Norma e huave me probleme, pranë nivelit 4.12%/ Cilësia e portofolit të kredisë mbetet e mirë pavarësisht rritjes së lehtë
Norma e kredive me probleme mbetet pranë niveleve më të ulëta historike, pavarësisht një luhatjeje të lehtë gjatë muajve të fundit. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit maj 2025, kjo normë u regjistrua në 4.12%, nga 4.03% në prill dhe 4.02% në mars. Edhe pse bëhet fjalë për një rritje minimale, ky tregues vazhdon të qëndrojë ndjeshëm më i ulët krahasuar me mesataren afatgjatë dhe shumë pranë nivelit më të ulët historik të shënuar në mars 2008 (3.92%).
Rritja graduale e huave me probleme neto ndaj kapitalit tregon një rritje të lehtë të ndikimit të tyre financiar në bilancet e bankave. Në maj, raporti i kredive me probleme neto ndaj kapitalit rregullator të nivelit arriti në 6.54%, nga 5.95% në prill dhe 5.03% në mars. Megjithatë, ky nivel mbetet ende i menaxhueshëm dhe brenda kufijve të qëndrueshmërisë për sistemin bankar, sidomos në kushtet kur treguesit e kapitalit mbeten të lartë.
Në fakt, kapitali rregullator ndaj totalit të aktiveve është forcuar më tej, duke qëndruar në 9.97% në fund të majit, nga 9.87% në mars, ndërsa kthimi nga aktivet dhe kthimi nga kapitali ruajnë nivele të qëndrueshme. Të ardhurat nga interesat mbeten të larta, me marzhin që qëndron mbi 76%, ndërkohë që sektori vijon të mbajë një pozicion të mirë likuiditeti.
Në terma më të gjerë, stabiliteti i normës së kredive me probleme është një sinjal i qartë për pjekurinë e sistemit bankar dhe përmirësimin e sjelljes së huamarrësve. Përkundër sfidave që mund të sjellë rritja e kostove të financimit apo faktorë të tjerë makroekonomikë, bilanci i përgjithshëm mbetet pozitiv. Ruajtja e këtij ekuilibri midis rritjes së kreditimit dhe cilësisë së portofolit tregon një menaxhim efikas të riskut dhe i hap rrugë mbështetjes së mëtejshme për ekonominë reale.

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor? – Dobësohen Paundi e Dollari!
Dollari amerikan nuk e nisur ditën pozitivisht pasi është blerë mëngjesin e sotëm në raport me një ditë më parë me 82.9 lekë dhe është shitur me 83.8 lekë......

Plani i qeverisë: Punësim gjithëpërfshirës e trajnim cilësor - Vendet e reja të punës, mbi 10 mijë punonjës shtesë në vit
Në prioritetet e buxhetit afatmesëm 2026- 2028, punësimi dhe formimi profesional mbeten në fokus. Sipas dokumentit të publikuar në Fletoren Zyrtare, në......

Subvencionet në bujqësi/ Denaj: Bletarët e bashkuar përfitojnë 100% mbështetje financiare!
Përmes skemës së subvencionimit qeveria adreson mbështetje të veçantë për zhvillimin e sektorit të bletarisë. Në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi......

Greqia pezullon kërkesat për azil nga Afrika - Qeveria synon të kufizojë hyrjen e emigrantëve në territorin grek
Greqia do të pezullojë përkohësisht kërkesat për azil të emigrantëve nga Afrika e Veriut. Masa synon të menaxhojë fluksin e të huajve para se të hyjnë në......

Trump vendos tarifa 50% për importet e bakrit - SHBA shpall masa “ndëshkuese” ndaj mallrave braziliane
Presidenti Donald Trump njoftoi vendosjen e një tarife 50% për importet e bakrit në SHBA. Gjithashtu, ai ndërmori masa kundër Brazilit, duke vendosur taksa......

Modernizimi i sistemit doganor “ASYCUDA” - Hap drejt integrimit europian!
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, i cili po zhvillon një vizitë pune në Zvicër, u prit nga përfaqësues të UNCTAD (Konferenca e Kombeve të......

Ministri Hasani në Letoni: Partneriteti me Riga-n, investim për të ardhmen e përbashkët europiane!
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, zhvilloi një vizitë zyrtare në Riga, ku u prit nga Ministrja e Jashtme e Letonisë, Baiba......

Prodhimi i qumështit ra me 6.6% gjatë 2024-ës/ Ndryshim negativ edhe për djathin, shënoi rënie me 9.9%
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT për vitin 2024, në territorin shqiptar janë grumbulluar gjithsej rreth 95 mijë tonë qumësht. Krahasuar me një vit......