Në Tiranë, 80% e banesave shiten 80 mijë-250 mijë euro/ Dinamika të reja në tregun imobiliar. Por, si ka nisur viti 2026?

Sipas studimit të Investropa, bazuar në të dhënat e mbledhura nga burime autoritative si Banka e Shqipërisë dhe INSTAT, çmimi mesatar i një shtëpie në Tiranë arrin rreth 127,500 euro. Ndërkohë, mesatarja e përgjithshme e tregut është më e lartë, rreth 155,000 euro, pasi ndikohet nga pronat luksoze në zonat më të kërkuara të kryeqytetit.
Rreth 80% e banesave në Tiranë pozicionohen në një interval çmimesh nga 80,000 deri në 250,000 euro, çka tregon se pjesa më e madhe e transaksioneve zhvillohet brenda këtij diapazoni.
Për blerësit me buxhet më të kufizuar, një nivel realist fillestar varion nga 50,000 deri në 80,000 euro. Me këtë shumë mund të blihet një studio e vjetër ose një gazoniere, me sipërfaqe rreth 35–50 metra katrorë, në zona si Astir, Yzberisht apo Laprakë.
Në segmentin luksoz, çmimet variojnë nga 500,000 deri në 1.5 milionë euro. Këtu përfshihen apartamente të reja me sipërfaqe 160–220 metra katrorë pranë Bllokut ose Liqenit Artificial, me parkim dhe tarraca.
Sa i përket strukturës së tregut, apartamentet standarde përbëjnë rreth 65% të listimeve, apartamentet e reja rreth 20%, shtëpitë private 7%, vilat 3%, rezidencat panoramike në katin e fundit 3% dhe duplekset rreth 2%. Kjo pasqyron qartë faktin se Tirana mbetet një treg kryesisht urban, i dominuar nga apartamentet.
Në fillim të vitit 2026, çmimet mesatare sipas tipologjisë së pronës janë si më poshtë: apartamentet standarde rreth 140,000 euro, apartamentet e ndërtuara së fundmi rreth 190,000 euro, ndërsa shtëpitë private rreth 260,000 euro. Në rastin e vilave luksoze apo duplekseve, çmimet mund të arrijnë nivele dukshëm më të larta. Këto diferenca lidhen me madhësinë, vendndodhjen dhe premiumin që paguhet për ndërtimet e reja apo adresat elitare.
Nëse kthehemi 10 vite pas, rreth vitit 2016, çmimet e pronave në Tiranë janë rritur me rreth 40% në terma nominalë. Ky trend afatgjatë reflekton forcimin e rolit të Tiranës si qendra ekonomike e vendit, përqendrimin e vendeve të punës dhe shërbimeve në kryeqytet, si edhe orientimin drejt banesave më të reja dhe me standard më të lartë.
Vendimet e legalizimit tashmë online në e-Albania - ASHK: Procedurë e shpejtë drejt titullit të pronësisë
Agjencia Shtetërore e Kadastrës njofton se vendimet për legalizimin e ndërtimeve informale do t’u dërgohen qytetarëve drejtpërdrejt në profilin e tyre në......
SHBA forcon lidhjet me Azerbajxhanin dhe Armeninë - Synimi, korridori i tranzitit “Rruga Trump për Paqe dhe Prosperitet Ndërkombëtar”
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, nënshkroi një partneritet strategjik me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, në Baku gjatë një vizite historike......
Zero hua për çelje biznesi në 2025/ Bizneset mbështeten te overdrafti, 42% e kredisë shkon për likuiditet
Në vitin 2025, kreditimi për bizneset në Shqipëri ka shënuar rritje të ndjeshme, duke arritur në 296.2 miliardë lekë, nga 268.9 miliardë lekë një vit më......
IA rrëmben investitorët, shitja e obligacioneve 20 mld USD - Alphabet financon shpenzimet në inteligjencën artificiale
Kompania mëmë e Google- Alphabet, bëri me dije për publikun e gjerë se ka shitur obligacione me vlerë 20 miliardë dollarë në një ofertë me shtatë pjesë, duke......
“Të ulen urgjentisht çmimet e energjisë” - Apeli i kancelarit austriak për Komisionin Europian
“Udhëheqësit e BE-së duhet të përqendrohen urgjentisht në uljen e çmimeve të energjisë që po e dobësojnë industrinë”, tha kancelari i Austrisë përpara një......
Administrata Trump “godet” zbulimin shkencor - Ligji mbrojtës i mjeteve nga gazet serrë do të shfuqizohet pjesërisht
Agjencia Amerikane për mbrojtjen e mjedisit e njohur si EPA bëri me dije se administrata Trump ka vendosur të përmbysë një zbulim shkencor të kryer në epokën......
Parlamenti Europian mbështet euron digjitale - Përputhet me Këshillin për përdorim online dhe offline
Parlamenti Europian i dha mbështetjen e parë të madhe euros digjitale, duke qenë në linjë me qëndrimin negociues të Këshillit Europian për një monedhë......
Industria gjermane e automobilave, në krizë - Ndërsa investimet dhe vendet e punës lëvizin jashtë vendit
Pozicioni i Gjermanisë si një qendër industriale automobilistike rrezikon të dobësohet ndërsa investimet dhe vendet e punës largohen jashtë vendit,......


