Ndërmarrjet dyfishojnë “borxhet” për blerje pajisjesh/ Kredia e re në Prill zhvendoset drejt investimeve dhe zgjerimit të aktivitetit

Kredia e re për biznesin ka shënuar rritje të fortë në muajin prill, e mbështetur kryesisht nga financimi për pajisje, kapital qarkullues dhe pasuri të paluajtshme. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, korporatat jofinanciare private përfituan 25.5 miliardë lekë kredi të re në prill 2026, nga 20.5 miliardë lekë në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, me një rritje prej rreth 24.7%.
Rritja më e fortë është regjistruar te kreditë për blerje pajisjesh, të cilat arritën në rreth 4.35 miliardë lekë, nga 2.09 miliardë lekë një vit më parë. Kjo përkthehet në një zgjerim prej më shumë se dyfish, duke treguar se një pjesë e bizneseve po orientohen drejt investimeve për zgjerim apo modernizim të aktivitetit.
Edhe financimi për kapital qarkullues ka shënuar rritje të ndjeshme. Në prill 2026, kreditë për këtë qëllim arritën në rreth 5.72 miliardë lekë, nga 4.42 miliardë lekë në prill 2025, ose rreth 29% më shumë. Ky segment lidhet drejtpërdrejt me nevojat e përditshme të bizneseve për likuiditet dhe vijimësi të aktivitetit.
Ndërkohë, kreditë për pasuri të paluajtshme arritën në rreth 4.56 miliardë lekë, nga 4.11 miliardë lekë një vit më parë, duke shënuar një rritje prej afro 11%. Kjo tregon se investimet e lidhura me pronat dhe asetet afatgjata vijojnë të mbeten një drejtim i rëndësishëm i financimit për bizneset.
Pjesën më të madhe të kredisë së re vijojnë ta mbajnë overdraft-et, të cilat arritën në rreth 10.9 miliardë lekë, nga 9.85 miliardë lekë në prill 2025, me një rritje prej rreth 10.6%. Megjithatë, ritmi i tyre është më i ulët se ai i kredive për pajisje dhe kapital qarkullues.
Në tërësi, të dhënat tregojnë se rritja e kredisë për biznesin në prill nuk është mbështetur vetëm te financimi afatshkurtër, por edhe te segmentet që lidhen me investime dhe zgjerim aktiviteti. Kjo e bën strukturën e huadhënies më pozitive, pasi rritja nuk vjen thjesht nga nevoja për likuiditet, por edhe nga kërkesa për financim zhvillimor.
Kursimet “rikthehen” në banka në prill/ BSH: Depozitat u rritën lehtë në 1.5 trilionë lekë pas luhatjeve të muajve të parë të vitit
Prilli solli një rritje të lehtë të kursimeve në banka, pas luhatjeve të muajve të parë të vitit. Të dhënat tregojnë se shqiptarët kanë shtuar sërish......
Bordi i Transparencës përditëson çmimet e karburanteve/ Sa do të paguhet për naftën dhe benzinën?
Bordi i Transparencës në datë 28 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi se çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë......
Shqipëria ngjitet në renditjen e transparencës së shpenzimeve tatimore sipas GTETI 2026
Shqipëria ka përmirësuar pozicionimin e saj në renditjen e Global Tax Expenditures Transparency Index – GTETI v.2.1, një indeks ndërkombëtar që synon të masë......
Bizneset dominojnë huamarrjen/ Kredia e re në Prill arriti në 39 miliardë lekë me një zgjerim prej 19%
Sipas të dhënave të fundit nga “Banka e Shqipërisë”, totali i kredisë për ekonominë arriti në 968.2 miliardë lekë në prill të vitit 2026, nga 871.9 miliardë......
Sa tatim paguan shqiptarët nga pagat? 4-mujori, buxheti arkëtoi 284 milionë euro. Tejkalohet plani
Tatimi i paguar nga qytetarët shqiptarë nga të ardhurat personale që kanë krijuar gjatë këtij viti është rritur ndjeshëm. Në 4 muajt e parë të vitit,......
Sa paguajmë për sigurime në vit? Xprimm: Me mesatarisht 104 euro, shqiptarët renditen të fundit në rajon për shpenzimet
Shqiptarët janë populli që shpenzon më pak për të siguruar jetën, makinën apo pronën në krahasim me të gjithë popujt e tjerë të Evropës Qendrore dhe Lindore.......
Mbi 20 mln lekë investim në Dhërmi, Drimadhë dhe Palasë/ Drejt një sistemi të integruar ujësjellësi e kanalizimesh, hapen dy tendera
Shoqëria Rajonale Ujësjelles Kanalizime Vlorë Sh.A ka shpallur hapjen e garës për studim projektim furnizim me ujë i zonave bregdetare, Draleos, Drimadhës......
Modernizimi i Regjistrit Tregtar Shqiptar/ QKB forcon bashkëpunimin me InfoCamere në Itali
Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Biznesit, z. Etugert Llazi, si edhe drejtues të tjerë nga QKB dhe Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit......



