezervë duke përsëritur një kërcënim prej 100%......