Çmimet e prodhimit zbuten, importi ngadalëson rënien/ Energjia vijon të jetë faktori kyesor në rritjen e kostove të prodhimit

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, dy tregues kryesorë, Indeksi i Çmimit të Prodhimit dhe Indeksi i Çmimit të Importit, janë luhatur në drejtime të kundërta. Ndërsa prodhuesit përballen me rritjen e vazhdueshme të kostove të prodhimit, importuesit kanë përjetuar një ulje të çmimeve. Konkretisht, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit ka shënuar një rritje prej 0.4% në tremujorin e parë të vitit aktual, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërsa, Indeksi i Çmimeve të Importit shënoi ulje me 0.4%.
Nëse e analizojmë këtë ndryshim me të njetën periudhë të vitit të kaluar shohim se cmimet e prodhimit janë zbutur, ndërkohë çmimet e importit kanë ngadalësuar rënien.
“Scan Intel” ka analizuar shifrat për të kuptuar sesi varion rritja dhe cilët janë zërat që e shkaktojnë atë në drejtim të çmimeve të prodhimit. Krahasuar me tremujorin e parë 2024, rritja më e lartë vjetore u shënua në seksionin "Energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar " me 1.0%, e ndjekur nga seksionet “Industria nxjerrëse” 0.7% dhe “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” 0.5%. Industria përpunuese shënoi një rritje me vetëm 0.03%, me rritje të ndjeshme në mobilje,farmaceutikë dhe mjete transporti.
Por, nga ana tjetër, si paraqiten çmimet e importit të kategorizuara sipas seksionit? Gjatë tremujorit të parë të vitit 2025 çmimet e importit të produkteve në seksionin “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” shënuan ulje me 5.5%, pasuar nga seksionet “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 1.2% dhe“Industria përpunuese” me 0.1%. Brenda seksionit “Industria përpunuese” ulja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e aktiviteteve “Konfeksionimi i veshjeve’’ me 2.1%, pasuar nga “Metalurgjia” me 1.4%, etj. Nga ana tjetër “Industria nxjerrëse” shënoi një rritje me 0.6%.
Live TV
Veto integrimit në BE/ Shtetet anëtare po e shtojnë “veton” për pranimin e vendeve kandidate
Zgjerimi i fundit i Bashkimit Evropian ndodhi më shumë se një dekadë më parë, kur Kroacia iu bashkua BE-së në vitin 2013. Tani, kjo mund të ndodhë sërish së......
Trump “çliron” Rusinë/ Presidenti amerikan nënshkruan urdhërin që heq paketën e sanksioneve
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të hequr dorë nga një paketë e re sanksionesh dhe tarifash ndaj Rusisë pak para se të......
Nafta 110 dollarë për fuçi/ Çmimi më i lartë që nga maji, shkak frika e konfliktit në Lindjen e Mesme
Çmimet ndërkombëtare të naftës dhe gazit natyror u rikthyen në një trajektore të konsiderueshme rritëse, duke e mbyllur javën me presione të forta të......
Kujdesi për të moshuarit/ OBSH: Mungojnë programet kombëtare të trajnimit
Shqipëria nuk ka programe kombëtare për trajnimin e kujdestarëve formalë të të moshuarve, ndërsa mungojnë të dhënat për numrin e punonjësve dhe mbulimin me......

