Ndërtimi dhe informacioni “thithin” më shumë kredi/ Tregtia, tradicionalisht huamarrësi kryesor, shënoi një rënie prej 35%
Kreditimi i korporatave jofinanciare private vijoi tkurrjen edhe në gusht, duke rënë me 7.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe duke arritur në rreth 30.9 miliardë lekë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, dinamika e sektorëve paraqet kontraste të forta, me disa degë që shënojnë rritje të jashtëzakonshme dhe të tjera që kanë humbur pjesën më të madhe të financimeve.
Në kahun pozitiv, ndërtimi rezultoi sektori më i financuar i muajit, me huatë që arritën në afro 7.8 miliardë lekë, më shumë se dyfish krahasuar me gushtin e vitit të kaluar. Rritje të fuqishme shënoi edhe transporti dhe magazinimi, ku kreditimi u rrit gati 32 herë, duke u ngjitur në mbi 5.5 miliardë lekë.
Një performancë mbresëlënëse u regjistrua në informacionin dhe komunikacionin, me një rritje mbi 15 herë, ndërsa industria nxjerrëse trefishoi huamarrjen, duke arritur në rreth 409 milionë lekë. Pozitive ishte edhe ecuria e industrisë përpunuese, shërbimeve administrative, arsimit (gati 7 herë më shumë) dhe furnizimit me ujë e menaxhimit të mbetjeve, i cili u rrit dhjetëfish, edhe pse në shifra ende modeste.
Edhe aktivitetet e pasurive të paluajtshme dhe shërbimet e tjera panë rritje, respektivisht me 27% dhe 14%. Po ashtu, administrimi publik shënoi një rritje të ndjeshme nominale, megjithëse duke nisur nga një bazë minimale.
Nga ana tjetër, sektorë të rëndësishëm u tkurrën ndjeshëm. Energjia elektrike dhe furnizimi me gaz humbi rreth 90% të financimeve, duke zbritur nga mbi 10.7 miliardë lekë vitin e kaluar në vetëm 1.1 miliardë lekë këtë gusht. Tregtia, tradicionalisht huamarrësi kryesor, shënoi një rënie prej 35%, ndërsa akomodimi dhe shërbimi ushqimor ra me 34%.
Tkurrje të forta panë gjithashtu bujqësia (-52%), aktivitetet financiare (-91%), shëndetësia (-51%), si dhe arti e argëtimi, i cili u përgjysmua.
Në total, panorama e gushtit reflekton një zhvendosje të kredive drejt ndërtimit, transportit dhe teknologjisë, ndërsa sektorë të mëdhenj si tregtia patën rënie. Ky fragmentim pasqyron një ristrukturim të burimeve të financimit në ekonomi, me theks gjithnjë e më të madh tek degët dinamike dhe në rritje.

Gjermani, papunësia rritet mbi pritshmëritë - Tregu i punës nuk ofron stimujt e nevojshëm për rimëkëmbje
Papunësia në Gjermani u rrit më shumë se sa pritej në shtator, sipas të dhënave të zyrës së punës, ndërsa tregu i punës po përballet me vështirësi për t’u......

Si i ruajnë paratë shqiptarët në bankë? - BSH: Depozitat 1-mujore, “në ditët më të mira”. Rritje rekord me 7% në gusht
Pavarësisht se shumica e qytetarëve i kyçin kursimet e tyre në bankë për një kohë të gjatë, duket se së fundmi po shtohen edhe ata që i fusin paratë në......

Itali, të ardhurat tatimore në rritje - Inflacioni, zgjerimi i punësimit nxisin fitimet dhe ulin deficitin buxhetor
Të ardhurat tatimore të Italisë po rriten më shpejt se sa ishte parashikuar, falë zgjerimit të punësimit dhe inflacionit. Kjo tendencë po e ul deficitin......

30 shtatori, afati i fundit për programin e vetëpunësimit - Grante deri në 1 milion lekë për ide të reja biznesi
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive bën me dije, se deri më 30 shtator është afati i fundit për të gjithë punëkërkuesit e papunë me një ide të qartë......

Pensionet, rriten nga 1 Tetori - Indeksim në 2.5%, fondi total 1.14 miliardë lekë
Nga 1 Tetori të gjithë pensionistët në Shqipëri do të përfitojnë rritje të pensionit në nivelin 2.5 për qind mbi masën që përfitojnë aktualisht. Vendimi i......

Amazon paguan gjobën “rekord” - 2.5 miliardë dollarë për mashtrim të konsumatorëve
Amazon ka pranuar të paguajë 2.5 miliardë dollarë për të zgjidhur një padi të ngritur nga qeveria federale amerikane, që e akuzonte kompaninë se kishte......

Kosovë, importet arrijnë mbi 5 miliardë euro në 2025 - Oda Ekonomike: Vendi po importon inflacion bashkë me mallrat
Kosova po vazhdon të thellojë varësinë nga mallrat e importuara, duke e çuar deficitin tregtar në një nivel të lartë dhe shqetësues. Vendi ka importuar......

Integrimi i refugjatëve në tregun e punës - Qeveria greke synon të trajtojë mungesën e fuqisë punëtore
Refugjatët që kanë fituar të drejtën e azilit në Greqi së shpejti do të integrohen në tregun e punës, sipas një plani të ri të qeverisë që synon të zbusë......