Peshku dhe perimet “djegin” xhepat në gusht/ Kryesojnë rritjen tek ushqimet, deri në 9.8% më shtrenjtë se vjet

Çmimet e ushqimeve vijuan të rriten edhe gjatë muajit gusht, ndonëse me ritëm më të ngadaltë se një muaj më parë. Në total, grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” u shtrenjtua me 2.8% në bazë vjetore, nga 3.5% që ishte rritja në korrik.
Pavarësisht ngadalësimit, ushqimet mbetën faktori me ndikimin më të madh në inflacionin e përgjithshëm. Sipas INSTAT, ky grup kontribuoi me 0.95 pikë përqindje në normën vjetore të inflacionit prej 3.2% në gusht.
Rritja më e fortë brenda shportës ushqimore vijon të regjistrohet te peshku dhe produktet e tjera të detit, çmimet e të cilave ishin 9.8% më të larta se në gushtin e vitit të kaluar. Ritmi i shtrenjtimit u përshpejtua lehtë krahasuar me korrikun, kur rritja vjetore ishte 9.4%.
Pas peshkut renditen perimet, zhardhokët dhe bishtajoret, të cilat kushtuan 8% më shumë se një vit më parë. Megjithatë, në këtë kategori shihet një ngadalësim i ndjeshëm krahasuar me korrikun, kur çmimet ishin rritur me 10.1% në bazë vjetore.
Edhe mishi vijoi të kushtojë më shumë. Çmimet e kafshëve të gjalla, mishit dhe produkteve të tjera nga kafshët tokësore u rritën me 3.6%, ndërsa vetëm mishi i freskët, i ftohur ose i ngrirë ishte 4.3% më i shtrenjtë se një vit më parë. Në korrik, rritja për këtë të fundit ishte 4.6%, duke treguar një zbutje të lehtë të ritmit.
Rritje çmimesh u regjistrua edhe te një sërë produktesh të tjera të konsumit të përditshëm. Pijet joalkoolike u shtrenjtuan me 3%, vajrat dhe yndyrnat me 2.8%, ndërsa qumështi, produktet e bulmetit dhe vezët me 2.5%. Krahasuar me korrikun, ritmi i rritjes është ngadalësuar te pijet joalkoolike dhe produktet e bulmetit, ndërsa është përshpejtuar lehtë te vajrat dhe yndyrnat.
Ndërkohë, sheqeri, ëmbëlsirat dhe produktet e pastiçerisë kushtuan 2.7% më shumë se një vit më parë, nga 2.2% në korrik, ndërsa ushqimet e gatshme dhe produktet e tjera ushqimore u shtrenjtuan me 1.7%.
Frutat vijojnë të bëjnë përjashtim nga tendenca e përgjithshme. Çmimet e frutave të freskëta dhe të thata ishin 4.2% më të ulëta se në gushtin e vitit të kaluar, duke thelluar rënien nga 3% që ishte regjistruar në korrik.
Pamja e gushtit tregon kështu një zbutje të inflacionit të ushqimeve, por jo një zhdukje të presioneve brenda shportës. Peshku është kthyer në kategorinë me shtrenjtimin më të fortë, pranë nivelit 10%, ndërsa perimet, ndonëse janë larguar nga ritmet dyshifrore të korrikut, vazhdojnë të kushtojnë ndjeshëm më shumë se një vit më parë.
Program Kombëtar për inteligjencën artificiale - Rama: Sektori eksporton 222 milionë euro produkte
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se sektori i teknologjisë eksporton 222 milionë euro produkte, ose tre herë më shumë sesa vetëm pak kohë më......
Qiratë afatgjata në Durrës/ Cilat lagje po tërheqin më shumë qiramarrës në 2026?
Tregu i qirave në Durrës nuk kufizohet vetëm te apartamentet pranë detit apo te banesat që kërkohen gjatë muajve të verës. Për shumë qiramarrës, një faktor......
Parkim nëntokësor te sheshi “Nënë Tereza” - Tenderi 21 mln euro, 170 vende e muze arkeologjik. Trafiku i automjeteve zhvendoset nën tokë
Me një fond limit prej 20.8 mld lekë apo rreth 21 mln euro, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin për transformimin e sheshit “Nënë Tereza” në......
Mbështetje për sipërmarrëset - BSH dhe BERZH lançojnë Kodin për rritjen e aksesit në financë të grave në biznes
Banka e Shqipërisë dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) lançuan sot “WE Finance Code Albania – Kodi për Financimin e Grave Sipërmarrëse”,......
Mbi 1.52 GW diell dhe erë deri në 2030 - Plani: Rreth 1005 MW fotovoltaikë dhe 520 MW eolikë për objektivat e klimës
Vendit tonë do t’i duhen mbi 1.5 GW kapacitete diellore dhe eolike deri në fund të dekadës, për të përmbushur skenarin e parashikuar në Planin e ri Kombëtar......
Inflacioni, 3.2% në Gusht/ Zbutet norma krahasuar me Korrikun, por çmimet vijojnë të rëndojnë familjet
Inflacioni në Shqipëri u ngadalësua lehtë gjatë muajit gusht, pas përshpejtimit të regjistruar një muaj më parë, por vijon të qëndrojë mbi nivelin 3%. Sipas......
Sa reklama ka online? Rreth 11 mijë biznese të huaja dhe 3,500 shqiptare, aktive në Meta
Reklamimi po ndryshon me shpejtësi, ndërsa bizneset po zhvendosin gjithnjë e më shumë vëmendjen te platformat që përdoren çdo ditë nga miliona njerëz.......
Siguracioni i makinës u shtrenjtua - AMF: Primi mesatar u rrit me 6% në 2025, por mbeti sërish ndër më të ulëtit në Ballkan
Siguracioni i detyrueshëm i makinave në Shqipëri është shtrenjtuar, por vendi ynë vijon të ketë një nga primet mesatare më të ulëta në rajon. Të dhënat më të......

