Në Shqipëri hapen 44 biznese në ditë/ Ndërtimi dhe transporti patën zgjerimin më të madh përgjatë vitit 2024

Në vitin 2024, numri i ndërmarrjeve ekonomike aktive në Shqipëri (përjashtuar fermerët) arriti në 132,172, duke shënuar një rritje prej 1.4% krahasuar me një vit më parë. Rritja vjen si rezultat i një dinamike më të lartë regjistrimesh, ku gjatë vitit 2024 janë regjistruar 15,970 ndërmarrje të reja, nga 13,636 që u regjistruan një vit më parë, me një rritje në 17%. Pra, nisur nga ky ritëm, mund të themi se në vitin 2024 janë hapur mesatarisht 44 biznese në ditë.
Sektorët që kanë udhëhequr këtë rritje janë ndërtimi dhe transporti. Ndërtimi ka parë zgjerimin më të madh me 7.5%, duke kaluar nga 6,955 në 7,479 ndërmarrje aktive. Edhe transporti dhe magazinimi ka njohur një hov të konsiderueshëm me 7.2%, ndërsa rritje më të moderuar kanë shënuar sektori i informacionit dhe komunikacionit, industria dhe tregtia.
Megjithatë, jo të gjitha sektorët kanë përjetuar rritje. Bujqësia, pyjet dhe peshkimi kanë shënuar një rënie me 1.4%, ndërsa akomodimi dhe shërbimi ushqimor kanë rënë me 0.5%, një sinjal që mund të lidhet me vështirësitë e qëndrueshmërisë në sektorin e mikpritjes pas sezonit turistik. Por, duhet të theksojmë se ndër aktivtet që kanë peshën më të madhe në numrin e regjistrimeve të reja për vitin 2024 është pikërisht akomodimi, me 2,224 ndërmarrje. Pra, mund të themi se shërbimet mbeten zemra e ndërmarrjes shqiptare, ku 86% e ndërmarrjeve janë prodhues të shërbimeve.
Pjesa dërrmuese e ndërmarrjeve janë të vogla. Vetëm 1.5% e tyre kanë mbi 50 të punësuar, çka tregon një ekonomi që vijon të dominohet nga mikrondërmarrjet dhe bizneset familjare. Nga ana tjetër, 5.3% e ndërmarrjeve janë me kapital të huaj ose të përbashkët, kryesisht me origjinë nga Italia me 41.8%, Kosova me 8.3% dhe Turqia me 6.5%.
Këto të dhëna pasqyrojnë një ekonomi që vijon të zgjerohet ngadalë, me impulse të reja në sektorët urbanë dhe ndërtimorë, ndërsa sfidat mbeten për sektorët e prodhimit dhe bujqësisë. Rritja e regjistrimeve të reja sinjalizon optimizëm të moderuar në klimën e sipërmarrjes.
Live TV
Ujësjellës i ri në Mamurras - Karakaçi: Së shpejti nis investimi edhe për zonat rurale
Në Mamurras ka përfunduar faza e parë e investimit për ndërtimin e ujësjellësit të ri. Ky investim ka mundësuar furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm për......
Buxheti rrit të ardhurat - Arkëtimet kalojnë planin, mblidhen 557.6 mld lekë në 8 muaj
Të ardhurat e buxhetit kanë vijuar rritjen gjatë 8-mujorit të vitit 2026, duke kaluar lehtë objektivin e planifikuar për periudhën. Sipas të dhënave paraprake......
Linjat “pengojnë” rrugët - ARRSH planifikon 1.29 mld lekë për spostimin e rrjetit, futet Korridori VIII e Tiranë- Durrës
Ndërhyrjet në linjat e tensionit të lartë kanë qenë një prej problemeve që kanë sjellë vonesa gjatë realizimit të projekteve rrugore, për shkak të ndërthurjes......
Tregu imobiliar, nën lupë - NAREA: Formalizimi mbetet ende sfidë
Matja e parë sistematike kombëtare e profesionit të ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme nxjerr në pah hendekun mes kuadrit ligjor dhe zbatimit të tij në......

