Në banka janë rreth 37.2 miliardë lekë hua me probleme/ Raporti i kredive të këqija zbriti në 4.58% në shtator, me rënie për të tretin muaj rradhazi
Të dhënat e "Bankës së Shqipërisë" mbi treguesit e shëndetit financiar për muajin shtator të vitit aktual tregojnë se sektori bankar ka regjistruar më pak kredi të reja me probleme. Konkretisht, treguesi i kredive me probleme në muajin e nëntë të vitit arriti në 4.58%, një ulje e konsiderueshme nga 4.61 % që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Pra, nga 813 miliardë lekë kredi të dhënë për ekonominë në muajin shtator të vitit 2024, 4.58% ose 37.23 miliardë lekë cilësohen si hua me probleme. Me termin hua me probleme do të kuptojmë kreditë ose huamarrjet të cilat nuk shlyhen sipas kushteve të përcaktuara në kontratën fillestare të kredisë.
Nëse analizën e shtrijmë që nga fillimi i këtij viti vëmë re se raporti i huave me probleme në sektorin bankar në muajin janar ishte 4.88%, dhe më pas ka patur një rënie graduale gjatë muajt shkurt dhe mars për të arritur pastaj në prill në 4.82%. Që nga prilli tendenca e këtij raporti ka qenë rënëse çka tregon se më shumë konsumatorë dhe biznese po paguajnë në kohë detyrimet e huave dhe për këtë mund ti ketë ndihmuar edhe inflacioni i cili është shfaqur në nivele të qëndrueshme gjatë kësaj periudhe.
“Scan Intel” ka analizuar të dhënat për të kuptuar edhe tendencën e raporteve të tjera të kreditimit. Shifrat thonë se krahasimisht me një vit më parë, gjatë shtatorit raporti i kredive me probleme ka pësuar rënie me 0.66 pikë përqindje. Nga ana tjetër, raporti i huave me probleme neto nga provigjonet ndaj kapitalit rregullator ra me 1.13 pikëpërqindje, krahasuar me një vit më parë, ndërkohë raporti i huave me probleme neto nga provigjonet ndaj kapitalit aksioner është ulur me 1.03 pikë përqindje.
Ky përmirësim në pagesën në kohë të detyrimeve nga debitorët, është pasqyruar edhe në rritjen e performancës financiare të sektorit bankar. Konkretisht, raporti ROE i cili tregon nivelin e efikasitetit me të cilin banka përdor kapitalin aksioner për të gjeneruar fitime është rritur me 12.82% brenda vitit.
Sondazh

“Në dhjetor, negociatat për grupkapitullin e 6-të” - Hasani: Rritet me 20% buxheti për punët e jashtme. Digjitalizohet shërbimi konsullor
Viti 2024 ka qenë një vit i rëndësishëm për Shqipërinë, pasi u shënua hapja e negociatave për grup kapitullin e parë të legjislacionit evropian. Ministria......

Fuqi blerëse e “dobët” - Në Tiranë mund të blesh vetëm 44% të mallrave që merr në New York
Një qytetarë në Tiranë është në gjendje të blejë vetëm 44% e mallrave dhe shërbimeve që blenë një individë në Neë York. Krahasimi bëhet me New York pasi......

Kryeqytetasit, me qira?! Përqindja më e lartë e familjeve me statusin pronar vërehet në Berat me 90.7%
“Scan Intel” përmes një analize të kryer më herët me ndihmën e të dhënave nga “Instituti i Statistikave” doli në përfundimin se pjesa më e madhe e banesave......

KESH iu rikthehet blerjeve të energjisë - Pas 3 muajsh “pushim”, zhvillohet procedurë tenderuese. Shpenzohen 11 mln euro
Mungesa e rreshjeve të shiut gjatë mujave të fundit ka detyruar Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare t’iu rikthehet blerjeve të energjisë. Ky dikaster ka......

Burgjeve shqiptare u duhet personel! 406 vende vakante - Amendamenti në Kuvend: Rekrutimi me Kodin e Punës
Burgjet në Shqipëri po përballen prej vitesh më mungesë personeli. E për këtë arsye, në Kuvend është depozituar një amendim në ligjin e vitit 2020 ku......

Turizmi kulturor, 443 mln lekë të ardhura - Ministri Gonxhja: Rreth 1.2 mln vizitorë në sitet kulturore
Shifrat e turistëve që tregojnë interes për trashëgiminë tonë kulturore është gjithnjë e në rritje. Sipas ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit,......

“Fitorja e Trump redukton rritjen ekonomike të Evropës” - Goldman Sachs parashikon tarifa të larta dhe pasiguri tregtare për eurozonën
Politikat proteksioniste të propozuara të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, duke përfshirë tarifat e larta, do të dëmtojnë pozitën ekonomike të Evropës,......

“Kina, faktor kyç i kërkesës globale për naftë” - Konsumi do të mbetet i lartë për shkak të zhvillimit të industrisë petrokimike
Kina do të vazhdojë të ketë një rol të rëndësishëm në kërkesën globale për naftë për shkak të fokusit të saj në petrokimikatet, ndërsa konsumi i karburantit......