Ndërtimi “çlirohet” nga presioni i çmimeve/ Kostot në sektor u rritën me vetëm 1.2% gjatë tremujorit të fundit të vitit 2024
Vitet e fundit, referuar të dhënave të marra në analizë nga “Scan Intel”, ndërtimi po luan një rol të rëndësishëm në ecurinë ekonomike të vendit teksa sipërfaqet e lejeve janë shtuar ndjeshëm, sidomos në kryeqytet, dhe tregu i pasurive të paluajtshme është zgjeruar. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se lejet e dhëna për ndërtim kanë arritur vlerën e 1 miliardë eurove në total në vitin 2024.
Por çfarë thonë shifrat për kostot e ndërtimit për tremujorin e katërt të vitit të kaluar?
Sipas INSTAT, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim, në tremujorin e fundit të vitit 2024 arriti 112.7 kundrejt tremujorit të katërt 2021 si periudha bazë. Ndryshimi vjetor i Indeksit të Kushtimit në Ndërtim në tremujorin e katërt 2024 është 1.2%, ndërkohë një vit më parë ky ndryshim ishte 4.1%. Kostot ngadalësuan rritjen jo vetëm në harkun kohor të një viti, por edhe krahasuar me tremujorin e tretë të këtij viti kur rritja e vlerësohej në 1.6%.
Rritja e Indeksit të Kushtimit në Ndërtim ka ardhur si pasojë e rritjes së shpenzimeve për paga dhe transportit. Konkretisht, në këtë tremujor rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime për paga” me 4.3%, pasuar nga grupet “Shpenzime transporti” me 2.3 %. Rritje po ashtu u regjistrua në grupin “Shpenzime makinerie” me 2.2%, “Kosto të tjera” me 2.0%, dhe “Shpenzime energjie” me 1.7%. Nga ana tjetër grupi “Shpenzime materiale” shënoi ulje me 0.8%.
Brenda grupit “Shpenzime materiale”, indeksi i nëngrupit “Materiale elektrike dhe komunikimi” shënoi uljen më të lartë prej 1.5%, pasuar nga grupet “Materiale ndërtimi” dhe “Materiale hidro-sanitare dhe ventilimi” përkatësisht me 0.7% secila.
Sondazh

AAPSK dyfishon të ardhurat nga administrimi i pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara në vitin 2024
Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka dyfishuar të ardhurat nga qiradhënia e pronave të sekuestruara dhe......

Shqipëri-Izrael/ Balluku: Nga 2 prilli, lidhje direkt përmes fluturimeve të ndërsjella!
Zëvendës kryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njoftoi sot se duke nisur nga data 2 prill, Shqipëria dhe......

BE u jep “frymëmarrje” prodhuesve të makinave - “Liron” objektivat e ndotjes, ndërsa shitjet e automjeteve elektrike bien
Prodhuesve evropianë të makinave do t'u jepen dy vjet shtesë për të përmbushur objektivin mjedisor të këtij viti, tha presidentja e Komisionit Evropian,......

Euro sërish në “vend numëro” - BSH: “Ngec” poshtë 100 lekëve. Rimëkëmbja e janarit, sa u shfaq në eksporte?
Që prej janarit, duket se kursi i këmbimit euro-lek nuk po shfaq më shenja përmirësimi. Por, si ka qenë konkretisht ecuria e tij në dy muajt e parë të......

Vendoset në karantinë një pulari - Gripi i shpendëve/ Ministria e Bujqësisë, apel 68 subjekteve të tjera
Ministria e Bujqësisë bën me dije se sëmundja e Influencës Aviare, tipi H5N1, apo e quajtur ndryshe gripi i shpendëve, është prezent në vendin tonë. Sipas......

Vjedhjet e energjisë bien me 6% - Përmirësohet niveli i humbjeve në rrjetin elektrik, rënie me 1.2%
Humbjet e energjisë elektrike në rrjet u ulën gjatë vitit 2024 në raport me një vit më parë. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave humbjet arritën......

Kush përjashtohet nga tatimet deri në 2029-ën? - Nga bizneset e vogla, tek hotelet me 4 dhe 5 yje
Një sërë sektorësh të ekonomisë do të vijojnë të përfitojnë nga lehtësitë fiskale të qeverisë deri në vitin 2029. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve......

Investime të reja për rrugët, urat e sigurinë publike - 10 milionë euro për parandalimin dhe menaxhimin e fatkeqësive natyrore
Është miratuar lista e projekteve fituese që do të realizohen gjatë vitit 2025 për parandalimin dhe menaxhimin e fatkeqësive natyrore. Vendimi është botuar......