Nga fabrika më shtrenjtë, nga dogana më lirë/ Çmimet në kontrast në tremujorin e dytë. Të prodhimit rriten, importet zbuten
Në tremujorin e dytë 2025, çmime janë dukshëm më të larta në prodhimin vendas sesa në import. Indeksi i Çmimeve të Prodhimit është 129.7, ndërsa ai i çmimeve të importit është 107.6, që do të thotë se krahasuar me vitin bazë 2021, çmimet nga fabrika janë rreth 29.7% lart, çmimet e mallrave që hyjnë nga jashtë vetëm 7.6%. Kjo diferencë rreth 22 pikë tregon se presioni i brendshëm i kostove ka qenë shumë më i fortë se ai nga importet, edhe pse duhet mbajtur parasysh se dy treguesit maten me shporta të ndryshme.
Në dinamikë vjetore tabloja është edhe më e qartë, prodhimi shënon rritje të lehtë me 0.3%, ndërsa importi ka ulje me 0.7%. Pra mallrat e jashtme janë më të lira, krahasuar me një vit më parë, ndërsa mallrat e prodhuara brenda po qëndrojnë në rritje, sado modeste. Edhe ritmi tremujor shkon në të njëjtin drejtim, me prodhimin që rritet me 0.1% kundrejt fillimit të vitit dhe importet që zbresin me 0.1%.
Rritja më e lartë vjetore në prodhim u shënua në seksionet “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave” dhe “Industri përpunuese” me 0.4%, ndjekur nga seksioni “Industri nxjerrëse” me 0.2%. Brenda seksionit “Industri përpunuese”, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Prodhimi i mobiljeve” me 2.5%, ndërsa ulja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike” me 1.6%.
Nga ana tjetër, krahasuar me tremujorin e dytë 2024, çmimet e importit të produkteve në seksionin “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” shënuan ulje me 5.3%, pasuar nga seksionet “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 2.2%, “Industria përpunuese” me peshën më të madhe prej 94.0%, me 0.4%.
Brenda seksionit “Industria përpunuese” ulja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e aktiviteteve “Prodhimi i drurit dhe produkteve prej druri dhe dushku, përveç mobilieve; prodhimin e artikujve prej kashte dhe xunkthi” me 1.2%, pasuar nga “Përpunimi i produkteve ushqimore” dhe “Prodhimi i letrës dhe produkteve prej letre” me 0.9% secili, etj. Nga ana tjetër, seksioni “Industri nxjerrëse” shënoi një rritje me 0.1%.

Bizneset do i vetëmenaxhojnë mbetjet - Do financojnë grumbullimin e riciklimin. Gjoba të “kripura” nëse s’përmbushen
Çdo subjekt prodhues, që zhvillon, prodhon, përpunon, trajton, shet ose importon produkte që gjenerojnë mbetje pas përdorimit do të ketë detyrime për t’i......

Zero komision për pagesat elektronike deri 40 mijë lekë - BSH miraton rregulloret e reja të sistemeve të pagesave AIPS dhe AECH
Pagesat elektronike deri në 40,000 lekë do të jenë pa komision për qytetarët. Banka e Shqipërisë sapo ka miratuar rregulloret e reja për sistemet e pagesave......

Punonjësit, në kërkim të mirëqenies financiare - SHBA, dyfishohet numri i personave që kërkojnë ndihmë në këtë sektor
Ndërsa rreth 7 nga 10 punonjës (68%) mbeten optimistë për të ardhmen e tyre financiare gjatë tre viteve të ardhshme, shumë prej tyre kërkojnë këshilla për......

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës - Tenderi për fazën III mbyllet pa ankesa, i hapet rruga zgjedhjes së kompanisë
Tenderi për fazën e tretë të zgjerimit të autostradës Tiranë – Durrës është mbyllur pa ankesa, duke i hapur rrugë përzgjedhjes së kompanisë fituese dhe......

Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë - Përfitojnë 830 mln konsumatorë. Marrëveshja BE-Mercosur shkon për votim
Komisioni Evropian i ka paraqitur propozimet Këshillit për nënshkrimin përfundimtar të marrëveshjes së Partneritetit BE-Mercosur dhe Marrëveshjen e......

Google “ndëshkohet” për shkelje të privatësisë - Gjobitet me 425 milionë dollarë për mbledhje të paligjshme të të dhënave
Një juri federale vendosi që Google duhet të paguajë 425 milionë dollarë për shkelje të privatësisë së përdoruesve, duke vazhduar të mbledhë të dhëna për......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të lehtë të kuotës këtë mëngjes duke u blerë sot me 82.8 lekë dhe duke u shitur me 84.1 lekë në raport me një ditë më......

Djemtë e Trump pasurohen nga kriptovalutat/ Aksionet e tyre në kompaninë e aseteve digjitale vlejnë 1.5 miliardë dollarë
Një kompani Bitcoin-i e lidhur me dy djemtë e Presidentit Donald Trump më shumë se dyfishoi vlerën në debutimin e saj në bursë, duke arritur mbi 1.5 miliardë......