Nga vijnë lodrat e fëmijëve? Kemi blerë më shumë se një vit më parë. Kina zë rreth 80% të peshës

Sezoni i festave ka ardhur dhe për shumë qytetarë blerja e lodrave është kthyer në një nga aktivitetet kryesore të kësaj periudhe. Kjo kohë e vitit reflektohet drejtpërdrejt edhe në rritjen e importit të produkteve të caktuara, ku sigurisht përfshihen lodrat, por dhe produkteve piroteknike. Sipas të dhënave statistikore, ky treg shënon një rritje të ndjeshme gjatë muajve nëntor dhe dhjetor. “Scan Intel” ka analizuar të dhënat e Institutit të Statistikave mbi importin e lodrave për muajin nëntor të këtij viti, duke i krahasuar ato si në vite ashtu edhe me të njëjtin muaj të viteve të mëparshme. Por çfarë tregojnë konkretisht këto të dhëna? Si paraqitet aktualisht tregu i lodrave?
Të dhënat e INSTAT tregojnë se për 11-mujorin e vitit 2025, importet e lodrave arritën në 3.3 miliardë lekë dhe vlera më e lartë e tyre u arrit në muajt tetor dhe nëntor. Në terma absolutë, sa i përket muajit tetor dhe nëntor, themi se u importuan 442 milionë dhe 433 milionë lekë lodra respektivisht. Në krahasim me vit më parë janë blerë më shumë lodra pasi imortet në peshë janë rritur, ndërkohë që rezulton ti kemi blerë edhe më lirë. Pra, rritja e volumit shoqërohet me një ulje të çmimit mesatar për njësi.
Nëse analizojmë të dhënat në peshë sipas muajve ndër vite, shohim se tetori i vitit 2025 ka shënuar vlerën më të lartë të lodrave të importuara që nga janari i vitit 2005, viti i fundit për të cilin INSTAT-i disponon të dhëna. Volumi i mallrave në tetor të këtij vitit vlerësohet në 716 tonë.
‘Scan Intel’ ka analizuar të dhënat për të kuptuar origjinën e lodrave që tregtohen në vendin tonë. Shifrat tregojnë se Kina mbetet shteti kryesor nga i cili importojmë nëse i referohemi peshës, pra volumit. Gjatë vitit aktual, pra vitit 2025, 80% e lodrave që kanë hyrë në vend ishin me origjinë nga Kina. Ndërkohë, shifrat tregojnë se 4.8% e këtyre lodrave ishin nga Turqia dhe 4.5% nga Italia. Nga ana tjetër, mund të përmendim edhe partner si Shtetet e Bashkuara, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Greqinë.
Sipas të dhënave të Eurostat, Kina ishte furnizuesi më i madh i lodrave në BE me 80% të importeve të lodrave, shumë përpara Vietnamit me 6% dhe Mbretërisë së Bashkuar me 3%.
Sa festa zyrtare do të ketë në 2026-ën? Banka e Shqipërisë publikon kalendarin. Shqipëria ndër vendet me më shumë festa në kontinent
Festat zyrtare përfaqësojnë disa nga ditët më të rëndësishme për çdo popull, pasi pasqyrojnë traditat, besimet dhe historinë e tij. Çdo vend ka kalendarin e......
Ministri Salla: Mbështetja për fermerët përmes Skemës Kombëtare 2025 arrin në 6.4 miliardë lekë
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, përmes një postimi në rrjetet sociale, bëri të ditur se me aktin normativ të fundvitit mbështetja për......
Vendimi i Komunitetit të Energjisë, reagon MIE - Ministria: Nuk ka asnjë masë ndëshkuese, dezinformim i qëllimshëm
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka reaguar në lidhje me vendimin e Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë, sa i takon mospërmbushjes së......
Mbështetje për gratë kryefamiljare dhe familjet me asistencë në qarkun e Elbasanit
Fëmijët nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike si dhe nëna kryefamiljare në qarkun e Elbasanit së bashku festat e fundvitit. Aktiviteti, i organizuar......
“Paqja Fiskale nuk cënon qëndrueshmërinë fiskale”/ Ministrja Ibrahimaj: Po ecim në përputhje me direktivat e BE
“Paqja Fiskale nuk cënon qëndrueshmërinë fiskale”. Kështu u shpreh ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, duke iu përgjigjur raportit të......
Treni elektrik Durrës-Rrogozhinë/ Marrëveshjet e financimit për projektin 120.5 mln euro publikohen në Fletoren Zyrtare
Marrëveshjet e financimit për rehabilitimin dhe elektrifikimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë janë publikuar në Fletoren Zyrtare, duke shënuar një hap......
“Kthen godinat e amortizuara në qendra funksionale”/ Kryeministri Rama inspekton "Kengo Art Park” në Petrelë
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar kantierin e "Kengo Art Park", një projekt që po ndërtohet në mes të natyrës së Petrelës në 32 mijë metra katrorë......
SHBA sanksionon ish-komisionerin e BE/ I ndalon hyrjen në vend Thierry Breton. Reagon Franca
Qeveria franceze dënoi ndalimin e hyrjes në SHBA të vendosur nga administrata Trump, ndaj Thierry Breton, ish-komisioner i Bashkimit Evropian, i cili ndihmoi......


