Ndërtimi dhe tregtia udhëheqin rritjen e kredisë/ Huaja e re për biznesin u shty edhe nga akomodimi dhe shërbimi ushqimor

Kredia e re për biznesin ka vijuar rritjen edhe në muajt e parë të vitit 2026, duke konfirmuar se korporatat mbeten shtysa kryesore e zgjerimit të huadhënies në ekonomi. Sipas të dhënave të “Bankës së Shqipërisë, huaja e re për korporatat jofinanciare private arriti në 40.05 miliardë lekë në periudhën Janar-Shkurt, nga 37.31 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të një viti më parë, ose 7.3% më shumë.
Ritmi i rritjes është përshpejtuar në muajin shkurt. Gjatë këtij muaji, biznesi përfitoi 20.55 miliardë lekë kredi të re, kundrejt 17.75 miliardë lekëve në Shkurt 2025. Në terma vjetorë, kjo përkthehet në një rritje prej rreth 15.8%, duke treguar një kërkesë më të fortë për financim nga sektori privat.
Peshën më të madhe në huamarrjen e re e ka mbajtur tregtia me shumicë dhe pakicë, përfshirë riparimin e automjeteve, e cila ka tërhequr 18.82 miliardë lekë kredi në dy muajt e parë të vitit. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ky sektor ka shënuar rritje me 42.4% dhe përbën pothuajse gjysmën e huasë së re për biznesin.
Rritje e fortë është regjistruar edhe në ndërtim, ku kredia e re arriti në 5.55 miliardë lekë, ose 63.9% më shumë në terma vjetorë. Ecuri pozitive kanë shfaqur gjithashtu akomodimi dhe shërbimi ushqimor, me 2.61 miliardë lekë dhe rritje 25%, si edhe shërbimet administrative dhe mbështetëse, që u zgjeruan me 115.4%, duke arritur në 1.16 miliardë lekë. Rritje të ndjeshme pati edhe në shëndetësi, me 87.5% më shumë se një vit më parë.
Në kahun tjetër, një pjesë e degëve të ekonomisë kanë shfaqur tkurrje të ndjeshme të financimit. Industria nxjerrëse ra me 86.5%, transporti dhe magazinimi me 75.4%, aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 63.3%, ndërsa aktivitetet financiare dhe të sigurimit pothuajse u tkurrën plotësisht, me një rënie prej 98.2%. Edhe industria përpunuese, që mbetet një sektor i rëndësishëm për ekonominë, regjistroi rënie me 22.7% në krahasim me Janar-Shkurtin e vitit të kaluar.
Ndryshon trendi në tregun valutor – Rikuperojnë Dollari, Franga dhe Paundi
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të vlerës këtë mëngjes duke u forcuar nga një ditë më parë teksa është blerë sot me 83.2 lekë dhe është shitur me 84.2......
InfoSoft Systems sjell arkitekturën e plotë të Cloudflare Enterprise tek bizneset shqiptare.
Pse Pikërisht Cloudflare? Cloudflare është një infrastrukturë interneti dhe ky dallim nuk është semantik, është arkitekturë. Rrjeti i Cloudflare është ndër......
Porti i Durrësit, rritje 12% në përpunimin e mallrave - APD: Janë përmirësuar shërbimet dhe optimizuar proceset
Porti i Durrësit raporton një ecuri pozitive në përpunimin e mallrave gjatë fillimit të vitit 2026. Autoriteti Portual i Durrësit bën të ditur se, përgjatë......
Prezantohet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit - Hita: Siguria e qytetarit është detyrimi më i madh
Është prezantuar ditën e sotme Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor, Skënder Hita, i cili ka një karrierë 25-vjeçare me uniformën......
Apple feston 50-vjetorin/ Kompania aktualisht ka një vlerë tregu afërsisht 3.8 trilionë USD
Apple feston 50-vjetorin e saj më 1 prill 2026, duke shënuar pesë dekada që nga themelimi i saj nga Steve Jobs dhe Steve Wozniak në vitin 1976. Apple......
Marrëveshja tregtare BE-Australi/ Çfarë pritet të përfitojnë kompanitë?
Pas tetë vitesh negociata, 15 raunde bisedimesh dhe një negociate të pezulluar në vitin 2023, BE dhe Australia nënshkruan një marrëveshje të shumëpritur të......
1.5 mld euro për të forcuar industrinë e mbrojtjes - Komisioni Evropian miraton një paketë të re financimi
Komisioni Evropian miratoi kornizën për zbatimin e Programit Evropian të Industrisë së Mbrojtjes (EDIP), me një vlerë totale prej 1.5 miliardë euro, që synon......
Si po ndikon lufta në energji dhe tregti? - Analiza e FMN: Shqetësimet për çmimet e ushqimeve po rriten
Edhe pse lufta mund ta formësojë ekonominë globale në mënyra të ndryshme, të gjitha rrugët çojnë në çmime më të larta dhe rritje më të ngadaltë. Sipas një......


