Analiza Postuar më 13 Shkurt 2025, 11:50

Çmimet, mishi dhe bulmeti "parakalojnë" zarzavatet/ Inflacioni e nis vitin me rënie. Zbret në 1.9% në Janar

Nga Xhorxhina Deda

Çmimet, mishi dhe bulmeti "parakalojnë" zarzavatet/

Inflacioni në Shqipëri e ka nisur vitin me rënie, paçka se modeste, duke zbritur në 1.9%, nga 2.1% që ishte në muajin dhjetor dhe 3.4% që regjistrohej ndryshimi në Janarin e vitit të kaluar.

Nëse flasim për kontributin e grupeve kryesore, të dhënat flasin për një situatë të pandryshuar, ku me ndikim negativ gjejmë vetëm transportin me 0.15 pikë përqindje. Rritja vjetore e çmimeve në muajin Janar është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0.91 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0.29 pikë përqindje. Gjithashtu, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” ndikuan me 0.19 pikë përqindje, çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.18 pikë përqindje dhe çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0.12 pikë përqindje secili.

Nëse kalojmë tek ndryshimet vjetore të grupeve shohim se krahasuar me muajin Janar 2024, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 5.7%, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 3.9% secili, “Veshje dhe këpucë” me 3.3%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2.6% dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 1.7%.me rritje po ashtu u paraqitën grupet “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1.6%, “Komunikimi” me 1.2%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “Shëndeti” dhe “Shërbimi arsimor” me 0.9% secili. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 2.5%.

"Scan Intel" e ka përqëndruar analizën vetëm në grupin e ushqimeve për të parë se si e kanë filluar vitin çmimet. Përgjatë vitit që lamë pas çmimet më të larta regjistroheshin për grupin e zarzavateve që ka udhëhequr rritjen e përgjithshme të këtij grupi. Shifrat e janarit tregojnë se inflacionin më të lartë e regjistrojnë nëngrupet “mish” me një rritje me 4.0%, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 3.3%, “zarzavate përfshirë patatet” me 3.0% dhe “peshk” me 2.0%.

 

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......