Mirëqenia në vend, më pranë bregdetit/ Durrësi dhe Vlora, qarqet me rritjen më të lartë të konsumit familjar
Sipas shifrave të analizuara nga “Scan Intel”, pas vitit 2021, konsumi në Shqipëri ka pësuar ndryshime të rëndësishme, të ndikuara nga faktorë të ndryshëm ekonomikë dhe socialë. Një nga faktorët kryesorë ka qenë rimëkëmbja ekonomike pas pandemisë COVID-19, e cila ka ndikuar në rritjen e konsumit të brendshëm dhe të jashtëm dhe sigurisht vrulli i sektorit të turizmit.
Shifrat zyrtare nxjerrin në pah të dhëna mjaft interesante. Një ndër to është edhe ajo që i referohet konsumit mujor të familjeve, dhe veçanërisht ndryshimi pas vitit 2021, sipas qarqeve. Ajo që bie në sy nga shifrat, është fakti se, Durrësi dhe Vlora janë dy qarqet me rritjen më të madhe të konsumit në tre vitet e fundit për të cilat disponohen të dhëna.
Në Durrës rritja fiksohet në 14.9%, ndërsa në Vlorë në 10.8%. Këto dy qarqe ndiqen në renditjen e qarqeve me rritjen më të lartë të konsumit nga Korça, Tirana dhe Lezha. Pra, ndër qarqet me rritjen më të lartë të konsumit, tre prej të tyre janë qarqe bregdetare dhe zënë thuajse të gjithë vijën bredgetare të vendin tonë. Po ashtu, një rritje të konsiderueshme ka patur edhe qarku i Shkodrës me 10.5%.
Sa i përket qarkut me rritjen më të ulët të konsumit, gjejmë Kukësin me 2.2%, pasuar nga Dibra me 3.4%.
Le të theksojmë këtu se sipas të dhënave të “Anketës së Buxhetit të Njësive Ekonomike Familjare” një ndër zërat që ka patur rritje vitet e fundit në strukturën e shpenzimeve ka qenë ai që lidhet me restorantet dhe hotelet.
Sondazh

Të dhënat e hapura, Komisioneri Dervishi: Rrisin transparencën dhe mirëqeverisjen, sjellin zhvillim dhe inovacion
Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në bashkëpunim me projektin e Bashkimit Evropian për Qeverisjen e Mirë......

Kthehen 6.1 milionë euro për profesionistët e lirë - Tatimet: Procesi nuk ka përfunduar. Çfarë duhet të bëjnë bizneset e pa rimbursuara?
Administrata tatimore u ka kthyer profesionistëve të lirë deri më tani 6.1 milionë euro, të cilat ishin paguar si këste paraprake të Tatimit mbi Fitimin e......

Mbrojtja e hapësirës detare në Shqipëri/ Vengu: Anijet e Rojës Bregdetare, rol kyç!
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ri solli sot në vëmendje rëndësinë e misionit të Forcës Detare, ndërsa ndau dëshmitë e kapitenëve Arjanit Demçe dhe Ilir......

Bilanci i SPAK për vitin 2024: 629 masa sigurimi për vitin 2024, 5.1 % për vepra korrupsioni!
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi sot se ka dhënë për vitin 2024 masa sigurimi për 629 persona në total, prej të......

Fondi i Klimës së Gjelbër, 687 mln USD investime - Të shpërndara në 42 vende, projektet përfshijnë edhe Ballkanin
Fondi i Klimës së Gjelbër, më i madhi në botë që ndihmon vendet në zhvillim të përballen me ndikimet e ndryshimeve klimatike, ka miratuar 686.8 milionë......

Ulen lehtë borxhet për faturat e OSHEE Stoku i detyrimeve të prapambetura arrin në 80.43 mld lekë
Borxhi total, që klientët kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përsoi rënie tejet të lehtë gjatë vitit 2024, në raport me vitin......

Zelensky: Jam i gatshëm të jap dorëheqjen si lider! Nëse kjo sjell paqen dhe anëtarësimin e Ukrainës në NATO
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ai ishte "gati" të jepte dorëheqjen si lider nëse kjo do të thoshte se kjo do të sillte në vendin e tij, duke......

40% e forcës punëtore të Shqipërisë punon jashtë - Raporti: Vendi është gjithashtu tranzit për afganët, sirianët dhe pakistanezët
Rreth 40% e forcës punëtore të Shqipërisë punon jashtë vendit. Kështu thotë raporti më i fundit i Organizatës Botërore të Migracionit, i cili thekson se për......