Mjetet e transportit “mundin” lëndët djegëse/ Regjistrojnë vlerën më të lartë të importit për 11-mujorin e vitit 2024
Shqipëria regjistron një defiçit tregtar të vazhdueshëm, ku importet tejkalojnë eksportet. Kjo situatë reflekton varësinë e vendit nga produktet e huaja për të plotësuar nevojat e brendshme, megjithëse eksportet kanë shënuar një rritje të qëndrueshme në vitet e fundit, duke kontribuar në përmirësimin e bilancit tregtar. Megjithatë, të dhënat për vitin 2024 nuk kanë qenë në favor të tregtisë së jashtme dhe në mënyrë specifike të eksporteve. Të ndikuara nga rënia e euros, eksportet shqiptare kanë regjistruar një rënie prej 14% përgjatë njëmbëdhjetë mujorit të vitit 2024.
Ndërkohë, nga ana tjetër, importet janë rritur me 2.0%, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar duke arritur në 816 miliardë lekë. Grupi që ka patur ndikimin më të lartë pozitiv në rritjen e importve ka qenë grupi “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 2.5 pikë përqindje.
“Scan Intel” ka marrë në analizë të dhënat e importit sipas kapitujve për të parë se çfarë kanë blerë më shumë shqiptarët në periudhën Janar-Nëntor të vitit 2024.
Në të njejtën periudhë të pesë viteve të fundit kapitulli që regjistronte vlerën më të lartë ka qenë “Lëndët djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e distilimit të tyre”. Të dhënat nga INSTAT bëjnë me dije se për njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2024 ky kapitull është spostuar në vend të dytë dhe regjistron një vlerë prej 77.8 miliardë lekësh.
Në vend të parë si kapitulli me vlerën më të lartë të importit nga muaji Janar deri në muajin Nëntor të vitit 2024 gjejmë mjetet e transportit me një vlerë prej gati 82 mld lekësh. Që nga viti 2019-të vlera për këtë kapitull është rritur ndjeshëm, ndërkohë në të njejtën periudhë të një viti më parë vlera regjistrohej në rreth 69 mld lekë. Pra, kemi një rritje me gati 13 miliardë lekë. Përgjatë muajve të vitit 2024 ky kapitull ka shënuar edhe rekord historik të vlerës së importit.
Por cili ka qenë vendi ku e kemi blerë këtë kapitull?
Gjermania, Koreja e Jugut, Italia dhe Kina përbëjnë gati 62% të totalit të importit për mjetet e transportit përgjatë njëmbëdhjetëmujorit të vitit 2024.
Sondazh
Pensionet me Italinë, miratohet projektligji nga Dhoma e Deputetëve - Trimçev: Lajm historik, tashmë hapi i radhës vazhdon në Senat
Projektligji C.1916, për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore midis Italisë dhe Shqipërisë, është miratuar nga Dhoma e Deputetëve. Pas 2 muaj ngërçi për këtë......
Shqiptarët “nuk i ndahen” parasë fizike - Të parët në rajon për pagesat në dorë dhe vlerën që qarkullon jashtë bankave
Në krahasim me vendet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria ka vlerën më të lartë të parave që qarkullojnë jashtë bankave, pra të përdorimit......
Ulja e çmimit të energjisë - Zbardhet relacioni, “pesha” e kostove do mbahet nga KESH
Ulja e çmimit për abonentët familjarë që konsumojnë deri në 700 kWh energji elektrike në muaj u argumentua me përmirësimin e situatës financiare të kompanive......
Prezantohet programi i ri për zhvillimin e pronave publike
Edi Rama: Nisur nga eksperiencat e Italisë dhe Spanjës që prej shumë e shumë vitesh kanë ngritur struktura të ngjashme me strukturën e korporatës Shqiptare......
Sa mbulohen dëmet nga kompanitë e sigurimit? - AMF: Numri rekord i aksidenteve rriti pagesat me 25.7%
Kompanitë e sigurimit kanë paguar gjithsej 7.7 miliardë lekë dëme në periudhën janar-nëntor 2024, ku pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket......
Energjia bërthamore, Rusia zgjeron dominimin - Mbi 10 impiante të reja do të ndërtohen jashtë territorit rus
Rusia po ndërton më shumë se 10 impiante bërthamore në shtete të tjera për të rritur ndikimin e saj global. Ndërkohë, qeveritë perëndimore po kërkojnë......
'Transformim epokal i sektorit energjitik që prej 2013’ - Rama: Ulja e parë në 35 vjet e çmimit për konsumatorët familjarë
Kjo është ulja e parë e tarifës së energjisë në 35 vitet e fundit, prej së cilës përfitojnë 1 milion konsumatorë. Ky është mesazhi që ka përcjellë......
Pensionet me Italinë, miratohet projektligji nga Dhoma e Deputetëve
Projektligji C.1916, për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore midis Italisë dhe Shqipërisë, është miratuar sot nga Dhoma e Deputetëve. Ky hap është rezultat i......