Paga mesatare në vend u rrit me 11.7%/ Financat dhe IT iu sigurojnë qytetarëve rrogat më të larta
Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025, paga mesatare në vend arriti 83,906 lekë, duke shënuar një rritje të ndjeshme prej 11.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Edhe krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti, paga mesatare u rrit megjithëse me një ritëm më modest.
Megjithatë, kjo rritje nuk ka qenë e njëtrajtshme në të gjithë sektorët e ekonomisë. Aktivitetet financiare dhe të sigurimit, si dhe informacioni dhe komunikimi, kanë vazhduar të jenë fushat më të paguara, duke reflektuar kërkesën e lartë dhe të vazhdueshme në tregun e punës.
Për këtë tremujor, administrata publike, e ndjekur nga sigurimi social i detyrueshëm, arsimi, shëndetësia dhe aktivitetet e punës sociale, shënuan rritjen më të madhe të pagave, me 16.9%. Krahasuar me një vit më parë, rritja më e lartë u regjistrua tek Forcat e Armatosura dhe tek specialistët me arsim të lartë, me 23.2% dhe 13.6% .
Ndërkohë, rritja më e ulët ishte tek profesionet menaxheriale, ligjvënëse dhe drejtore ekzekutive, me 8.8%, gjë që është e pritshme pasi këto profesione tradicionalisht kanë paga të larta dhe rritja e tyre është disi e kufizuar.
Të dhënat e tremujorit të dytë tregojnë se profesionet me paga mesatare më të larta vazhdojnë të jenë për pozicionet e ligjvënësve, drejtorëve ekzekutivë dhe specialistëve me arsim të lartë. Një tjetër aspekt interesant lidhet me pagat minimale; sipas Institutit të Statistikave, gjatë kësaj periudhe u vërejt një ulje e numrit të punonjësve me pagë minimale dhe një rritje e atyre me paga më të larta. Shpërndarja aktuale e pagave është më e balancuar dhe e përqendruar tek kategoritë mesatare dhe të larta të pagës.

“Certifikimi i produkteve bujqësore rrit shitjet” - Balluku, në kompaninë e luleshtrydheve: Bashkërendimi me agronomët dhe fermerët, thelbësor
Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku ka vizituar në zonën e Kafaraj në Fier, kompaninë më të madhe në vend për importin e fidanëve të luleshtrydheve, si......

“Të bëhemi një vend që vepron si të ishte anëtar” - Rama, në Konferencën për Qeverisje: I rëndësishëm është udhëtimi në BE
Në Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje, kryeministri Edi Rama gjatë panelit të diskutimit për perspektivën e Shqipërisë në procesin e integrimit, u......

Pasuritë e paluajtshme “përthithin” 34% të investimeve - BSH: Rritet pesha e këtij sektori. Flukset nga jashtë arrijnë në 398 mln euro
Në 398 milionë euro ka arritur vlera e investimeve të huaja direkte në fund të tremujorit të dytë, pa lëvizje të konsiderueshme ose vetëm 0.3% më lart se......

“Masakër mjedisore, zjarrvënësit të ndëshkohen” - Avokati komenton paketën e masave për mbrojtjen e territorit
Ndërtimet pa leje dhe zjarrvënia e qëllimshme janë dy çështjet kryesore ku është përqëndruar paketa e re e masave ligjore për mbrojtjen e......

Të huajt shpenzuan në Shqipëri 2.1 miliardë euro/ Në gjysmën e parë të vitit bilanci neto vlerësohet në rreth 800 milionë euro
Turizmi në Shqipëri për gjysmën e parë të vitit 2025 ka treguar një performancë të mirë, duke reflektuar një rritje të vazhdueshme të interesit të vizitorëve......

320 mln lekë për rrjetin elektrik në Shkodër - OSSH hap tenderët, në fokus përmirësimi i furnizimit me energji në Velipojë
Me një fond limit prej 321 mln lekë, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka hapur dy procedura tenderuese, me fokus investimin për përmirësimin e rrjetit......

Hapet programi i vetëpunësimit - Të rinjtë me ide të reja biznesi, financim deri në 1 milionë lekë
Të rinjtë e papunë, që kanë një ide të qartë për një biznes të ri, tashmë kanë një mundësi konkrete për ta vënë atë në zbatim. Programi i vetëpunësimit, i......

7,901 shqiptarë u kthyen nga Evropa në 2024 - Ndryshon profili i emigracionit. Kthimet e shtetasve për arsye ligjore apo deportimi, në rënie
Gjatë vitit të kaluar rezultojnë të jenë kthyer më pak shqiptarë nga vendet fqinje dhe ato të Bashkimit Evropian. Sipas të dhënave nga Profili Vjetor i......