Analiza Postuar më 22 Nëntor 2024, 11:21

Në shtator, 51.6% më shumë vizitorë të huaj/ Preferuan kryesisht zonën qendrore. Vendasit, jugun

Nga Armela Duka

Në shtator, 51.6% më shumë vizitorë të huaj/  Preferuan

Në Shtator 2024, kapacitetet e strukturave akomoduese kanë shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke reflektuar një sezon më të suksesshëm për sektorin e turizmit. Numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 34.1%, me një rritje veçanërisht të theksuar te vizitorëve të huaj, të cilët ishin 51.6% më shumë se në Shtator 2023. Ndërkohë, vizitorët vendas kanë shënuar një rritje më të moderuar prej 2.2%.

Paralelisht, është regjistruar një rritje prej 21.2% në numrin e netë qëndrimeve gjithsej. Kjo rritje ka ardhur kryesisht nga vizitorët e huaj, të cilët kanë kontribuar ndjeshëm në këtë tregues, ndërsa net-qëndrimet e vizitorëve vendas janë rritur me 3.1%.

Nëse analizojmë netë qëndrimet e të huajve sipas shteteve, rezulton se pjesa më e madhe e tyre janë nga Kosova, duke zënë 10.6% të totalit, e ndjekur nga Polonia me 10.1%. Vendet e tjera përfaqësuese përfshijnë Italinë (7.6%), Gjermaninë (6.6%) dhe Mbretërinë e Bashkuar (4.3%).

Sipas analizës së “Scan Intel”, shumica e vizitorëve janë përqëndruar në "Rajonin Qendër", që përfshin 44% të tyre, ndërsa “Zonat Bregdetare” kanë pritur 65.9% të vizitorëve. Për sa i përket akomodimit, 92.6% e turistëve kanë zgjedhur të qëndrojnë në “Hotele dhe akomodime të ngjashme”.

Në lidhje me shfrytëzimin e kapaciteteve akomoduese rezulton se gjatë muajit  Shtator 2024, norma e shfrytëzimit të dhomave në kategorinë “Hotelet dhe akomodimet e ngjashme” ka arritur në 40.4%, nga 32.4% që ishte në Shtatorin e vitit të kaluar. Po ashtu, norma e shfrytëzimit të shtretërve ka shënuar një rritje, duke arritur në 44,3% nga 37% në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Këto shifra tregojnë një përmirësim të dukshëm në përdorimin e kapaciteteve akomoduese, duke reflektuar një sezon turistik më të fortë dhe të suksesshëm.

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Shqipëria 12 Maj Elisabeta Dosku

Konkluzionet për zgjedhjet në Shqipëri!

Një ditë pas përfundimit të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare,  Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Qëndresa Qytetare dhe Instituti i Studimeve Politike,......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 12 Maj Elisabeta Dosku

Konkluzionet për zgjedhjet në Shqipëri!

Një ditë pas përfundimit të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare,  Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Qëndresa Qytetare dhe Instituti i Studimeve Politike,......