Analiza Postuar më 6 Janar 2026, 10:49

Nga emigrantë në qytetarë, ku po marrin shtetësi shqiptarët? Suedia, Holanda dhe Finlanda po fitojnë terren vitet e fundit

Nga Xhorxhina Deda

Nga emigrantë në qytetarë, ku po marrin shtetësi

Shqiptarët që jetojnë në emigracion po kalojnë gjithnjë e më shumë nga qëndrimi i përkohshëm drejt vendosjes përfundimtare në vendet pritëse. Të dhënat e Eurostat të bëra publike nga publikimi “Diaspora në Shifra” tregojnë se Italia dhe Greqia janë dy vendet kryesore ku shqiptarët kanë fituar shtetësinë, duke konfirmuar se këto destinacione nuk janë më thjesht vende pune, por vende jetese afatgjatë.

Sipas statistikave zyrtare, Italia kryeson bindshëm listën e shteteve ku shqiptarët kanë marrë shtetësinë, ndërsa në vendin e dytë renditet Greqia, ku trendi është vazhdimisht në rritje.

Gjermania, Franca dhe Suedia shfaqen si destinacione të rëndësishme, por me ritme më të moderuara. Në Gjermani, numri i shqiptarëve që fituan shtetësinë ka mbetur relativisht i qëndrueshëm, rreth 480 persona në vit. Në Francë vihet re një rënie e lehtë në vitin 2023, ndërsa Suedia shënon një rritje të forte, duke sinjalizuar rritjen e interesit për vendet e Europës Veriore.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se vendet e Europës Perëndimore dhe Veriore, si Belgjika, Holanda, Finlanda dhe Norvegjia, po fitojnë gradualisht terren si destinacione të qëndrueshme për shqiptarët, ndonëse shifrat mbeten dukshëm më të ulëta krahasuar me Italinë dhe Greqinë.

Në të kundërt, vendet e Europës Lindore dhe Baltike regjistrojnë shifra minimale ose zero të fitimit të shtetësisë nga shqiptarët, çka tregon se këto vende shihen kryesisht si zona tranziti apo qëndrimi të përkohshëm dhe jo si destinacione për jetesë afatgjatë.

Ekspertët vlerësojnë se fitimi i shtetësisë përfaqëson fazën e fundit të emigrimit, integrimin e plotë social, ekonomik dhe ligjor në vendin pritës.

Nga emigrantë në qytetarë, ku po marrin shtetësiNga emigrantë në qytetarë, ku po marrin shtetësi

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat