Nga rrjetet sociale, cloud-i dhe faqet online/ Bizneset shqiptare, gjithnjë e më të varura nga interneti

Teknologjia po shndërrohet çdo vit e më shumë në shtyllën kryesore të funksionimit të bizneseve shqiptare. Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT për vitin 2025, ndërmarrjet me mbi 10 të punësuar që përdorin kompjuterë me akses në internet për qëllime pune arrijnë në plot 99.4%, duke shënuar një rritje të lehtë krahasuar me vitin e kaluar. Në kompanitë e mëdha, sidomos ato me mbi 250 të punësuar, ky përdorim është universal, pasi të gjitha raportojnë se kanë 100 për qind akses në internet.
Në të njëjtën kohë, rritje ka shënuar edhe numri i specialistëve në fushën e teknologjisë së informacionit. Gjatë vitit 2025, përqindja e tyre arriti në 31.8 % nga 29.7 % që ishte në vitin 2024.
Edhe sektori i shërbimeve tregon një panoramë të qartë të kësaj tendence. Aktiviteti i Informacionit dhe Komunikimit mban përqindjen më të lartë të punonjësve që përdorin kompjuter me akses në internet, me 79.7%. Pas tij renditen aktivitetet Profesionale, Shkencore dhe Teknike me 70.3 % dhe Shërbimet Administrative e Mbështetëse me 65.4%.
Nga ana tjetër, bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë mjetet digjitale për të qenë pranë klientëve të tyre. Në vitin 2025, 61 % e ndërmarrjeve deklaruan se kanë një faqe interneti, duke shënuar një rritje krahasuar me 57.7 % në vitin 2024. Ndërkohë, përdorimi i rrjeteve sociale mbetet fenomen masiv. Plot 86.5 % e ndërmarrjeve që kanë akses në internet përdorin platforma si Facebook, LinkedIn, Twitter, YouTube apo Pinterest, krahasuar me 83.1 %një vit më parë. Mesa duket rrjetet sociale janë shndërruar në një kanal komunikimi dhe marketingu të pazëvendësueshëm për bizneset.
Një tjetër element i rëndësishëm është rritja e përdorimit të shërbimeve cloud. Këto shërbime, që ofrojnë mundësi ruajtjeje të të dhënave, programe kompjuterike dhe kapacitete të tjera në internet, janë përdorur nga 33.8 % e ndërmarrjeve me akses online gjatë vitit 2025. Krahasuar me vitin 2024, kjo përbën një rritje prej 3.8 %.
Më të vizituarat
Integrimi në BE, Rama: Shqipëria mbyll një kapitull nga negociatat, nis numërimi mbrapsht drejt objektivit historik
Shqipëria mbyll të parin kapitull (kapitulli 20) të negociatave me Bashkimin Europian. Njoftimin e ka bërë kryeministri Edi Rama me një postim në rrjetet......
Partneriteti strategjik Shqipëri-SHBA, Presidenti Begaj dekoron dy senatorët amerikanë
Presidenti i Republikës Bajram Begaj, priti në Pallatin e Brigadave Senatorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Jeanne Shaheen dhe z. Dick Durbin, të......
Paketa Fiskale 2027, kërkesa nga biznesi: ulje taksash për agropërpunimin, ndërtimin dhe akcizat
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë ka depozituar pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, propozimet lidhur me paketën fiskale 2027. Organizata më e......
Zgjerimi i Elbasan-Qafë Thanë, Karakaçi: Mbrojtja lumore, komponent i rëndësishëm i projektit
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka inspektuar punimet që po kryhen për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë. Sipas tij, mbrojtja......
Ministri e re për Administratën, Rama prezanton “Shkalla e Meritës”për punësimin në shtet
Qeverisë do t’i shtohet Ministria e Administratës Publike si një institucion që do të sigurohet për të arritur standarde sa më të larta performance të......