Analiza Postuar më 26 Prill 2025, 10:12

Më shumë udhëtime jashtë sesa turistë që vijnë/ Shqipëria përballet me bilanc negativ lëvizjesh në tre muajt e parë të 2025

Nga SCAN TV

Më shumë udhëtime jashtë sesa turistë që

Në tre muajt e parë të këtij viti, Shqipëria po përballet me një dinamikë të re të lëvizjes së popullsisë, më shumë shqiptarë po dalin jashtë territorit sesa të huaj hyjnë në vend.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, gjatë periudhës Janar-Mars 2025, në territorin shqiptar kanë hyrë 1.6 milionë shtetas të huaj, ndërsa kanë dalë 1.8 milionë shtetas shqiptarë. Kjo do të thotë se bilanci i lëvizjeve është negativ, me mbi 257 mijë persona më shumë që kanë dalë nga vendi sesa kanë hyrë.

Vetëm për muajin Mars të vitit 2025, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri ishte 549 mijë, duke shënuar një rënie me 2.7% krahasuar me marsin e vitit të kaluar. Ndërkohë, 621,777 shqiptarë janë regjistruar si larguar nga vendi, një rritje me 2.9% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Pra, në tre muaj, Shqipëria ka “humbur” mbi 257 mijë persona më shumë sesa ka “fituar”, nëse flasim edhe në aspektin e shpenzimeve që sjellin turistët.

Pavarësisht se në tre muaj numri i të huajve që kanë hyrë në vendin tonë është rritur me 5.9% të dhënat tregojnë se muaji Mars e ka ngadalësuar ndjeshëm këtë shifër. Këto shifra përforcojnë edhe trendin e emigracionit, në një kohë kur edhe hyrjet e të huajve, kryesisht turistë dhe vizitorë, kanë filluar të ngadalësohen.

Ndërkohë, nga ana tjetër, edhe shumë shqiptarë po pushojnë jashtë vendit gjithmonë e më shumë. Muajt e fundit duket sikur kjo shifër po shtrihet përgjatë gjithë vitit.

Nëse analizojmë hyrjet dhe daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj sipas mënyrës të udhëtimit shohim se rrugët tokësore janë të preferuarat, pasuar nga udhëtimet përmes rrugëve ajrore.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat