Ngadalësohen ndërtimet?! 1.9% më pak leje të miratuara/ Rritja e sipërfaqeve të ndërtimit, mund të ulë çmimin për metër katror
Pas një vrulli ndërtimesh në vendin tonë duket se do të kemi një ngadalësim të tyre. Të dhënat e INSTAT raportojnë se në tremujorin e tretë 2024 janë miratuar gjithsej 354 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 361 leje të miratuara në tremujorin e tretë të vitit të kaluar, duke shënuar një ulje prej 1.9 %.
Nga ana tjetër, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, gjatë kësaj periudhe është rreth 814 mijë metër katror nga 455 mijë metër katror që ishte sipërfaqja e miratuar në tremujorin e tretë të vitit 2023, duke shënuar një rritje prej 78.9 %. Në periudhën Korrik - Shtator 2024, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 76.1% më e lartë se një vit më parë. Konkretisht, kemi një rritje nga 18.9 miliardë lekë, në 33.3 miliardë lekë.
Për ndërtimet rezidenciale janë dhënë gjithsej 289 leje, duke bërë që kjo kategori të zërë pjesën më të madhe të totalit.
Ndërtimet rezidenciale janë përqëndruar kryesisht në ndërtime me një kate apo disa kate. Po ashtu, ndërtimet jo rezidenciale përfaqësojnë një pjesë të konsiderueshme të investimeve, duke përfshirë ndërtesat tregtare dhe industriale.
Sipas të dhënave konstatojmë se fakti që sipërfaqja e lejeve të ndërtimit është rritur me një përqindje më të lartë (78.9%) sesa vlera totale (76.1%) kjo tregon një ulje të mundshme të kostos mesatare. Pra kjo do të thotë që, në terma relativë, çmimet për metër katror mund të jenë ulur. Ky trend mund të ketë ardhur për shkak të projektimit të ndërtimeve më të lira për metër katror, për shembull në zonat periferike ose me cilësi ndërtimi më të ulët. Ose për shkak të ndërtimit të më shumë njësive rezidenciale, që zakonisht kanë kosto më të ulët për metër katror krahasuar me ndërtesat komerciale apo industriale.
Sondazh
Sa para’ duhen për të qenë i suksesshëm? - Ja çfarë mendojnë shumica e amerikanëve!
Paratë mund ose nuk mund të jenë në gjendje të blejnë lumturinë, por amerikanët shpesh e lidhin pasurinë me suksesin. Në fakt, shumica e atyre që jetojnë në......
Cilat janë sfidat e bizneseve për festat e fundvitit? - Greca: Jemi në parapërgatitje, mungesa e burimeve njerëzore mbetet shqetësim
Fundviti është periudha më dinamike dhe fitimprurëse për bizneset shqiptare, një kohë kur konsumatorët janë më të prirur të shpenzojnë për dhurata, udhëtime......
Cilat vende e vizituan më pak Shqipërinë këtë vit? Hyrjet nga India dhe Kina shënuan rritjen më të lartë. Arabia Saudite, me rënien më të madhe
Cilat vende e vizituan më pak Shqipërinë këtë vit?
Alternativat e Austrisë pas humbjes së gazit rus - Kombinim i dyfishtë i energjisë nga uji dhe era
Gjeneratorët austriakë të energjisë janë të pozicionuar mirë për të përballuar humbjen e furnizimeve të gazit të tubacionit nga Rusia falë prodhimit rekord......
Miratohet bonusi i fundvitit për pensionistët - Gonxhja: Shpërndarja do të nisë në javën e dytë të dhjetorit
Në mbledhjen e fundit të qeverisë u miratua bonusi i fundvitit për pensionistët. Gjatë fjalës së tij, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi......
Profesionistët e lirë marrin pas 5 milionë euro - Qeveria miraton aktin normativ, Malaj: Rimbursim 6450 tatimpaguesve
Profesionistët e lirë do të marrin pas 5 milionë euro të parapaguara si rrjedhojë e ligjit të ri të tatimit mbi të ardhurat i cili hyri në fuqi më 1 Janar......
Më pak transaksione me aplikacionet e bankave - BSH: Vlera e veprimeve me home banking ra me 5.6% në shtator
Shqiptarët po kryejnë gjithnjë e më pak transaksione përmes aplikacioneve të bankave. Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se gjatë muajit......
112 mln lekë për objektin multifunksional të ushtrisë - Hapësira moderne. Përfshihet depo e qendër shëndetësore në Ferraj të Tiranës
Ministria e Mbrojtjes ka shpallur hapjen e tenderit për ndërtimin e objektit për akomodimin e Kompanisë së Mbështetjes, depo logjistike, Ferraj, Tiranë.......