Në 4 vite, 29% më shumë makina në pronësi të qytetarëve/ Në vitin 2024 mbi 65,000 mjete u regjistruan në emër të tyre
Në vitet e fundit, numri dhe struktura e pronësisë së makinave ka ndryshuar në mënyrë të ndjeshme. Të dhënat zyrtare të publikuara nga DPSHTRR ofrojnë një pasqyrë të qartë të këtij procesi, duke treguar jo vetëm një rritje të numrit të makinave, por edhe një ndryshim të përqindjes së pronësisë nga individët.
“Scan Intel” ka analizuar shifrat zyrtare që lidhen me numrin e mjeteve që janë në pronësi të qytetarëve shqiptarë. Në vitin 2021, ishin regjistruar rreth 68,500 makina, ku 87.1% e tyre ishin në pronësi të tyre. Ky është një tregues që reflekton një prirje të lartë të individëve për të poseduar mjete personale.
Megjithatë, në vitin 2022, numri i makinave të regjistruara në pronësi të individëve ra në 40,800, duke reflektuar një ulje të ndjeshme. Ndërsa në vitin 2023, prania e makinave në pronësi të qytetarëve u rrit sërish, duke arritur në 53,288, ose 30.5% më shumë krahasuar me vitin e kaluar.
Nga ana tjetër, në vitin 2024, Shqipëria regjistroi një rekord të ri në regjistrimin e makinave. Në periudhën Janar-Dhjetor të këtij viti u regjistruan 100,000 mjet. Kjo përfaqëson një rritje prej 27% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Nga këto, mbi 65,000 makina ishin në pronësi të qytetarëve shqiptarë, duke shënuar një rritje prej 29% në katër vitet e fundit.
Në të njëjtën periudhë, numri i makinave në pronësi të subjekteve ka mbetur në nivele shumë të ulëta krahasuar me ato të individëve. Konkretisht, nga viti 2019 deri më sot përqindja e makinave në pronësi të subjekteve ka variuar nga 12.1% deri në 21.1%.
Sondazh

Çfarë do të ndodhë me karburantin, alkoolin e duhanin? - Projekti, parashikohet rritje e akcizës. Hiqen përjashtimet
Ministria e Financave do të kryejë një analizë të detajuar, në lidhje me nivelet minimale të akcizës për çdo kategori produkti që importohet apo prodhohet në......

“Të ulet çmimi kufi për naftën ruse” - 6 vende të BE bëjnë thirrje për sanksione më të forta ndaj Kremlinit
Gjashtë vende të Bashkimit Evropian i kërkuan Komisionit Evropian të ulë kufirin e çmimit prej 60 dollarësh për fuçi të vendosur për naftën ruse nga shtetet......

Shqipëria dhe Italia, me lidhje nënujore energjetike - Marrëveshje trepalëshe me Emiratet e Bashkuara Arabe. Kosto, rreth 1 mld euro
Shqipëria, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Italia bashkohen në një aleancë strategjike për energjinë e rinovueshme. Në Abu Dhabi është nënshkruar marrëveshja......

Lidhja nënujore energjetike mes Shqipërisë dhe Italisë - Sot, marrëveshja trepalëshe edhe me Emiratet e Bashkuara Arabe
Ditën e sotme pritet nënshkrimi i marrëveshjes mes Shqipërisë, Italisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për ndërtimin e linjës nënujore të transmetimit të......

“Rritja e fluturimeve pengon objektivat klimatike” - Sipas raportit, përdorimi i karburantit do të shtohet me 60% deri në 2050
Numri i pasagjerëve ajrorë parashikohet të dyfishohet deri në vitin 2050, duke shkaktuar rritje të kërkesës për karburant dhe duke penguar hapat e industrisë......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan blihet sot me 94.8 lekë dhe shitet me 96 lekë duke humbur sërish pikë sikurse edhe dje. Monedha europiane është blerë sot me 97.8 lekë dhe......

Kryeministri Edi Rama në Samitin global “Abu Dhabi Sustainability Week”
Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në Samitin global “Abu Dhabi Sustainability Week”. Gjatë fjalës së tij ai u ndal në bashkëpunimin në sektorin......

Marrëveshja mes Shqipërisë, Italisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe/ Rama: Rruga drejt pavarësisë energjitike
Ditën e sotme pritet nënshkrimi i marrëveshjes mes Shqipërisë, Italisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për ndërtimin e linjës nnëujore të transmetimit të......