Mes qëndrimit dhe largimit, si renditet Shqipëria? Barometri i Ballkanit 2025: Preferojmë më shumë vendet e Bashkimit Europian

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut renditen ndër vendet e Ballkanit Perëndimor me përqindjen më të ulët të qytetarëve që nuk do të largoheshin nga vendi edhe nëse do të kishin mundësi, sipas Anketës së Opinionit Publik të Barometrit të Ballkanit 2025. Vetëm 56% e shqiptarëve deklarojnë se nuk do të emigronin, një nivel më i ulët se mesatarja rajonale dhe më i dobët se ai i shumicës së vendeve të rajonit.
Në nivel rajonal, 59% e qytetarëve thonë se nuk do të largoheshin nga vendi i tyre. Në Kosovë kjo përqindje arrin në 64%, ndërsa në Bosnje Hercegovinë në 62%. Mali i Zi dhe Serbia regjistrojnë të dyja nga 59%, ndërsa vetëm Maqedonia e Veriut shënon një rezultat më të ulët se Shqipëria, me 53% të qytetarëve që preferojnë të qëndrojnë.
Të dhënat tregojnë se në Shqipëri, 44% e qytetarëve do të ishin të gatshëm të jetonin ose të punonin jashtë vendit, përfshirë 18% që deklarojnë se do të largoheshin përgjithmonë nëse do të kishin mundësi. Këto shifra e pozicionojnë Shqipërinë mes vendeve më të ekspozuara ndaj emigracionit në Ballkanin Perëndimor.
Sa i përket destinacioneve të preferuara, Bashkimi Europian mbetet zgjedhja kryesore absolute për shqiptarët. Rreth 78% e atyre që do të emigronin do të zgjidhnin një vend të BE-së, ndërsa 16% do të preferonin Shtetet e Bashkuara. Tendenca është e njëjtë edhe në vendet e tjera të rajonit, duke reflektuar rolin qendror të BE-së si destinacion ekonomik dhe social.
Rezultatet e Barometrit sugjerojnë se, ndonëse shumica e qytetarëve në rajon ende preferojnë të qëndrojnë në vendet e tyre, Shqipëria përballet me një nivel më të lartë pasigurie dhe mungesë perspektive krahasuar me fqinjët.
Cilësia e furnizimit me energji - Shoqata e Furnizuesve, propozime për rregulloren e nxjerrë në konsultim
Shoqata Shqiptare e Furnizuesve të Energjisë Elektrike (AAES) ka paraqitur pranë Entit Rregullator të Energjisë një paketë propozimesh për ndryshime në......
Vala e falimentimeve në Gjermani nuk ndalet/ 9-mujori 2025 arrin nivelin më të lartë në 11 vite
Numri i falimentimeve të korporatave në Gjermani në 9 muajt e parë të këtij viti arriti nivelin më të lartë në 11 vite. Një anketë e Dhomës Gjermane të......
Interesat bankare, kush përfitoi më shumë këtë vit? - BSH: Depozitat afatgjata, më të favorshmet. Normat e atyre në euro, më pak tërheqëse
Në vetëm një muaj, nga 7 tetori kur nisi zyrtarisht zbatimi i SEPA-s dhe deri në 31 tetor, ka pasur një “boom” të parave që janë dërguar në Shqipëri përmes......
EKSKLUZIVE/ 600 mln euro transferta me SEPA në tetor - Tejkalohen pritshmëritë. Brumbulli: Kursimet për qytetarët mund të arrijnë deri 70 mln euro
Në vetëm një muaj, nga 7 tetori kur nisi zyrtarisht zbatimi i SEPA-s dhe deri në 31 tetor, ka pasur një “boom” të parave që janë dërguar në Shqipëri përmes......
Rafael Grossi, kandidat për kreun e OKB - Argjentinasi kritikon organizatën dhe shpalos vizionin e tij
Argjentina prezantoi zyrtarisht Rafael Grossi-n, Drejtorin aktual të Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), si kandidatin e saj......
Regjistrohen mbi 18 mijë automjete të reja në 9 muaj - DPSHTRR: Hap i rëndësishëm drejt mbrojtjes së mjedisit
Në rrugët e vendit po shtohen gjithnjë e më shumë automjete të gjeneratës së fundit, duke reflektuar një trend pozitiv drejt modernizimit të flotës......
Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan ka vijuar edhe sot rënien duke humbur sërish pikë sikurse edhe një ditë më parë teksa është blerë këtë të martë me 81.4 lekë dhe është......
BERZH-KfW mbështesin tranzicionin e gjelbër - Financojnë 87 mln euro për central diellor në Maqedoninë e Veriut
BERZH dhe KfW po financojnë së bashku 87 milionë euro për një central diellor në Maqedoninë e Veriut. Bitola 3 me fuqi të instaluar 134 MW do të shmangë......





