Në një dekadë e gjysmë mosha mediane u rrit me gati 12 vite/ Rritja preku të gjithë vendin, por meshkujt mbeten më të rinj
Shqipëria është duke përjetuar një nga transformimet demografike më të thella të dekadave të fundit, plakjen progresive dhe të përshpejtuar të popullsisë. Të dhënat e viteve të fundit nga INSTAT tregojnë një rritje të vazhdueshme dhe shqetësuese të moshës mediane, një tregues kyç që ndihmon për të kuptuar strukturën e brendshme të një shoqërie.
Në vitin 2011, mosha mediane në Shqipëri ishte 32.6 vjeç. Kjo do të thotë se gjysma e shqiptarëve ishin më të rinj se kjo moshë. Sot, në vitin 2025, kjo shifër ka arritur në 44.3 vjeç, një rritje prej 11.7 vitesh në vetëm një dekadë e gjysmë. Vetëm gjatë dy viteve të fundit (2023–2025), mosha mediane është rritur me pothuajse 6 vite, një sinjal i qartë se plakja e popullsisë po përshpejtohet me ritme të pazakonta.
Kjo tendencë është rezultat i rënies së lindshmërisë, emigracionit të lartë, kryesisht i të rinjve dhe rritjes së jetëgjatësisë. Shqipëria, ashtu si shumë vende të tjera të Ballkanit, Europës dhe Botës po përballet gjithmonë e më shumë me këtë fenomen. Megjithatë, krahasuar me vendet e Bashkimit Europian, Shqipëria renditet ndër vendet me moshën më të re.
Një detaj interesant që shpesh mbetet në hije është diferenca gjinore brenda këtij treguesi, meshkujt kanë moshë mediane më të ulët se gratë, çka lidhet drejtpërdrejt me jetëgjatësinë më të lartë të femrave dhe strukturën e përgjithshme të popullsisë.
Rritja e moshës mediane sjell pasoja të ndjeshme, tkurrje të forcës aktive të punës, rritje të barrës mbi sistemin e pensioneve dhe një nevojë urgjente për shërbime sociale të orientuara drejt të moshuarve. Në të njëjtën kohë, ky trend kërkon që politika publike të fokusohet seriozisht në nxitjen e lindjeve, frenimin e emigracionit dhe krijimin e kushteve që të rinjtë të shohin një të ardhme brenda vendit.

Importi i automjeteve, bie ritmi i blerjeve - Biba: Automjete e ardhur kanë ngelur stok
Për herë të parë në tre vite, importi i automjeteve në Shqipëri ka pësuar rënie. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit......

Rimëkëmbja e Ukrainës, hapet më 10 korrik në Romë konferenca e përbashkët - Të pranishëm disa krerë shtetesh
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, do të hapë Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës më 10 korrik, në orën 10:30, me një fjalim në seancën plenare, ku......

Abuzimi me energjinë elektrike, 9 subjekte të proceduara dhe 69 të identifikuara. 1500 kontrolle nga OSSH në 1 muaj
Vera ka nisur dhe kontrollet për abuzime me energjinë elektrike janë shtuar në zonat turistike, bregdetare dhe malore! Në kuadër të zbatimit të ligjit......

Bankers, aktivitet 20-vjeçar me humbje - Inxhinieri ngre pyetjen: Nëse ka humbje pse kërkon zgjatje kontrate?
Edhe inxhinieri i naftës, Fatmir Shehu, beson se kompania Bankers Petroleum ka kryer evazion fiskal në vendin tonë, për faktin se pavarësisht se ka......

Sa duhet të jenë komisionet në bankomate? - Tafa: Ulja e tyre do të reduktojë ndjeshëm kostot e qytetarëve
Së fundmi, Autoriteti i Konkurrencës ndërmori një hetim ndaj shërbimeve që ofrojnë bankat në ATM. Nga hetimi, nuk u konstatuan praktika që cenojnë......

Kryeministri Rama: Lironi hapësirat publike! - “Pallatet të heqin trarët në parkime dhe lokalet të çmontojnë tendat”
Zhvilluesit e pallateve nuk duhet t'i trajtojnë hapësirat publike përreth pallatave si pronën e tyre private dhe të vendosin trarë në parkime për t'i marrë......

Kush merr dhe kush lë shtetësinë shqiptare? Pasaporta jonë kërkohet më pak, por nuk braktiset më shumë
Shqipëria ka regjistruar një ulje të ndjeshme të numrit të azilkërkuesve gjatë vitit 2024. Sipas të dhënave zyrtare, numri i kërkesave për azil ka qenë 104,......

Importi i perimeve prek rekordin, po ashtu dhe kostot e prodhimit/ Partnerët kryesorë të furnizimit janë Egjipti, Greqia dhe Gjermania
Rritja e çmimeve të perimeve nuk ka qenë vetëm një ndjesi në treg, por ajo konfirmohet qartazi nga të dhënat zyrtare si të prodhimit vendas, ashtu edhe të......