Në 10 muaj hynë në Shqipëri 10.4 milionë të huaj/ Kjo shifër tejkalon me gati 280 mijë totalin e vitit 2023
Gjatë 10 muajve të vitit 2024, në Shqipëri janë regjistruar gjithsej 17 milionë hyrje, ku pjesa më e madhe i përket shtetasve të huaj, të cilët kanë shënuar një rritje prej 9.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në muajin Tetor, në territorin e Republikës së Shqipërisë janë regjistruar rreth 1.4 milionë hyrje të shtetasve shqiptarë dhe të huaj ose pothuajse 9.6% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2023.
Në muajin e dhjetë të këtij viti, janë regjistruar po ashtu afro 1.3 milionë dalje nga territori shqiptar, me një rritje prej 10.8% krahasuar me tetorin e vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të analizuara nga “Scan Intel” numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në vend ka qenë 620,845, me një rritje prej 9.9% krahasuar me Tetorin e vitit 2023. Nga ana tjetër, janë 7611,636 shtetas të huaj që kanë hyrë në Shqipëri ose 9.3% më shumë se në tetor 2023.
Nëse analizën e shtrijmë në një periudhë kohore që nga Janari i këtij viti deri në Tetor, numërohen rreth 17 milionë hyrje gjithsej, ndër të cilët 10.4 milionë ishin të huaj. Kjo shifër tejkalon edhe numrin e të huajve që vizituan Shqipërinë gjatë gjithë vitit 2023. Por, edhe pse me rrtije, nisur nga këto ritme parashikimet për 14 milionë të huaj deri në fund të vitit aktual mbeten të diskutueshme. Po ashtu, në të njëjtën periudhë, u regjistruan 16.7 milionë dalje nga territori shqiptar.
Në Tetor 2024, 94% e hyrjeve të shtetasve të huaj ishin nga Europa, duke përfshirë 716,311 vizitorë. Në vend të dytë renditen shtetasit nga Amerika, me rreth 23,000 hyrje. Ndërkohë, hyrjet nga Lindja e Mesme dhe Afrika përbëjnë një pjesë të vogël të totalit, por në terma vjetorë, vizitorët afrikanë kanë shënuar një rritje të ndjeshme. Krahasuar me tetor 2023, hyrjet e shtetasve afrikanë janë katërfishuar, me 2,500 më shumë këtë vit.
Por cilat janë arsyet që i shtyjnë të huajt të zgjedhin vendin tonë? Në 97% të rasteve qëllimi i hyrjes së shtetasve të huaj në territorin e Shqipërisë lidhet me arsye personale, ndërsa pushimet dhe aktivitetet profesionale zënë pjesën tjetër të motiveve kryesore.
Sondazh
Kina zgjeron hetimin e qumështit të BE-së! - Kundërpërgjigje ndaj tarifave të automjeteve elektrike
Kina njoftoi se do të zgjerojë fushën e hetimit të saj kundër subvencioneve për importet e qumështit nga Bashkimi Europian për të mbuluar programet shtesë të......
Banesat mbi 130 metra katrorë, Durrësi në krye të listës/ Kryeqyteti renditet në vend të tretë. Berati dhe Kukësi, në fund
Në një analizë të kryer më herët nga "Scan Intel" rezultonte se Berati ishte qarku me peshën më të lartë të banesave me sipërfaqe nën 40 metra katror. Të......
“Tregu është i lirë dhe konkurrues” - AK përfundon hetimin: U rritën kostot e prodhimit të nënprodukteve të qumështit
Autoriteti i Konkurrencës njoftoi përmbylljen e procedurës së hetimit të thelluar ndaj katër ndërmarrjeve – Erzeni, Gjirofarma, Lufra, dhe SHAKA Boboshticë......
Prindërit britanikë, 29 mld paund për t’u blerë shtëpi fëmijëve - Më shumë se dyfishi i nivelit të një dekade më parë
Banka e ashtuquajtur ‘banka e mamasë dhe babait’ po bëhet një burim në rritje financimi për të rriturit në Mbretërinë e Bashkuar që kërkojnë të ngjiten në......
Sa pagesa u realizuan përmes terminaleve POS? - Shtohet me 8% numri i pikave, por bizneset vazhdojnë të mos e përdorin
Numri i terminaleve POS në Shqipëri po rritet me një ritëm më të ngadaltë në muajt e fundit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në periudhën......
Sistem i integruar për shërbimet sociale - 226 milionë lekë për shërbime më efikase për qytetarët
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), ka shpallur hapjen e tenderit, për përmirësimin dhe integrimin e sistemeve të menaxhimit të......
Jo më naftë ruse! - Çekia, në rrugën e duhur për t'i dhënë fund furnizimeve nga korriku 2025
Republika Çeke pret të përfundojë konsumin e naftës ruse në korrik të vitit të ardhshëm pasi një përmirësim në një tubacion transalpin i lejon asaj të rrisë......
Bypass Sarandë, shpallet fituesi për projektimin - Segmenti rreth 3.5 km, duhet të lidhë Qafë Gjashtën me rrugën nacionale
Me një ofertë prej 29 mln lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompaninë fituese që do të kryejë studimin dhe projektimin e bypassit të......