Paradoksi i punësimit në Shqipëri/ Papunësia e të rinjve në rritje, pavarësisht mungesës së fuqisë punëtore
Treguesit e punësimit duket se kanë vijuar me përmirësime përgjatë vitit 2024, në krahasim me vitet më parë. Shifrat zyrtare tregojnë se përgjatë tremujorit të fundit të vitit 2024 shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri sa i përket popullsisë 15 vjeç dhe lart regjistrohet në 8.8%, nga 9.5% që ishte në tremujorin e fundit të vitit 2023. Sipas këtyre të dhënave shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0.7 pikë përqindje në krahasim me të njejtën periudhë të një viti më parë, por është rritur krahasuar me tremujorin e tretë të po të njejtit vit. Sipas shifrave, niveli i papunësisë për vitin 2024 vlerësohet më poshtë se vitet e tjera, por ajo që mbetet shqetësuese është niveli i papunësisë tek të rinjtë.
Treguesi për këtë grupmoshë vijon të mbetet me numra dyshifrorë dhe ndjeshëm më i lartë se grupmoshat e tjera. Për tremujorin e fundit të vitit treguesi vlerësohet 19.1%, duke u rritur nga dy tremujorët e mëparshëm.
Nëse i kryqëzojmë të dhënat me ato të Eurostat sa i përket tremujorin e fundit të vitit të kaluar shohim se Shqipëria dhe Spanja, me një normë të barabartë të papunësië, kryesojnë Europën me vlerën më të lartë të normës tek të rinjve të grupmoshës 15-29 vjeç. Ndiqen në renditje nga Greqia, Serbia, Suedia dhe Finlanda.
Ndërkohë, Malta, Gjermania dhe Çekia regjistrojnë normën më të ulët. Mesatarja e Bashkimit Europia vlerësohet në 11.2% në tremujorin e katërt e vitit 2024.
Papunësia e lartë tek të rinjtë në Shqipëri është një problem kompleks që ndikon negativisht në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit. Ndërkohë që ka mungesë të fuqisë punëtore në disa sektorë, shumë të rinj mbeten të papunë. Kjo situatë mund të shpjegohet me disa faktorë kryesorë. E para lidhet me emigrimin. Një pjesë e madhe e të rinjve zgjedhin të emigrojnë për të gjetur mundësi më të mira ekonomike jashtë vendit. Kjo ndikon në tkurrjen e grupmoshës së re dhe në rritjen e papunësisë afatgjatë.
Mungesa e mundësive të punës, mungesa e përgatitjes profesionale dhe dekurajimi mund të jenë disa faktorë të tjerë. Shumë të rinj nuk kanë aftësitë e nevojshme për tregun e punës, duke bërë që të mos jenë të përgatitur për pozicionet e kërkuara nga punëdhënësit.
Sondazh

Mbi 41 mijë individë nuk deklaruan të ardhurat - DIVA/ 140 mijë të punësuar, detyrim për dorëzimin e deklaratës deri më 31 mars
Mbi 41 mijë individë nuk kanë plotësuar Deklaratën Individuale të të Ardhurave për vitin 2023, çka reflektohet në të ardhurat në buxhet në vitin......

“Boom” licencash për energjinë diellore - 10 aprovime në 2 muaj, projektet pozicionohen në Qarkun e Fierit
Viti 2025 ka nisur me një numër të lartë licencash për prodhimin e energjisë nga dielli. Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë, në total......

Trump “godet” agjencinë e ushqimit të OKB - FAO pezullon projektet pas ndalimit të financimeve prej 300 mln USD në vit
Projektet e ndihmave në vendet e goditura nga kriza, duke nisur nga Afganistani deri në Bririn e Afrikës janë pezulluar dhe stafi është shkurtuar, pasi......

Bizneseve u kthehen 224 milionë euro TVSH - Rimbursohen 1652 kërkesa, refuzohen mbi 1 mijë të tjera
Përgjatë vitit 2024 administrata tatimore ka rimbursuar TVSH-në kundrejt bizneseve në një vlerë totale (FIFO dhe këste) prej afro 22,4 miliardë lekw apo 224......

BQE paralajmëron: Priten goditje të rënda ekonomike nga luftërat tregtare të Trump!
Një luftë tregtare në shkallë të gjerë e shkaktuar nga kërcënimet e përshkallëzuara të tarifave të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, do t'i jepte një......

Ari arrin një moment të ri historik! - Kap vlerën e 3 mijë dollarë për ons
Çmimet e arit arritën një nivel të ri, me çmimet e arit në Comex që u rritën me 1.5%, duke tejkaluar shkurtimisht një moment historik të ri prej 3,000......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e dhe pse ka pasur një javë relativisht negative ka rikuperuar sërish pikë këtë të premte në raport me dje duke u blerë sot me 91.2 lekë dhe......

Tuneli i Llogarasë, përmirësim i sigurisë dhe i operimit - ARRSH hap tenderin 311 milionë lekë për mirëmbajtjen
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur hapjen e tenderit për mirëmbajtje pajisjesh dhe operimi i Tunelit të Llogarasë. Fondi limit i përllogaritur është 311......