Papunësia zbret në 8.3%/ Shërbimet shtojnë vende pune, ndërsa bujqësia dhe industria tkurren

Tregu shqiptar i punës ka shfaqur lëvizje të ndryshme gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026. Të dhënat e INSTAT tregojnë se pjesëmarrja në forcat e punës është rritur lehtë, ndërsa papunësia ka vijuar të ulet. Në të njëjtën kohë, ndryshimet sipas sektorëve tregojnë një zhvendosje të punësimit drejt shërbimeve, në një kohë që bujqësia dhe industria kanë shënuar rënie.
Sipas INSTAT, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 15-64 vjeç arriti në 76.3% në tremujorin e dytë të vitit 2026. Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, treguesi është rritur me 0.1 pikë përqindjeje, ndërsa e njëjta rritje është regjistruar edhe në raport me tremujorin e parë të vitit.
Nga ana tjetër shkalla e punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart ishte 58.3%, duke shënuar një ulje të lehtë prej 0.1 pikë përqindjeje krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2025. Megjithatë, në raport me tremujorin e mëparshëm, punësimi është rritur me 0.3 pikë përqindjeje.
Një nga zhvillimet më pozitive është ulja e papunësisë. Në tremujorin e dytë të vitit 2026, shkalla e papunësisë për popullsinë 15 vjeç e lart zbriti në 8.3%. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, papunësia është ulur me 0.2 pikë përqindjeje, ndërsa në raport me tremujorin e parë të vitit 2026 rënia është 0.1 pikë përqindjeje. Ky zhvillim mund të lidhet edhe me rritjen e emigracionit pasi personat e papunë që largohen nga vendi nuk llogariten më si të papunë në tregun shqiptar.
Por pas shifrave të përgjithshme fshihet një ndryshim i rëndësishëm në strukturën e tregut sipas sektorëve. Në harkun e një viti, punësimi në total është ulur me 0.9%. Rënia është ndikuar kryesisht nga bujqësia dhe industria, ku numri i të punësuarve është ulur përkatësisht me 5.9% dhe 3.9%.
Në kahun e kundërt janë shërbimet. Ky sektor ka vijuar të zgjerojë punësimin, duke regjistruar një rritje prej 4.2% në një vit. Nëse krahasimi bëhet me tremujorin e mëparshëm, gjendja është disi më pozitive. Punësimi në total është rritur me 0.6%, ndërsa edhe në këtë periudhë shërbimet kanë udhëhequr rritjen, me 1.8%. Ndërkohë, bujqësia ka shënuar rënie prej 0.3%, ndërsa industria është ulur me 0.9%. Sipas gjinisë, meshkujt vijojnë të kenë shkallë më të lartë punësimi krahasuar me femrat, duke reflektuar diferencat gjinore që vijojnë të karakterizojnë tregun e punës në Shqipëri.
Fundi i “ngërçit” të pronave? - Qeveria përgatit paketën e ligjeve. Një datë për dy procese, legalizimet dhe integrimin në BE
Procesi i legalizimit të pronave në Shqipëri pritet të përfundojë në 2028, e cila përkon me datën në të cilën Shqipëria synon të nënshkruajë Traktatin e......
“Afterschool” publik, apo privat? Kosto zero për prindin, por orari mbetet sfida kryesore
Programi “Pas Shkolle” do të shtrihet gjatë vitit shkollor 2026-2027 në 408 shkolla publike në të gjithë vendin, duke krijuar një alternativë të gjerë......
Turqia humbet vrullin - Më pak turistë dhe më pak të ardhura pas rekordit të vitit 2025
Pas një viti rekord, turizmi në Turqi po përballet me një ngadalësim të dukshëm. Të dhënat e fundit tregojnë rënie të numrit të vizitorëve, të ardhurave nga......
Gushti thyen rekordet - Evropa përjetoi verën më të nxehtë në histori
Gushti 2026 ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në botë, në një tjetër sinjal alarmi për përshkallëzimin e ndryshimeve klimatike. Sipas të......
118 milionë euro për Durrësin - BE dhe Franca financojnë rehabilitimin e kanalizimeve dhe trajtimin e ujërave të ndotura
Ministria e Financave dhe Agjencia Franceze për Zhvillim (AFD) kanë nënshkruar marrëveshjen për financimin e rehabilitimit të rrjetit të kanalizimeve dhe......
Banesat pa certifikatë pronësie - Kadastra, “derë më derë”. Si do kryhet procesi i verifikimit?
Të gjithë qytetarët që disponojnë banesa pa dokumente pronësie, do të kontaktohen fizikisht me qëllim që t’i jepet zgjidhje kësaj problematike të krijuar......
Kreditë e këqija, minimum i ri/ Zbresin në 3.69% në Korrik, niveli më i ulët në mbi 18 vjet
Kreditë me probleme në sistemin bankar shqiptar kanë zbritur në një tjetër minimum. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të korrikut 2026 ato......
“Afterschool”, falas nga 1 tetori - Lista/Cilat janë 85 shkollat e Tiranës?
Nga 1 tetori, fëmijët në 85 shkolla publike të Tiranës do të mund të qëndrojnë në shkollë edhe pas përfundimit të mësimit, pa pagesë. Programi i ri “Pas......

