Prodhimet vendase na kushtuan më shtrenjtë se të importit/ Energjia dhe industria përpunuese patën ndikimin më të lartë
Bizneset prodhuese vazhdimisht janë përballur me shtrenjtim të kostos së prodhimit të mallrave. Por, sipas INSTAT, në tremujorin e katërt të vitit 2024, ndryshimi i Indeksi i Çmimeve të Prodhimit vlerësohet në 1%, duke u zbutur karahasuar me një vit më parë kur regjistrohej në 3.1%. Nëse analizojmë kontribuesit e rritjes së këtij treguesi sipas zërave vëmë re se rritja më e madhe e çmimeve prej 2.6% vërehet në seksionin “Industri nxjerrëse” pasuar nga “Energjia elektrike, gaz, avull dhe me ajër të kondicionuar” me 2.2%, seksioni “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 0.5% dhe “Industri përpunuese” me 0.4%.
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për tregun vendas shënoi rritje me 1.3%, ndërkohë Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për eksport shënoi rritje prej 0.5%.
"Scan Intel’’ ka analizuar të dhënat edhe për ecurinë e çmimeve të importit. Sipas të dhënave rezulton se produktet e importit janë më të lira. Treguesi që mat çmimet e këtyre produkteve, pra Indeksi i Çmimeve të Importit, në tremujorin e katërt të vitit 2024, arriti 108,0, kundrejt vitit 2021 si periudha bazë. Krahasuar me tremujorin e katërt 2023, indeksi i çmimeve të importit shënoi një ulje me 0.9%, një vit më parë ky ndryshim ishte me ulje 0.5%.
Çmimet e importit të produkteve në seksionin “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri i kondicionuar” shënuan ulje me 5.2%, pasuar nga seksionet “Industria përpunuese”, me peshën më të madhe prej 93.5%, me 0.7%, “Industri nxjerrëse” me 0.1%. Nga ana tjetër, seksioni “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” shënoi një rritje me 0.4%
Sondazh

50 mln euro për kërkime gjeotermale - Kroacia nis eksplorimet për të shtuar prodhimin e energjisë
Kroacia ka nisur eksplorimin e energjisë gjeotermale pranë gjashtë qyteteve, me një buxhet të përgjithshëm prej 50 milionë eurosh. Eksplorimi gjeotermal......

Asetet e pensioneve vullnetare, 100% në lekë - AMF: Edhe fondet e investimeve, vetëm 10% të zotërimeve i kanë në valutë
Shumica e aseteve të fondeve të investimeve janë në lekë, ndërsa ato në euro rezultojnë me rënie. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes......

Shqiptarët paguan 73 milionë euro nga pagat e qiratë - Aksioni antiinformalitet dhe reforma në administratë patën ndikim kryesor
Buxheti i shtetit ka arkëtuar nga tatimi mbi të ardhurat personale për muajin Janar afro 73 milionë euro, duke shënuar një perfomancë tejet pozitive në......

Për çdo dy dasma, një divorc! - 6632 kërkesa të depozituara në dyert e gjykatave për ndarje
Për çdo dy çifte që janë martuar gjatë vitit të kaluar, një tjetër ka përfunduar në dyert e gjykatave për t’i dhënë fund martesës. Të dhënat nga Ministria e......

Milionerët zgjedhin Greqinë Të huajt e pasur tërhiqen nga stimujt, pronat luksoze të përballueshme
Tregu grek i pronave ka regjistruar flukse të konsiderueshme kapitali nga jashtë, ndërsa vendi po bëhet një destinacion i zgjedhur për individët me vlerë......

Viti nis me më shumë naftë dhe kafe - Arsyet/ Pse po rriten ndjeshëm importet e mallrave të akcizës?
2025-sa ka nisur me rritje të ndjeshme të konsumit të karburantit, por dhe mallrave të tjerë të akcizës. Përgjatë muajit Janar janë importuar dhe......

Sa lekë shpenzojnë shqiptarët për parfume? Vjet u importuan rreth 10 mln euro. Emiratet e Bashkuara Arabe zgjerojnë peshën
Industria e parfumeve në Shqipëri po përjeton një rritje të ndjeshme, me një kërkesë të lartë për aromat e markave të ndryshme nga vende të ndryshme. Të......

Mbështetje për reformat, 657 milionë euro nga BE - Marrëveshja e huasë, për miratim në Kuvend
Në Kuvend është depozituar për ratifikimin marrëveshja e huasë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për lehtësinë e reformës dhe zgjerimit për Ballkanin......