Analiza Postuar më 29 Shtator 2025, 10:30

Paketat turistike në gusht u shtrenjtuan me 12.8%/ Shqipëria, me rritjen më të vogël të çmimeve. Rajoni kap rekorde

Nga Eldiona Serani

Paketat turistike në gusht u shtrenjtuan me 12.8%/ Shqipëria, me

Një pjesë e konsiderueshme e individëve zgjedhin të pushojnë duke përfituar nga pushimet turistike të organizuara nëpërmjet paketave, çmimet e të cilave ndryshojnë në varësi të sezonit, destinacionit dhe ofertave të momentit. Sezoni veror, veçanërisht muaji gusht, mbetet periudha më e ngarkuar dhe me çmime më të larta, duke reflektuar kërkesën e shtuar të qytetarëve për të udhëtuar dhe pushuar.

Në gusht të vitit 2025, çmimi i pushimeve me paketa në vendet e Bashkimit Europian u rrit mesatarisht me 2.5% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2024. Kjo rritje është më e moderuar krahasuar me muajt e mëparshëm të vitit, pasi që nga maji i 2025-ës trendi i çmimeve ka qenë më i qëndrueshëm.

Situata paraqitet më ndryshe në Shqipëri, ku inflacioni i paketave turistike gjatë muajit gusht shënoi një rritje të ndjeshme prej 12.8%. Kjo tregon jo vetëm rritjen e kostove të shërbimeve turistike, por edhe kërkesën e lartë për pushime në këtë periudhë kulmore të sezonit. Megjithatë, krahasuar me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria nuk qëndron në krye të listës për rritje të lartë të çmimeve.

Kosova regjistroi rritjen më të madhe të paketave turistike, me 17.1%, e ndjekur nga Serbia me 15.3% dhe Mali i Zi me një rritje më të moderuar prej 14.1%. Ndërkohë, Maqedonia e Veriut paraqitet me inflacionin më të ulët në këtë sektor, vetëm 2.3%.

Në nivel europian, rritja më e fortë e çmimeve të paketave turistike në gusht 2025 u vu re në Estoni, ku ato u shtrenjtuan me plot 39.5% krahasuar me gushtin e vitit të kaluar. Bullgaria pasoi me një rritje të ndjeshme prej 23%, ndërsa Danimarka shënoi një rritje më të moderuar,  me 12%. Në të kundërt, disa vende të BE-së regjistruan ulje çmimesh, si Belgjika me -7%, Suedia me -5.6% dhe Spanja me një rënie të lehtë prej -0.1%.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat