Në Ballkan, birra më e shtrenjtë pihet në Shqipëri/ Numbeo: Kryesojmë rajonin me çmimin më të lartë të birrës së importuar
Numbeo, platforma e njohur e të dhënave krahasuese, ka publikuar së fundmi informacion në lidhje me çmimin e birrës së importuar për disa shtete të Europës. Sipas këtyre të dhënave, Shqipëria renditet e 23-ta mes 40 shteteve të përfshira në studim.
Në Shqipëri, çmimi mesatar i një shishe birre prej 0.33 litrash është rreth 2.05 dollarë, çka e vendos vendin tonë me një çmim mesatar krahasuar me shtetet e tjera europiane. Kjo e pozicionon Shqipërinë mbi mesataren e rajonit.
Në krye të listës, me çmimet më të larta të birrës, renditen vendet e Europës Veriore. Norvegjia mban vendin e parë, ku një shishe birre importi prej 0.33 litrash kushton 3.95 dollarë. Pas saj, gjenden shtete të tjera të pasura si Finlanda (3.68 $), Irlanda (3.61 $) dhe Mbretëria e Bashkuar (3.20 $).
Ndërkohë, Shqipëria ka çmimin më të lartë të birrës në Ballkan. Mali i Zi mban vendin e 31-të, me një çmim prej 1.71 dollarë për shishe. Pas tij renditen Serbia (1.64 $) dhe Kosova (1.43 $), ku çmimi është më i ulët se në Shqipëri.
Në fund të listës, për sa i përket rajonit dhe Europës, gjenden Maqedonia e Veriut dhe Bosnja dhe Hercegovina, të cilat kanë çmimet më të ulëta për birrën e importuar prej 1.38 dollarë dhe 1.20 dollarë për 0.33 litra, përkatësisht.
Një fakt interesant është se Shqipëria ka një çmim më të shtrenjtë se disa shtete shumë të zhvilluara. Kjo tregon se, ndonëse Shqipëria renditet mes vendeve me çmime mesatare të birrës, ajo ndodhet në një nivel më të lartë krahasuar me shtete të tjera të Europës, si Gjermania (1.63 $), Polonia (1.65 $) dhe Çekia (1.95 $), të cilat janë të njohura për traditën dhe konsumin e lartë të birrës.
Sondazh

Skema Kombëtare e Mbështetjes në bujqësi - Hapen aplikimet, afati për fermerët deri 30 maj. Synon nxitjen e zhvillimit të sektorit
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural bën me dije se sot janë hapur aplikimet për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi për vitin 2025. Nga kjo......

Rama-Costa: Të përkushtuar për përmbylljen e negociatave brenda 2027
Kryeministri Edi Rama takoi sot në Bruksel Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, me të cilin diskutoi progresin e bërë në procesin e negociatave,......

Konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE në Luksemburg: Hapet grup kapitulli për “Tregun e Brendshëm”!
Mbahet sot në Luksemburg Konferenca e katërt ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian ku do të marri pjesë edhe kryeministri Edi Rama. Këshilli......

A po ndalon Spanja përdorimin e kartëmonedhave prej 50 euro?
Në internet po përflitet masivisht se Spanja po heq dorë nga kartëmonedha 50 euro pasi dolën lajme që pretendonin se ajo është drejt zhdukjes. Sipas......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka nisur javën negativisht sërish duke u humbur pikë në raport me javën që lamë pas teksa është blerë këtë të hënë me 86.7 lekë dhe është......

Partia Mundësia çel fushatën elektorale - “Taksë e sheshtë 8%”, Shehaj: Prioritet biznesi, rritje pensionesh 10% çdo vit
Pasditen e kësaj të diele, Partia Mundësia, çeli zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Gjatë fjalës së......

Berisha takim me emigrantët në Brescia: Shqiptarë të sakrificës që nuk harruat vendin tuaj
Kryedemokrati Sali Berisha, në takimin me emigrantët shqiptarë në Brescia u shpreh se Partia Demokratike ka përjetuar momente të vështira, por sërish ja......

Rama takim me emigrantët shqiptarë në Milano - Kryeministri: Për herë të parë kemi në dorën fatin europian të Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama, zhvilloi takim me emigrantët shqiptarë në Milano, në Centro Congressi. Duke u bërë takimi i dytë në Itali, në kuadër të turit të......