Portofoli i kredisë shtohet me 96 mld lekë/ Në qershor totali arriti në 892.6 mld lekë, më një rritje vjetore prej 12%
Në vitet e fundit, ekonomia shqiptare ka përjetuar një rritje të ndjeshme të totalit të kredisë, duke reflektuar një zhvillim të qëndrueshëm dhe një besim të shtuar në sektorin financiar. Sipas të dhënave të fundit nga “Banka e Shqipërisë”, totali i kredisë ka arritur në 892.6 miliardë lekë në Qershor të vitit 2025, me një rritje të konsiderueshme prej 12.1%, krahasuar me Qeshorin e vitit të kaluar, dhe një rritje prej 1.4% krahasuar me Majin e po të njetit vit.
Pra, nëse flasim në shifra absolute, rezulton se në harkun kohor të një muaji kredia është rritur 12 miliardë lekë, ndërsa në harkun kohor të një viti regjistron një rritje prej 96.7 miliardë lekësh.
Në terma vjetorë, kjo rritje i atribuohet kryesisht zgjerimit të kreditimit për biznesin. Nga 447.3 miliardë lekë në Qershorin e vitit të shkuar, ajo është shtuar me rreth 46 miliardë lekë në Qershor të këtij viti, duke arritur në rreth 493.4 miliardë lekë. Rritja përgjatë një viti vlerësohet në 10.3%.
Kjo rritje është mbështetur kryesisht nga një rritje e kredisë në valutë, e cila ka arritur në 262.4 miliardë lekë, nga 269.1 miliardë lekë. Në një vit kredia në valutë u rrit me 14.6%, ndërsa kredia në lekë u rrit me 5.6%.
Nëse i referohemi periudhës një mujore, huaja për biznesin ka shënuar një rritje me 1.1%, e udhëhequr nga rritja e huasë në valutë prej 1.6%, karahasuar me Majin e të njetit vit.
Rritja e kreditimit në Qershor është sinjal i mirë për ekonominë dhe sistemin bankar. Ajo tregon një sistem financiar aktiv, likuid dhe që mbështet rritjen ekonomike. Por kjo rritje duhet të shoqërohet me kujdes dhe politika të qëndrueshme, për të shmangur mbingarkesën me borxh dhe për të ruajtur cilësinë e huasë.

A janë pronat në Shqipëri më të shtrenjtat në rajon? Në Tiranë, metri katror më lirë se në Shkup. Por, lëmë pas vetëm Prishtinën
Tregu i pasurive të paluajtshme në Europën Juglindore shfaq ndryshime të theksuara në çmimet e apartamenteve me një dhomë gjumi për metër katror në vitin......

Faza III e zgjerimit të superstradës Tiranë–Durrës/ ARRSH hap tenderin me fond limit 25.64 milionë euro
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur hapjen e tenderit për zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës Faza III. Fondi limit i vënë në dispozicion përllogaritet......

“Shpërthejnë” zjarret, por pronat të pasigurura/ AMF: Rreth 2.4% më pak prime të shkruara bruto në gjysmën e parë të vitit
Pavarësisht se përgjatë muajve të fundit ka pasur një përhapje të zjarreve në të gjithë vendin, duke rrezikuar shpesh jetë njerëzish, banesa apo toka......

Bizneset, afati i fundit për dorëzimin e pasqyrave financiare/ QKB: Mosdorëzimi në kohë, gjoba deri në 60 mijë lekë
Bizneset do duhet të dorëzojnë pasqyrat financiare pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit. Sipas një njoftimi në rrjetet sociale, e- Albania bën me dije se deri......

Tërmet me magnitudë 8.8 në Rusinë lindore/ Paralajmërime për cunami në Alaskë dhe Japoni
Tërmeti me magnitudë 8.8 që tronditi Rusinë verilindore të mërkurën, nxiti paralajmërime për cunami në shtetet amerikane të Alaskës dhe Hauait, si dhe në......

Universiteti i Tiranës drejt ndërkombëtarizimit/ Rektori Hoxha: Riorganizim i programeve për vitin 2025–2026
Teksa, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka njoftuar që programet e studimit janë hapur zyrtarisht, rëndësi të madhe ka krijimi i mekanizmave që mbrojnë......

Kamchatka dhe Unaza e Zjarrit/ Një kujtesë për fuqinë dhe paparashikueshmërinë e Tokës
Tërmeti me magnitudë 8.8 ballë që goditi Kamçatkën e Rusisë, e ka përqendruar edhe një herë vëmendjen në një nga rajonet më të rrezikshme dhe gjeologjikisht......

Britania, përfituese e marrëveshjes BE-SHBA? Diferenca tarifore mund të favorizojë tregtinë britanike me partnerët
Ndërsa liderët botërorë dhe ekonomistët në Evropë po analizojnë marrëveshjen tregtare midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, disa ekspertë kanë......