Prodhimi në vështirësi, vetëm ndërtimi me rritje/ Tkurrja më e madhe e aktivitetit ekonomik preku industrinë

Ndërsa sektori i shërbimeve vijoi rritjen në tremujorin e katërt të vitit 2025, prodhuesit e të mirave paraqiten me një ecuri më të dobët, duke reflektuar një ritëm të pabarabartë të zhvillimit ekonomik në vend.
Të dhënat tregojnë se industria dhe energjia kanë ushtruar presion negativ mbi sektorin. Industria shënoi rënie të shitjeve neto me 2.0% dhe të prodhimit me 0.5%, ndërsa punësimi dhe fondi i pagave ranë përkatësisht me 2.3% dhe 1.8%. Rënie edhe më e fortë u regjistrua në energji, ku shitjet neto u tkurrën me 10.0%, megjithëse prodhimi u rrit me 5.9%, duke sinjalizuar një mospërputhje mes ofertës dhe kërkesës në këtë sektor.
Në të kundërt, sektorë të tjerë kanë mbajtur një kontribut pozitiv. Furnizimi me ujë dhe menaxhimi i mbetjeve shënuan rritje të shitjeve me 7.0% dhe të prodhimit me 4.5%, ndonëse punësimi në këtë aktivitet ra me 2.4%. Ndërtimi vijon të jetë ndër sektorët më dinamikë, me rritje të shitjeve me 3.1%, të prodhimit me 2.6% dhe të punësimit me 5.9%, duke reflektuar vazhdimësinë e investimeve në këtë fushë.
Në një plan më të gjerë, zhvillimet tregojnë një ekonomi që po orinetohet gjithmonë e më shumë drejt shërbimeve dhe duke u bërë më pak prodhuese.
Statistikat afatshkurtra tregojnë se rritja ekonomike në fund të vitit 2025 mbështetet më shumë në sektorët e shërbimeve, ndërsa baza prodhuese mbetet më e brishtë dhe me ritme më të paqëndrueshme.
Pensionet private, përjashtohet nga tatimi kontributi nga paga - Çdo i punësuar mund të “shpëtojë” deri 500 euro në muaj
Çdo individ që kontribuon në skemat private të pensioneve, lehtësohet nga tatimi që paguan mbi të ardhurat nga punësimi. Referuar udhëzimi të ri të......
Rritje e lehtë e vetëpunësimit në vitin 2025/ Dominojnë moshat mbi 65 vjeç. Femrat vijojnë të jenë më pak të përfaqësuara
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT mbi përqindjen e të punësuarve, rezulton se gjatë vitit 2025 përqindja e të vetëpunësuarve në punësimin gjithsej ka......
Rregulla të reja për tregun e kapitalit - Kompanitë do të duhet të raportojnë më shumë informacion për investitorët dhe publikun
Kompanitë që kanë aksione apo obligacione të listuara në tregjet financiare do të duhet të publikojnë më shumë informacion mbi aktivitetin dhe gjendjen e......
Pasuritë e paluajtshme nxisin zgjerimin ekonomik/ Shërbimet mbyllin 2025 me rritje, por punësimi bie në disa sektorë
Sektori i shërbimeve vijon ecurinë pozitive edhe në tremujorin e katërt të vitit 2025, duke shënuar rritje të përgjithshme në shitjet neto, punësim dhe paga,......
Rritet përdorimi i katalogëve të OBP nga bashkitë për procedurat e prokurimit
Katalogët e hartuar nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) po përdoren gjithnjë e më shumë nga njësitë e qeverisjes vendore, duke reflektuar një......
Rregulla të reja për mjekët, artistët dhe profesionet e tjera - Udhëzimi/ Të ardhurat nga kontratat me një subjekt tatohen nga 13-23%
Individët e vetëpunësuar, që kanë më pak se tre klientë apo mbi 80 % të të ardhurave i realizojnë nga një klient i vetëm, duhet të plotësojnë “Deklaratën e......
Kosova dhe Italia heqin tatimin e dyfishtë - Mjedis më i favorshëm për investime dhe zhvillim ekonomik
Administrata Tatimore e Kosovës njoftoi se ka filluar zbatimi i marrëveshjes me Italinë për eliminimin e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit dhe......
“Merrni masa ndaj debitorëve të ujit!” - ERRU: Normat e arkëtimit mbeten problematike
Pagesat e faturave në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve vijojnë të mbeten në nivele jo të kënaqshme për një pjesë të shoqërive rajonale, duke reflektuar......


