Në Korrik-Shtator, çmimet e importit ulen me 1.3%/ Prodhimi vendas, në rrezik nga rritja e kostove dhe konkurrenca e huaj
Çmimet e prodhimit dhe të importit duket se vijojnë në një tendencë të kundërt me njëri-tjetrin edhe përgjatë periudhës Korrik-Shtator të këtij viti. Të dhënat e “Institutit të Statistikave” tregojnë për një rritje të indeksit të çmimeve të prodhimit me 1.1% dhe një rënie të indeksit të çmimeve të importit me 1.3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Konkretisht për indeksin e çmimeve të prodhimit, rritja më e madhe e çmimeve prej 3.1% vërehet në seksionet “Industri nxjerrëse” dhe Energjia elektrike,” pasuar nga seksionet “Furnizimi me ujë” me 0.5%, “Industri përpunuese” me 0.3% krahasuar me tremujorin e tretë 2023
Nga ana tjetër, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për tregun vendas u rrit me 1.6%, krahasuar me të njëtën tremujor të vitit 2023. Rritja më e madhe e çmimeve u shënua në sektorin e "Energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar", me 4%, pasuar nga sektori i"Industrisë përpunuese" me 0.8%, si dhe sektorët e "Industritë nxjerrëse" dhe "Furnizimi me ujë dhe trajtimi i mbetjeve", të cilët patën një rritje me me 0.6% secili.
Ndërkohë, indeksi i çmimeve të produkteve për eksport u rritën me 0.7% gjatë të njëjtës periudhë. Rritja më e madhe ishte në sektorin e "Industrisë nxjerrëse" me 5.4%, ndërsa sektori i "Energji elektrike, gaz dhe ajër të kondicionuar" shënoi një rritje të lehtë prej 0.3%. Në të kundërt , vihet re ulje me 0.4% në sektorin e "Furnizimit me ujë dhe trajtimit të mbetjeve" si dhe në sektorin e "Industrisë përpunuese" çmimet ranë me 0.1%.
Por çfarë thonë shifrat sa i përket çmimeve të importit? Sipas të dhënave, gjatë një viti, çmimet e importit në sektorin e "Energjisë elektrike, gazit, avullit dhe ajrit të kondicionuar" ranë me 4.6%. Një ulje tjetër prej 1.1% u shënua në sektorin e "Industrisë përpunuese", që ka peshën më të madhe në importe. Po ashtu, sektori i "Industrisë nxjerrëse" shënoi një ulje të çmimeve me 0.6%. Ndërkohë, rritje të çmimeve pati në sektorin e "Furnizimit me ujë dhe trajtimit të mbetjeve", me një rritje prej 0.9%.
Brenda sektorit të "Industrisë përpunuese", uljet më të mëdha vihen re në "Konfeksionimin e veshjeve" me 3.8%. Nga ana tjetër, çmimet për "Prodhimin e produkteve të duhanit" u rritën me 2.4%, ndërsa produktet metalike përveç makinerive dhe pajisjeve shënuan rritje me 2.0%.
Sondazh

118 vende vakante pune në QKMT - Nga operatorë salle, te jurist. Çfarë punonjësish kërkohen?
Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut që pritet të ngrihet do të monitorojë 24 orë në 7 ditë të javës akset rrugore kryesore të vendit. Fillimisht, kjo......

Bitcoin arrin shifrën rekord mbi 100,000 USD - Sipas investitorëve, mbështetja e qeverisë së SHBA do forcojë rolin e kriptove
Bitcoin arriti mbi 100,000 dollarë për herë të parë të enjten, një moment historik që edhe kritikët po e pranojnë si një shenjë rritjeje për kriptovalutat.......

Në 10 muaj ISHP inspektoi 88 subjekte - Cilat janë masat administrative dhe kontrollet e kryera?
Qeveria Shqiptare ka ndërmarrë nisma kundër informalitetit të bizneseve, por cilat janë masat që ka ndërmarrë Inspektoriati Shtetëror i Punës? Nisur nga të......

Monedhat metalike 5 lekë dhe 10 lekë do rishtypen me kurs ligjor – Këshilli Mbikëqyrës i BSH: Qëllimi, plotësimi i kërkesave të ekonomisë për para
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi rishtypjen e monedhave metalike shqiptare me kurs ligjor, me prerje 5 lekë dhe 10 lekë. Ky vendim......

Procedime të reja disiplinore ndaj përmbaruesve - Mashtrimi me mikrokreditë ndryshon ligjin. Problemi, dosjet dhe regjistrat e klientëve
Përmbaruesit gjyqësorë privat do t'i nënshtrohen procedimeve të reja disiplinore. Është publikuar për konsultim publik projektakti që do të ndryshojë ligjin......

“Çmimet e gazit do të rriten më tej” - Temperaturat e ulëta dhe rimbushja e depozitave, nxisin kërkesën
Çmimet e gazit natyror në Azi, Evropë dhe Amerikën e Veriut janë rritur me rreth 30% deri në 50% deri më tani në 2024 dhe duket se do të vazhdojnë të rriten......

Rrugët, Bashkia Himarë hap 3 “super” tenderë - Potencial për zhvillimin agroturistik, fondi limit arrin në 6.6 mln euro
Rikonstruksioni i tre rrugëve rurale në Himarë pritet të kushtojë rreth 6.6 mln euro. Bashkia e qytetit bregdetar ka hapur tre tenderë për ndërhyrje në 3......

Kush do të punojë për pensionistët? Pesha e personave mbi 65 vjeç mbi ata në moshë pune, në 30.4%
Në Shqipëri, struktura demografike po përjeton ndryshime të rëndësishme, veçanërisht në raportin midis grupmoshave të ndryshme. Një aspekt i rëndësishëm i......