Portofoli i kredisë shtohet me 100 mld lekë/ Në Prill rritja vjetore vlerësohet në 13%. Në një muaj u rrit me 5.5 mld lekë
Në vitet e fundit, ekonomia shqiptare ka përjetuar një rritje të ndjeshme të totalit të kredisë, duke reflektuar një zhvillim të qëndrueshëm dhe një besim të shtuar në sektorin financiar. Sipas të dhënave të fundit nga “Banka e Shqipërisë”, totali i kredisë ka arritur në 871.9 miliardë lekë në Prill të vitit 2025, me një rritje e konsiderueshme prej 13.1%, krahasuar me Prillin e vitit të kaluar, dhe një rritje prej 0.6% krahasuar me Marsin e po të njetit vit.
Pra, nëse flasim në shifra absolute, rezulton se në harkun kohor të një muaji kredia është rritur 5.5 miliardë lekë, ndërsa në harkun kohor të një viti regjistron një rritje prej 100.9 miliardë lekësh.
Në terma vjetorë, kjo rritje i atribuohet kryesisht zgjerimit të kreditimit për biznesin. Nga 432 miliardë lekë në Prillin e vitit të shkuar, ajo është shtuar me rreth 53.6 miliardë lekë në Prill të këtij viti, duke arritur në rreth 485.7 miliardë lekë. Rritja përgjatë një viti vlerësohet në 12.4%.
Kjo rritje është mbështetur kryesisht nga një rritje e kredisë në valutë, e cila ka arritur në 262.4 miliardë lekë, nga 222.7 miliardë lekë. Në një vit kredia në valutë u rrit me 17.8%, ndërsa kredia në lekë u rrit me 6.7%.
Nëse i referohemi periudhës një mujore, huaja për biznesin ka shënuar një rënie me 0.6%, e udhëhequr nga rënia e huasë në valutë prej 0.9%, karahasuar me Marsin e të njetit vit.
Rritja e kreditimit në prill është sinjal i mirë për ekonominë dhe sistemin bankar. Ajo tregon një sistem financiar aktiv, të likuid dhe që mbështet rritjen ekonomike. Por kjo rritje duhet të shoqërohet me kujdes dhe politika të qëndrueshme, për të shmangur mbingarkesën me borxh dhe për të ruajtur cilësinë e huasë.

AKSHI bëhet zyrtarisht anëtare i organizatës lidere globale në mbrojtjen kibernetike!
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka njoftuar sot se është bërë zyrtarisht anëtar i FIRST, organizatës lidere globale në fushën e reagimit ndaj......

Elon Musk distancohet nga Trump - Cila është arsyeja e largimit të tij të papritur nga qeveria amerikane?!
Ekzekutivi miliarder i Teslës, Elon Musk, po largohet nga administrata Trump pasi udhëhoqi një fushatë të trazuar, gjatë së cilës ai përmbysi disa agjenci......

Rritet siguria në shkolla - Certifikohen 77 oficerë të rinj, duke arritur në një total prej 400
Certifikohen 77 oficerë të rinj sigurie, që do të shërbejnë në institucionet e arsimit parauniversitar. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu,......

KAYO me sektorin privat hapin 400 vende pune - Krijohet partneriteti strategjik për prodhimin e uniformave ushtarake “Made in Albania”
Qeveria ka miratuar kushtet e negocimit të shoqërisë shtetërore “KAYO”, sh.a., me shoqëri private për prodhimin dhe tregtimin e uniformave ushtarake dhe......

30 Maj, afati i fundit për fermerët - Fondet në bujqësi, interes i lartë për naftën falas
Fermerët në të gjithë vendin do të kenë afat për të aplikuar për fonde në bujqësi deri më datën 30 maj dhe më pas do të kalojnë në filtrin e verifikimit të......

Rikthehen në shërbim ushtarakët në rezervë - Qeveria miraton procedurat dhe rregullat
Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për përcaktimin e procedurave dhe rregullave për rikthimin e ushtarakëve në rezervë, në shërbimin aktiv të Forcave të......

Vendet me pensionet më të larta dhe më të ulëta në Europë - Si pozicionohet Shqipëria?
Pensionet janë burimi kryesor i të ardhurave për të moshuarit në Europë, sipas raportit të OECD-së "Pensionet në një Vështrim 2023". Në shumë vende......

Keni nevojë për ndihmë me punët e shtëpisë? - Ky robot përdor inteligjencën artificiale për të pastruar çdo gjë!
Për ata që nuk e pëlqejnë pastrimin ose rregullimin e shtëpisë, ndihma tashmë mund të vijë nga inteligjenca artificiale. Hulumtuesit e robotikës në......