Nga vjen ushqimi i tryezës shqiptare? Italia dhe Greqia mbajnë mbi një të tretën e importeve ushqimore

Shqipëria importoi 11 miliardë lekë produkte ushqimore gjatë muajit shkurt, me tregun që mbështetet fort te një numër i kufizuar shtetesh furnizuese. Të dhënat sipas vendeve tregojnë se Italia mbetet partneri kryesor i tryezës së importuar shqiptare me rreth 2.4 miliardë lekë, e ndjekur nga Greqia me 1.5 miliardë lekë.
Vetëm këto dy vende mbajnë së bashku 35.6% të totalit të importeve ushqimore të muajit. Pas tyre renditen Serbia me 724 milionë lekë, Gjermania me 555 milionë lekë, Turqia me 430 milionë lekë dhe Polonia me 378 milionë lekë. Në total, gjashtë furnizuesit kryesorë mbulojnë 54.6% të importeve ushqimore të shkurtit, çka tregon përqendrim të lartë të tregut.
Por tabloja nuk mbaron te renditja sipas totalit. Shifrat tregojnë se secili shtet sjell në Shqipëri një profil të ndryshëm produktesh.
Italia dominon sidomos te produktet e përpunuara dhe te pijet. Zërat më të mëdhenj nga ky treg janë pijet, alkoolet dhe uthullat me 389.9 milionë lekë, përgatitjet prej drithërave, miellit, niseshtes apo qumështit me 320.1 milionë lekë, si edhe kafeja, çaji dhe erëzat me 281 milionë lekë. Kjo tregon se pesha e Italisë nuk lidhet thjesht me mallra bazë, por me një segment të fortë ushqimesh të përpunuara dhe produktesh me vlerë më të lartë tregtare.
Greqia ka një profil tjetër. Ajo shfaqet shumë më e fortë te produktet që lidhen me konsum të përditshëm dhe me segmentin e frutave e perimeve. Nga Greqia vijnë kryesisht përgatitjet prej zarzavateve, frutave dhe arrave me 345.9 milionë lekë, frutat dhe arrat e ngrënshme me 258.4 milionë lekë dhe zarzavatet e ngrënshme me 113.9 milionë lekë.
Serbia mbështet më fort segmentin e mallrave bazë dhe të zinxhirit agro-ushqimor, me peshë të madhe te drithërat me 161.7 milionë lekë, mbetjet dhe kthimet nga industria ushqimore me 159.1 milionë lekë dhe pijet me 131.5 milionë lekë.
Gjermania del më e fortë te zarzavatet me 147.4 milionë lekë, te produktet bulmetore, vezët dhe mjalti me 89 milionë lekë dhe te kakao dhe përgatitje kakao me 76.8 milionë lekë.
Turqia nga ana tjetër ka profil të spikatur te përgatitjet prej drithërave me 139.9 milionë lekë, te zarzavatet me 63.5 milionë lekë dhe te drithërat me 58.8 milionë lekë.
Ndërkohë, importet nga Polonia janë të përqendruara sidomos te përgatitjet prej drithërave, miellit, niseshtes apo qumështit me 96.4 milionë lekë, te përgatitjet e ndryshme të ngrënshme me 77.1 milionë lekë, te sheqernat dhe ëmbëlsirat me 72.8 milionë lekë dhe te kakao e përgatitjet e kakaos me 71.5 milionë lekë. Pra, Polonia hyn fort në segmentin e produkteve të përpunuara, ëmbëlsirave dhe ushqimeve industriale.
Në plan më të gjerë, importet ushqimore të shkurtit dominohen nga disa grupmallra kryesore. Në vend të parë janë përgatitjet prej drithërave, miellit, niseshtes apo qumështit. Pas tyre vijnë pijet, alkoolet dhe uthullat, drithërat, frutat dhe arrat e ngrënshme dhe përgatitjet e ndryshme të ngrënshme.
Rritet ambicia e grave për biznes - Bajraktari: Sinjal pozitiv, por sfidë mbetet qëndrueshmëria në treg
Rritet ndjeshëm interesi i grave dhe vajzave për sipërmarrjen në Shqipëri. Të dhënat nga Startup Albania Agency tregojnë një rritje të fortë të aplikimeve......
Shtrenjtimi i naftës “godet” transportin/ Por, rritja e karburanteve nuk përkthehet në “shpërthim” inflacioni në Mars
Rritja e çmimit të karburanteve pas krizës në Lindjen e Mesme, me çmimin e naftës që ka arritur në 224 lekë për litër, nuk dha një goditje të fortë në......
Sfidohen çmimet e naftës, rritet sasia e zhdoganuar - Në Mars 2026, u importuan 56,9 mijë tonë karburante
Rritjen drastike të çmimit të naftës dhe benzinës për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme, qytetarët shqiptarë po e sfidojnë duke konsumuar më shumë,......
10 mijë euro grant për fermerët e rinj - Hyjnë në fuqi skemat e bujqësisë, më shumë para për blegtorinë dhe bletarinë
Skemat e reja të mbështetjes në bujqësi përmes pagesave direkte dhe investimeve kanë hyrë zyrtarisht në fuqi dhe tashmë pritet udhëzimi përkatës për......
Sa është kostoja e produkteve të përditshme në Shqipëri? Nga transporti deri ushqimet ja sa para shpenzojmë çdo ditë
Kostoja e produkteve dhe shërbimeve të përditshme në Shqipëri mbetet një nga faktorët kryesorë që ndikon në buxhetin e familjeve. Çdo ditë, qytetarët......
1 në 5 të rinj gjermanë mendojnë të largohen nga vendi - Jetesa gjithnjë e më e vështirë dhe streset, janë shkaqet kryesore
Një numër gjithnjë e në rritje gjermanësh të moshës 14-29 vjeç thonë se po planifikojnë në mënyrë aktive të largohen nga atdheu i tyre. Rreferuar një studimi......
Të pasurit po largohen nga Dubai - Cili është vendi i ri i “nxehtë” i elitës globale?
Deri pak javë më parë, Dubai konsiderohej destinacioni i dukshëm për britanikët e pasur që kërkonin një bazë të re. Mundësia për të fituar të ardhura të......
Legalizimet, mbi 6,000 qytetarë mbyllin procesin në 3 muajt e parë - ASHK: Dokumentet e pronësisë, domosdoshmëri pas legalizimit
Agjencia Shtetërore e Kadastrës bën të ditur se gjatë tre muajve të parë të këtij viti është shënuar një numër i konsiderueshëm qytetarësh që kanë përfunduar......


