Po vijnë më shumë, apo më pak turistë? Çfarë tregojnë shifrat e 2025-ës? Sfida e numrit “zëvëndësohet” me cilësinë
Në katër muajt e parë të vitit 2025, Shqipëria ka pritur mbi 2.4 milionë shtetas të huaj. Në vlerë absolute shifra është më e lartë se çdo vit më parë për këtë periudhë. Megjithatë, nëse e shohim në krahasim me vitin e kaluar, rritja është më e ulët, me vetëm 5% më shumë hyrje se në janar-prill 2024. Pra, kemi një shifër të lartë, por me hapa më të vegjël se më parë. “Scan Intel” ngre pikërisht pyetjen thelbësore: Po vijnë më shumë turistë, apo më pak? A po hyjmë në një fazë tjetër të ciklit turistik?
Nëse e analizojmë trendin nga viti 2019-të, është e qartë se turizmi shqiptar ka përjetuar një rritje të fortë pas krizës së pandemisë. Nga vetëm 585 mijë hyrje në janar–prill 2020, numri është rritur çdo vit, duke kaluar në 754 mijë në 2021, mbi 1 milion në 2022, dhe duke arritur një rekord prej 2.3 milionësh në 2024. Kjo do të thotë se vetëm në katër vjet, hyrjet janë katërfishuar.
Por viti 2025 duket se ka sjellë një ritëm ndryshe. Edhe pse numri absolut i turistëve është më i lartë se në 2024, norma e rritjes është frenuar ndjeshëm. Pas një rritje vjetore prej 57% në 2023 dhe 38% në 2024, viti aktual sjell një rritje modeste prej vetëm 5%. Kjo e bën 2025-ën vitin me rritjen më të ulët që nga pandemia.
A po arrijmë një “kulm” të fluksit turistik?
Për të kuptuar çfarë po ndodh, duhet të analizojmë kontekstin. Në vitet e fundit, Shqipëria ka përfituar nga një kombinim faktorësh që kanë çuar në një “boom turistik”, çmime më të ulëta se në rajon, promovim i shtuar ndërkombëtar dhe tendenca për të eksploruar destinacione të reja pas pandemisë. Por duket se tregu po hyn në një fazë maturimi.
Në këtë fazë, rritja eksponenciale zëvendësohet me rritje graduale, dhe vëmendja shkon drejt cilësisë së ofertës dhe shtrirjes së sezonit. Nëse më parë mjaftonte që Shqipëria të ishte “e lirë dhe e bukur”, tani vizitorët kërkojnë më shumë.
Pse ka ndodhur ky ngadalësim i rritjes?
Arsyet janë të shumta. Së pari, vetë fakti që kemi arritur një shifër kaq të lartë e bën të vështirë ruajtjen e të njëjtit ritëm rritjeje. Së dyti, rritja e çmimeve në zonat turistike mund të ketë ndikuar në frenimin e një pjese të vizitorëve. Së treti, konkurrenca me vendet fqinje, si Greqia, Mali i Zi apo Kroacia është gjithnjë e më e forte.
Nga ana tjetër, përmirësimi i transportit, shtimi i fluturimeve low-cost dhe promovimi ndërkombëtar vijojnë të jenë faktorë pozitivë, që e mbajnë interesin të lartë për vendin tonë. Por kjo nuk përkthehet më në rritje dyshifrore, si në vitet e mëparshme.
Shifrat e këtij viti nuk tregojnë se po vijnë më pak turistë, por kemi një rekord. Megjithatë, rritja e vrullshme po zëvendësohet me një fazë të re, më të qëndrueshme, ku sfida nuk është më numri, por cilësia e përvojës turistike.

Tarifat “peshojnë” mbi ekonominë gjermane - Tkurren eksportet dhe prodhimi industrial në muajin prill
Prodhimi industrial dhe eksportet e Gjermanisë pësuan rënie në muajin prill pas një rritjeje të kohëve të fundit në tremujorin e parë. Ky ndryshim tregon se......

“Çmimet e postës duhet të ndryshohen” - AKEP: Tarifat nuk janë rishikuar që prej 2002. “Ngërçi”, te dërgesat jashtë Shqipërisë
Tarifat e Postës Shqiptare për shpërndarjen e objekteve brenda vendit janë disa herë më të ulëta krahasuar me tarifat në vendet e tjera të rajonit dhe......

Hekurudha Rrogozhinë-Vlorë-Aeroport - Lidhet kontrata 94.57 mln lekë për projektin e rehabilitimit dhe ndërtimin e degës së re
Hekurudha Shqiptare ka nënshkruar kontratën me kompaninë fituese për projektimin e rehabilitimit të linjës hekurudhore Rrogozhinë–Vlorë dhe ndërtimin e një......

Cili vend në Europë jep më shumë nënshtetësi?
Italianët kanë votuar gjatë dy ditëve të fundit nëse do të ulin kërkesat e qëndrimit për shtetësi për emigrantët jo-BE nga 10 vjet në pesë, por dezinformata......

Rënie e fortë e Dollarit amerikan – Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur javën negativisht duke pësuar gjatë fundjavës një rënie të fortë të vlerës duke u blerë sot mëngjes me 84.8 lekë dhe duke u......

Kryeministri Rama në Festivalin e Arkitekturës 'Bukë e zemër': Shqipëria sot prodhon më shumë arkitekturë sesa e gjithë Europa bashkë
'Ndodh që sot është Bajrami, një ditë e shenjtë, është festë kombëtare që pritet nga të gjitha shqiptaret pavarësisht besimit të tyre, është një ditë......

Kualifikueset e Botërorit 2026, ndeshja Shqipëri-Serbi mbyllet në barazim 0-0
Në një stadium me rreth 20,427 tifozë të pranishëm, është mbyllur në barazim pa gola sfida shumëpritur Shqipëri–Serbi, e vlefshme për eliminatoret e......

Gonxhja reagon për ndërhyrjet në ish-burgun e Spaçit- “Çdo përgjegjësi gjatë fazës zbatuese është nën shqyrtim”
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka reaguar publikisht në lidhje me debatet dhe shqetësimet e ngritura për ndërhyrjet në......