Analiza Postuar më 19 Dhjetor 2024, 10:30

Çmimet në Shqipëri rriten edhe sipas Eurostat/ Inflacioni i Nëntorit vlerësohet në 2.4%, 1 pikë poshtë BE-së

Nga Xhorxhina Deda

Çmimet në Shqipëri rriten edhe sipas Eurostat/ Inflacioni i

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Nëntor të vitit 2024 regjistrohet në 2.4%. Nga të dhënat rikujtojmë se inflacioni po për të njejtin muaj të këtij viti sipas metodologjisë së ‘INSTAT’ është 2%. Në të dyja rastet inflacioni përllogaritet nga i njëjti institucion, por ka diferenca të vogla për shkak të peshës që i jepet secilit grup në normën e inflacionit. Edhe në rastin e matjes sipas metodës europiane shohim se çmimet në Nëntor janë më të larta se një muaj më parë, kjo si pasojë e ndikimit të festave.

Krahasuar me vendet e tjera të Europës, Shqipëria renditet një pozicion larg kufirit mesatar të Bashkimit Europian. Këtë e pohojnë edhe shifrat e këtij treguesi për muajin Nëntor, ku rezulton se mesatarja e rritjes së çmimeve në Europë për të njëjtin muaj regjistrohet në 2.5%.

Ndërkohë, nga ana tjetër, vendet me normën më të lartë të çmimeve në Europë janë Maqedonia e Veriut me 5.6%, Rumania me 5.4%, Belgjika me 4.8% dhe Serbia me 4.4%. Pra, në nivel rajoni, më mirë së Shqipëria paraqitet vetëm Mali i Zi me një normë të rritjes së çmimeve deri në 2.3%. Të dhënat tregojnë se në pjesën më të madhe të vendeve të marra në analizë kemi një rritje të normës së inflacionit.

Nëse i referohemi grupeve kryesore, rritja më e madhe e çmimeve prej 4.1% vërehet në grupin “Pije alkoolike dhe duhan”, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 3.9%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 3.5%, “Veshje dhe këpucë” me 3.4%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3.2%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 3.0%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2.1%, “Shërbimi arsimor” me 1.6%, “Shëndeti” me 1.5%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1.1%, “Komunikimi” me 0.8%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 3.0%.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat