Analiza Postuar më 9 Dhjetor 2025, 12:38

Çmimet "zbuten" në nëntor/ Inflacioni në 2.1%, por qiraja vijon të jetë ndjeshëm më lart se mesatarja

Nga Xhorxhina Deda

Çmimet "zbuten" në nëntor/ Inflacioni në 2.1%,

Më pak duket se na kanë kushtuar mallrat dhe shërbimet në vend për muajin Nëntor sipas të dhënave të INSTAT. Nisur nga shifrat, ndryshimi vjetor i Indeksit të Çmimeve të Konsumit ishte 2.1%, pak më i lartë se një vit më parë kur ishte 2.0%, por më i ulët se në Tetor. Ndryshimi mujor, krahasuar me Tetorin 2025, shënoi një rënie të lehtë prej 0.2%.

Rritja vjetore e çmimeve është ndikuar kryesisht nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, që kontribuoi me 0.81 pikë përqindje. Pas tij, grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” solli një ndikim prej 0.51 pikë përqindje. Kontribut pozitiv dhanë gjithashtu grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë”, “Pije alkoolike dhe duhan”, dhe “Hotele, kafene dhe restorante”. Ndikime më të vogla kanë pasur grupet e tjera, si shërbimi arsimor, argëtim dhe kulturë, transporti, komunikimi, si dhe veshje, këpucë dhe shëndeti.

Në krahasim me Nëntorin 2024, grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” shënoi edhe rritjen më të madhe vjetore me 4.0%, ndërsa pijet alkoolike dhe duhani u rritën me 2.9%, dhe mobiljet dhe pajisjet e shtëpisë me 2.8%. Në sektorin e ushqimeve, rritje të ndjeshme panë qumështi, djathi dhe vezët me 4.9%, vajrat dhe yndyrnat me 4.6%, peshku me 3.3% dhe mishi me 2.9%.

Analiza e ndryshimeve tregon qartë se kostot e strehimit dhe energjisë mbeten faktorët kryesorë që ndikojnë në çmimet e konsumit në Shqipëri, duke ndikuar direkt në buxhetin familjar dhe në shpenzimet e përditshme.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat