Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët? RCC: Kosova dhe Mali i Zi udhëheqin fluksin. 52% nuk zgjodhën asnjë vend të Ballkanit

Udhëtimet janë kthyer në një pjesë gjithnjë e më të rëndësishme të jetës së qytetarëve shqiptarë, veçanërisht në vitet e fundit, ku vihet re një rritje e ndjeshme e lëvizjeve turistike. Destinacionet variojnë nga vendet e rajonit dhe Europa, deri edhe më gjerë. Por cilat janë shtetet e rajonit ku shqiptarët kanë udhëtuar më shumë dhe cilat destinacione kryesojnë listën e preferencave të tyre?
Sipas të dhënave të Barometrit të Ballkanit, shumica e shqiptarëve që kanë udhëtuar brenda rajonit kanë zgjedhur Kosovën si destinacionin kryesor. Plot 38% e të anketuarve deklarojnë se kanë udhëtuar drejt Kosovës, duke shënuar një rritje prej 11% krahasuar me vitin e shkuar. Ky trend lidhet ngushtë me afërsinë gjeografike, lidhjet familjare, si edhe traditat dhe kulturën e përbashkët mes dy vendeve.
Në vendin e dytë renditet Mali i Zi, ku 20% e të anketuarve shprehen se kanë udhëtuar gjatë këtij viti. Kjo prirje shpjegohet kryesisht me ofertën turistike të vendit, pasi Mali i Zi mbetet një nga destinacionet më të frekuentuara në rajon, veçanërisht gjatë sezonit veror, falë bregdetit dhe infrastrukturës turistike.
Pas këtyre dy vendeve, një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve, rreth 18%, deklarojnë se kanë udhëtuar drejt Maqedonisë së Veriut. Ndërkohë, udhëtimet drejt vendeve të tjera të rajonit mbeten më të kufizuara. Bosnje-Hercegovina dhe Serbia regjistrojnë përqindjet më të ulëta, përkatësisht me 4% dhe 2%.
Megjithatë, një shifër domethënëse është fakti se 52% e të anketuarve deklarojnë se nuk kanë udhëtuar në asnjë nga vendet e rajonit, çka tregon se, pavarësisht rritjes së interesit për udhëtime, një pjesë e madhe e popullsisë ende nuk përfshihet aktivisht në turizmin rajonal. Nga ana tjetë Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë ushëtuar më shumë drejt Shqipërisë përkatësisht 66% dhe 31% e qytetarëve shprehen të kenë zgjedhur Shqipërinë si destinacionin rajonal.
Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorante? - Çmimet nga Tirana, në zonat turistike dhe paketa e shërbimeve
Teksa viti I ri po troket, e gjithë vëmendja shkon tek mbrëmja festive. Teksa disa vite më parë për shqiptarët shihej si një darkë ku familja mblidhej në......
Centralet diellore, aplikime të reja për 135 MW - Interesi për impiante në Fier, Sarandë dhe Libohovë. Nuk përfitojnë nga masat mbështetëse
Interesi i sektorit privat për ndërtimin e centraleve fotovoltaike vijon të mbetet i lartë edhe në fund të vitit 2025, me tre aplikime të reja të depozituara......
Nga vjen rritja ekonomike? Rreth 940 milionë euro më shumë, por jo nga xhepi i familjeve
Ekonomia e vendit shënoi rritje prej 3.75% në terma realë gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por,......
Dobësohet sërish Dollari amerikan – Humbasin pikë edhe Euro e Paundi!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht duke vijuar edhe këtë të premte të humbasë pikë teksa është blerë këtë mëngjes me 81 lekë dhe është......
Pensionet, arka mbushet me 1.7 miliardë euro - 11-mujori/168 milionë euro më shumë. Cilët janë faktorët që kanë ndikuar?
“Arka e pensioneve” është në ditët më të mira sa i takon mbledhjes së kontributeve nga të gjithë të punësuarit në vend, Viti 2025 ka pasur një performancë......
BE ndihmon ricikluesit në vështirësi - Planifikon kontrolle më të rrepta mbi importet e plastikës
Bashkimi Evropian do të prezantojë rregulla më të rrepta për importet e plastikës, ndërsa përpiqet të ndihmojë fabrikat e riciklimit që po përpiqen të......
Miratimi i pilulave për humbje peshe - Pritet rishikimi i produkteve të industrisë ushqimore
Prodhuesit e ushqimeve të paketuara dhe restorantet e ushqimit të shpejtë mund të detyrohen të rishikojnë më shumë nga produktet e tyre vitin e ardhshëm,......
Armë të prodhuara në Gjermani? - Pse Bundeswehr nuk blen armë vetëm në vend
Gjermania shpenzoi 24 miliardë euro për prokurime ushtarake në vitin 2025, duke u përqendruar te furnizuesit evropianë, ndërkohë që mbështetej te sistemet......





