Në 11 muaj na vizituan 4.2 mln shtetas nga Kosova/ Italia, Gjermania dhe Franca me rritje të konsiderueshme
Sipas të dhënave të INSTAT për origjinën e vizitorëve të huaj që zgjodhën Shqipërinë si destinacion gjatë muajit nëntor 2024, është evidentuar një prirje dominuese nga disa shtete specifike. Kosova zë vendin e parë, duke regjistruar 230,673 vizitorë që vizituan vendin tonë gjatë këtij muaji.
Italia renditet e dyta me 73,472 vizitorë, ndërsa Gjermania pozicionohet në vendin e tretë me 11,017 vizitorë. Këto shifra pasohen nga Franca me 5,926 vizitorë dhe Kina me 2,308 vizitorë, duke reflektuar diversitetin në origjinën e të huajve që zgjodhën të vizitojnë Shqipërinë.
Zvicra, gjithashtu, ka regjistruar 1,938 hyrje, ndërsa Mali i Zi, një nga fqinjët tanë më të afërt, solli 63,783 vizitorë. Ndërsa, Greqia dhe Maqedonia e Veriut kontribuan me përkatësisht 49,745 dhe 54,831 vizitorë.
Belgjika, edhe pse me një numër më modest, ka regjistruar 3,337 vizitorë, duke shënuar një interes të shtuar krahasuar me disa periudha të mëparshme.
Nëse krahasojmë shifrat e nëntorit 2024 me ato të një viti më parë, rezulton se Franca ka pasur rritjen më të madhe me 41%, e ndjekur nga Gjermania me një rritje prej 28.9%. Greqia dhe Italia regjistruan rritje prej 15.3% dhe 22.7%, ndërsa Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut patënj një rritje përkatësisht prej 12.3% dhe 31%. Nga ana tjetër, Kosova është i vetmi shtet me një ulje të lehtë prej -1.9%.
Edhe shifrat për vizitorët e huaj gjatë 11-mujorit tregojnë se mbizotërojnë hyrjet nga Kosova, ndjekur nga vendet e Bashkimit Evropian, si Italia, Gjermania dhe Franca.
Konkretisht gjatë periudhës janar -nëntor të vitit aktual ishin rreth 4.2 milionë turistë nga Kosova, 1.16 milionë turistë nga Italia, 356,079 vizitorë nga Gjermania dhe 212,019 vizitorë nga Franca. Ndërkohë, Spanja renditet e pesta me 105,969 vizitorë në 11 muaj. Po ashtu kanë kontribuar ndjeshëm në rritjen e turizmit edhe shtetet si Zvicra, Austria, Kroacia, Kanadaja dhe Kina, që sollën rreth 265 mijë vizitorë gjithsej.
Sondazh

Ekonomia shpejton ritmin, 4.09% në tremujorin e tretë/ Tregtia, transporti dhe akomodimi patën ndikimin më të madh në rritje
Produkti i Brendshëm Bruto vlerësohet me rritje përgjatë tremujorit të tretë të vitit, tregojnë të dhënat nga Instituti i Statatistikave. Kjo rritje fiksohet......

Katari paralajmëron Evropën - Do të ndalojë eksportet e gazit, nëse BE zbaton rregulloren e re
Katari paralajmëroi se do të ndërpresë eksportet e gazit në Bashkimin Evropian nëse vendet e bllokut vendosin penalitete sipas legjislacionit të miratuar së......

Cili është angazhimi qytetar në Planin e Rritjes Ekonomike? - Ambasadori Vos: Gjithëpërfshirja duhet të udhëheqë çdo hap të procesit
Plani i Rritjes Ekonomike, si programi më i madh financiar i Bashkimit Europian, ka nisur zbatimin në Shqipëri. Në partneritet me Ambasadën e Mbretërisë së......

“Ekonomia e Kosovës do të ngadalësohet” - Në kuadër të dy marrëveshjeve, FMN shpëndan 36 milionë euro shtesë
Rritja ekonomike e Kosovës pritet të ngadalësohet në 2025. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, viti aktual do të mbyllet me një rritje ekonomike prej 4.3%,......

16 milionë euro për kadastrën e pronave - Digjitalizim i të dhënave dhe regjistrim fillestar i zonave kadastrale
Qeveria ka akroduar një financim shtesë në masën rreth 1.57 miliardë lekë, apo 16 milionë euro për dy projekte të Agjencisë Kombëtare të Kadastrës.......

TEC-et lundrues, në prodhim - Në 10 muaj kanë gjeneruar rreth 13 mijë mWh, “pik-u” në gusht
Dy TEC-et lundrues të pozicionuar në Triport të Vlorës kanë hyrë në prodhim. Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë në total për periudhën janar –......

51.100 startup-e, grant 300 milionë lekë - Hyn në fuqi skema e granteve mbështetëse
Agjencia Shtetërore për Mbështetjen dhe Zhvillimin e Startup-eve dhe Lehtësuesve njoftoi në Komisionin e Ndihmës Shtetërore planin e ndihmës shtetërore për......

Elbasan-Qafë Thanë e Unaza e Tiranës, 36 mln euro shtesë - Ndryshimet në buxhet/ Qeveria rishpërndan më shumë se 500 milionë euro
Përmes një akti normativ, në mbyllje të vitit, qeveria ka vendosur të rishpërndajë rreth 50 miliardë lekë apo 500 milionë euro mes zërave të shpenzimeve......