Paga mesatare arrin 92 mijë lekë/ Cilat profesione po paguhen më shumë?
Paga mesatare mujore bruto në Shqipëri vijon trendin rritës. Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë arriti në 92,150 lekë, duke u rritur me 9.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Por rritja nuk është e njëjtë në të gjithë ekonominë. Disa sektorë vazhdojnë të ofrojnë paga dukshëm mbi mesataren kombëtare, ndërsa në aktivitete të tjera rritja e pagave ka qenë më e moderuar.
Në krye të renditjes për pagat më të larta janë Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit, ku paga mesatare arrin në 187,267 lekë, më shumë se dyfishi i mesatares kombëtare. Pas tyre renditet sektori i Informacionit dhe Komunikacionit, me një pagë mesatare prej 143,528 lekësh.
Ndërkohë, rritjen më të madhe të pagës mesatare gjatë këtij tremujori e ka regjistruar sektori i ndërtimit, me një rritje prej 22.1%. Në krahun tjetër, rritja më e ulët, prej 6.4%, është shënuar në aktivitetet e arteve, argëtimit dhe çlodhjes, si dhe aktiviteteve të tjera të shërbimit. Diferencat janë të dukshme edhe sipas profesioneve. Të dhënat e INSTAT tregojnë se menaxherët, ligjvënësit dhe drejtorët ekzekutivë kanë një pagë mesatare prej 141,168 lekësh, duke u renditur ndër profesionet më të paguara.
Mbi mesataren kombëtare paguhen edhe specialistët me arsim të lartë, me një pagë mesatare prej 119,152 lekësh.Megjithatë, rritja më e madhe e pagave nuk është regjistruar tek profesionet më të paguara. Rritjen më të fortë e kanë pasur zejtarët, artizanët dhe profesionet e lidhura me to, me 16%, ndërsa pas tyre renditen punëtorët në profesionet elementare, me një rritje prej 15.1%.
Pavarësisht rritjes së pagës mesatare, shpërndarja e të ardhurave nga puna tregon se një pjesë e konsiderueshme e punonjësve vijon të jetë në nivelet më të ulëta të pagave.
Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, 25.8% e të punësuarve me pagë kanë marrë pagën minimale. Në të njëjtën kohë, kategoria e punonjësve me paga të larta, pra ata që marrin mbi 120.000 lekë në muaj, është zgjeruar më tej dhe ka arritur në 17.1%. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit, është rritur numri i të punësuarve që marrin paga të mesme dhe të larta. Grupi me pagë 60,001 deri në 120,000 lekë përbën kategorinë më të madhe.
Papunësia zbret në 8.3%/ Shërbimet shtojnë vende pune, ndërsa bujqësia dhe industria tkurren
Tregu shqiptar i punës ka shfaqur lëvizje të ndryshme gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026. Të dhënat e INSTAT tregojnë se pjesëmarrja në forcat e punës......
Fundi i “ngërçit” të pronave? - Qeveria përgatit paketën e ligjeve. Një datë për dy procese, legalizimet dhe integrimin në BE
Procesi i legalizimit të pronave në Shqipëri pritet të përfundojë në 2028, e cila përkon me datën në të cilën Shqipëria synon të nënshkruajë Traktatin e......
“Afterschool” publik, apo privat? Kosto zero për prindin, por orari mbetet sfida kryesore
Programi “Pas Shkolle” do të shtrihet gjatë vitit shkollor 2026-2027 në 408 shkolla publike në të gjithë vendin, duke krijuar një alternativë të gjerë......
Turqia humbet vrullin - Më pak turistë dhe më pak të ardhura pas rekordit të vitit 2025
Pas një viti rekord, turizmi në Turqi po përballet me një ngadalësim të dukshëm. Të dhënat e fundit tregojnë rënie të numrit të vizitorëve, të ardhurave nga......
Gushti thyen rekordet - Evropa përjetoi verën më të nxehtë në histori
Gushti 2026 ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në botë, në një tjetër sinjal alarmi për përshkallëzimin e ndryshimeve klimatike. Sipas të......
118 milionë euro për Durrësin - BE dhe Franca financojnë rehabilitimin e kanalizimeve dhe trajtimin e ujërave të ndotura
Ministria e Financave dhe Agjencia Franceze për Zhvillim (AFD) kanë nënshkruar marrëveshjen për financimin e rehabilitimit të rrjetit të kanalizimeve dhe......
Banesat pa certifikatë pronësie - Kadastra, “derë më derë”. Si do kryhet procesi i verifikimit?
Të gjithë qytetarët që disponojnë banesa pa dokumente pronësie, do të kontaktohen fizikisht me qëllim që t’i jepet zgjidhje kësaj problematike të krijuar......
Kreditë e këqija, minimum i ri/ Zbresin në 3.69% në Korrik, niveli më i ulët në mbi 18 vjet
Kreditë me probleme në sistemin bankar shqiptar kanë zbritur në një tjetër minimum. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të korrikut 2026 ato......

