Numri i makinave në vend u rrit me 10.5%/ Shqiptarët dyfishuan përdorimin e automjeteve elektrike

Instituti i Statistikave (INSTAT) ka publikuar raportin vjetor “Karakteristikat e Mjeteve Rrugore”, ku ka te dhena mbi strukturën dhe dinamikën e mjeteve rrugore të regjistruara në vend për vitin 2024. Sipas statistikave tregohet një rritje të ndjeshme të numrit të mjeteve në qarkullim, një tendencë që reflekton zhvillimet ekonomike, urbanizimin dhe rritjen e kërkesës për lëvizshmëri në Shqipëri.
Në fund të vitit 2024, numri total i mjeteve rrugore të regjistruara në vend (qoftë aktive apo të çregjistruara përkohësisht) arriti në 959, 226, me një rritje prej 10.5% krahasuar me vitin paraprak, duke sinjalizuar gjithashtu një zgjerim të tregut të automjeteve në Shqipëri.
Autoveturat përbëjnë pjesën më të madhe rrugore, duke zënë 80.8% të totalit të mjeteve. Ndërkohë, numri i autoveturave për 1,000 banorë është rritur nga 292 në vitin 2023, në 328 në vitin 2024, duke treguar një përmirësim të aksesit të popullsisë ndaj mjeteve të transportit privat.
Sipas ndarjes gjeografike, Qarku i Tiranës mban vendin e parë për nga numri i mjeteve rrugore, me 34.8% të totalit. Pas Tiranës vijnë Durrësi dhe Fieri, që së bashku përbëjnë një përqindje të konsiderueshme të flotës. Ndërsa Durrësi rezulton të ketë numrin më të lartë të autoveturave për 1.000 banorë, me 483, çka tregon një përqendrim të lartë të mjeteve në raport me popullsinë.
Në aspektin teknik, 58.8% e mjeteve që qarkullojnë kanë kambio manuale. Një tjetër tendencë pozitive është rritja e mjeteve të prodhuara pas vitit 2011, të cilat përbëjnë tashmë 44.4% të të gjitha mjeteve. Në Shqipëri, Volkswagen dhe Mercedes-Benz vazhdojnë të jenë markat më të preferuara nga qytetarët, duke mbajtur pozitat kryesore në renditjen e markave më të përdorura të autoveturave.
Sa i përket lëndës djegëse, 72.9% e autoveturave vazhdojnë të funksionojnë me naftë, ndërkohë që përdorimi i automjeteve elektrike ka shënuar një rritje dyfish krahasuar me vitin 2023. Rritja e numrit të mjeteve, përmirësimi i strukturës teknike dhe rritja e përdorimit të makinave të reja dhe elektrike tregojnë se tregu shqiptar po ecën drejt standardeve më moderne të transportit rrugor.
Live TV
Rriten fitimet me Airbnb/ Një listim mesatar në Tiranë gjeneroi 10.600 USD gjatë 12 muajve të fundit
Tregu i qirave afatshkurtra në Tiranë ka shënuar një rritje të fortë gjatë vitit të fundit, me të ardhurat nga listimet Airbnb që janë rritur ndjeshëm. Sipas......
Rezerva e hidrokarbureve kalon te shteti - Qeveria projektligj për krijimin e Autoritetit Kombëtar për rezervat dhe furnizimin
Rezerva e sigurisë së hidrokarbureve do të administrohet në të ardhmen nga një subjekt shtetëror dhe jo më nga operatorët privatë. Ndryshimi parashikohet në......
Ringrihet Bordi i Transparencës/ Ibrahimaj: Monitorim i çmimeve të karburanteve
Qeveria vendosi sot që të riaktivizojë Bordin e Transparencës për çmimet e karburanteve, pasi çmimet kanë qëndruar për më shumë se dy javë mbi nivelin e 222......
E kaluara “troket” sërish - Vendimi ndaj ish-drejtuesve të UÇK rihap debatin për krimet e luftës dhe të kaluarën
Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë për ish-drejtuesit e UÇK-së hap një nga kapitujt më të ndjeshëm të historisë së Kosovës pas luftës. Për ta kuptuar peshën......

