Paga e punonjësve, “motor” i kostove në ndërtim/ Çmimet në sektor ngadalësojnë ritmin, por vijojnë me rritje edhe në T2
Çmimet në ndërtim po lëvizin, por me hapa të kujdesshëm. Indeksi i Kushtimit në Ndërtim për tremujorin e dytë të vitit 2025 arriti në 113,5, duke treguar një rritje të lehtë, krahasuar me tremujorin e parë dhe me vitin e kaluar. Ndryshimi vjetor është 1.1%, më pak se një vit më parë kur shënoi 2.5%. Kjo tregon se çmimet po ngadalësojnë ritmin, por akoma vazhdojnë me rritje.
Shpenzimet që po rriten më shumë janë ato për paga. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, rritja e tyre është 6.2%, që do të thotë se punonjësit e ndërtimit po marrin më shumë kompensim, por kjo gjithashtu ngre kostot e përgjithshme të projekteve. Pas tyre, kosto të tjera si shpenzime të vogla administrative, shpenzime makinerie dhe transporti po shkojnë pak më lart, me rritje mesatare 1% deri në 2%.
Nga ana tjetër, kostot ematerialeve për ndërtim kanë rënë pak. Materialet elektrike dhe ato për komunikim shënuan uljen më të madhe me 1.8%, ndërsa kostot materialet ndërtimore dhe ato hidro-sanitare rënë lehtë. Pra, ndërkohë që punët e paguara dhe makineritë po shtrenjtohen, disa materiale po kushtojnë pak më lirë, duke ndihmuar pak të mbajnë ekuilibrin e buxhetit për ndërtuesit.
Në krahasim me tremujorin e parë të këtij viti, tregu i ndërtimit tregon lëvizje më të ngadalta. Indeksi i përgjithshëm u rrit vetëm 0.4%, ku paga e punonjësve mbeti motor kryesor me rritje 1.6%. Makineritë dhe transporti u rritën me ritme të ngadalta, ndërsa materialet u ulën lehtë. Kjo tregon se ndërtimi vazhdon të jetë një aktivitet me kosto të luhatshme.

Zyra e Komisionerit takim me drejtuesit e Bankave/ Dervishi: Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale, sfidë dhe mundësi për sektorin bankar
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, zhvilloi një takim me drejtuesit e institucioneve bankare......

“Më shumë aplikime në inxhinieri dhe informatikë”/ Xhelaj: Mjekët, policët, dhe arkitektët e ardhshëm, mbyllin regjistrimet
Mbi 50% e maturantëve kanë mbyllur regjistrimet në degët e universiteteve. Në një intervistë për Scan TV kreu i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj......

Sa para qarkullojnë në Shqipëri? BSH: Sasia është rritur me 15% që prej vitit 2022
Paraja që qarkullon në Shqipëri ka arritur një shifër rekord prej 903 miliardë lekësh në muajin korrik, ndërsa në një hark kohor prej 3 vitesh ka pësuar një......

Zjarret, si do të dëmshpërblehen blegtorët? Kullolli: 40 grupe në terren. Është bërë evidentimi i dëmeve
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve me anë të 40 grupeve të veterinerëve të shpërndarë në të gjithë territorin e vendit, ka bërë......

Reforma e ujit, si u krijuan shoqëritë rajonale? Synimi, rritja e cilësisë së shërbimit dhe qëndrueshmërisë financiare të kompanive
Reforma e fundit në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve nisi në maj 2022. Sipas parashikimeve, nga një sistem i shpërndarë në 58 shoqëri pranë 61 bashkive,......

Ngrihet operatori kombëtar i ujit/ Rama: Strukturë, për të garantuar efikasitet të sektorit. Balluku: Si do funksionojë
Nga janari 2026 do të jetë funksional Operatori i Ujit, një strukturë e re kombëtare me fokus menaxhimin e të gjitha burimeve ujore në vend, për të garantuar......

Si u rikthye turizmi në trajektore rritëse? Euro ndihmoi shqiptarët për pushime jashtë vendit
Turizmi global është rikthyer fuqishëm në trajektore rritëse, duke rikuperuar plotësisht efektet e pandemisë. Rritja e kërkesës ndërkombëtare ka sjellë një......

Bashkitë, 36 milionë euro borxhe për të shlyer/ Nga Tirana, në Cërrik. Cilat njësi mbajnë më shumë detyrime?
Në gjysmën e parë të vitit borxhet e mbartura të bashkive kundrejt kompanive që kryejnë punë publike por edhe qytetarëve regjistrohen në vlerën e 3.6......