Në vitin 2025 shitëm më pak se gjysmën e asaj që blemë/ Tregtia e jashtme, deficiti tregtar arriti vlerën 541 mld lekë

Viti 2025 është mbyllur me një ecuri problematike të tregtisë së jashtme shqiptare, ku rënia e eksporteve dhe zgjerimi i deficitit tregtar duket të jenë problemet kryesore. Të dhënat zyrtare tregojnë se Shqipëria vazhdon të shesë pak dhe të blejë shumë.
Gjatë vitit 2025, eksportet e mallrave arritën vlerën 346 miliardë lekë, duke u ulur me 6.1% krahasuar me vitin 2024. Në të njëjtën kohë, importet arritën në 887 miliardë lekë, me një rënie të lehtë prej 0.8% në vlerë. Në pamje të parë, kjo mund të krijojë idenë e një stabilizimi, por analiza në volum, pra në peshë, tregon një anë tjetër.
Në terma sasiorë, importet në vitin 2025 janë rritur me 6.2% në volum, ndërsa eksportet kanë rënë me 3.7%. Kjo do të thotë se Shqipëria ka importuar më shumë mallra fizikisht, por me çmime mesatare më të ulëta, ndërsa ka eksportuar më pak mallra, si në vlerë ashtu edhe në peshë.
Rënia e eksporteve është ndikuar kryesisht nga sektorët tradicionalë. Materialet e ndërtimit dhe metalet kanë dhënë goditjen më të fortë, duke qenë kontribuesi kryesor negativ në ecurinë vjetore. Po ashtu, mineralet, lëndët djegëse dhe energjia elektrike kanë shënuar rënie, duke reflektuar si luhatjet e çmimeve ndërkombëtare, ashtu edhe kufijtë e kapaciteteve prodhuese vendase. Rritjet e lehta në ushqime, pije, duhan dhe në makineri e pajisje nuk kanë qenë të mjaftueshme për të ndryshuar trendin negativ.
Nga ana tjetër, struktura e importeve tregon se ekonomia shqiptare mbetet e varur nga jashtë. Rritja e importeve në volum lidhet kryesisht me mallra konsumi, ushqime dhe energji, çka nënkupton se prodhimi vendas nuk po arrin të zëvendësojë kërkesën e brendshme.
Si pasojë e kësaj ecurie, deficiti tregtar në vitin 2025 arriti në 541 miliardë lekë, me një rritje prej 3.0% krahasuar me vitin 2024. Shkalla e mbulimit të importeve nga eksportet ka zbritur në rreth 39%.
Në aspektin gjeografik, Italia mbetet partneri kryesor tregtar, por eksportet drejt saj kanë rënë ndjeshëm gjatë vitit 2025. Rënie janë shënuar edhe drejt Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, duke sinjalizuar dobësim të tregjeve tradicionale. Ndërkohë, importet nga Kina janë rritur ndjeshëm, duke e forcuar rolin e saj si furnizues kryesor i mallrave industriale dhe të konsumit.
Biznesi përballë informalitetit - Anketa e Këshillit të Investimeve: Perceptimi vijon të mbetet i lartë
Referuar të dhënave të anketës më të fundit të Këshillit të Investimeve për vitin 2025, perceptimi i informalitetit në vend vijon të mbetet i lartë dhe i......
Indeksi i kostos së jetesës, ku renditet Shqipëria? Vendi paraqitet në nivele mesatare në rang global
Kostoja e jetesës mbetet një nga indikatorët më të rëndësishëm për të matur nivelin real të mirëqenies dhe mundësitë ekonomike të qytetarëve në vende të......
“Një luftë tregtare nuk i shërben askujt” - Deklarata e Starmer: Duhet të ruhet qetësia për Groenlandën
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka mbajtur një fjalim nga Downing Street, pas kërcënimeve të bëra gjatë fundjavës nga, Donald Trump.......
98 mln euro për korridorin VIII/ Elbasan-Qafë Thanë dhe Elbasan-Rrogozhinë, 27% e fondeve të ARRSH për 2025
Ndërtimi i korridorit VIII është një prej projekteve më të financuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave nga Open Spending......
Popullsia e Kinës bie përsëri - Ndërsa lindshmëria arrin nivelin më të ulët rekord
Popullsia e Kinës ra për të katërtin vit radhazi në 2025-ën, ndërsa shkalla e lindjeve ra në një tjetër nivel rekord të ulët, sipas të dhënave......
Kërkohet rritje e pagës minimale - Maqedonia e Veriut me 397 euro, e parafundit në rajon
Me një pagë minimale prej 24.379 denarësh, ose rreth 397 euro, Maqedonia e Veriut edhe në vitin 2026 mbetet në fund të listës në rajon. Pas saj është vetëm......
Sa ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan ka kaluar një fundjavë të qetë duke mos pësuar lëvizje të forta të kuotës në raport me javën që lamë pas duke u blerë këtë mëngjes me 82.6......
Pasuria e miliarderëve arrin kulmin e ri - Oxfam: Ndikimi i tyre në botë po rritet
Pasuria e miliarderëve u rrit tre herë më shumë se ritmi i fundit vitin e kaluar, duke arritur nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë, duke thelluar......


