Më shumë agrume në Shqipëri/ Prodhimi ka ndjekur një trend rritës 5 vitet e fundit
Prodhimi i agrumeve në Shqipëri ka shënuar një rritje të vazhdueshme gjatë viteve të fundit. Të dhënat për periudhën 2021–2025 tregojnë se prodhimi I mandarinave, portokalleve dhe limonëve ka ardhur në rritje pothuajse çdo vit, duke forcuar peshën e tyre në prodhimin bujqësor.
Sipas të dhënave të INSTAT në krye të prodhimit të agrumeve vijojnë të jenë mandarinat. Në vitin 2021 u prodhuan afro 32.8 mijë ton mandarina, ndërsa një vit më pas prodhimi u rrit në 35.1 mijë ton. Rritja vazhdoi edhe në vitin 2023, kur prodhimi arriti në 36 mijë ton. Në vitin 2025 u regjistrua niveli më i lartë i periudhës, me afro 37.5 mijë ton mandarina.
Në harkun e pesë viteve, prodhimi i mandarinave është rritur me rreth 4,700 ton, ose afërsisht 14.4%. Edhe pse ritmi i rritjes nuk ka qenë i njëjtë çdo vit, të dhënat tregojnë një prirje të qartë pozitive.
Pas mandarinave renditen portokallet, të cilat gjithashtu kanë shënuar një rritje të qëndrueshme. Në vitin 2021 prodhimi ishte 12.7 mijë ton, ndërsa në vitin 2022 u rrit në 14 mijë tonë. Ndërkohë në vitin 2025, prodhimi u ngjit në 15.4 mijë tonë, duke shënuar nivelin më të lartë të periudhës.
Në total, prodhimi i portokalleve është rritur me rreth 2,700 ton krahasuar me vitin 2021, ose rreth 21%. Rritjen më të madhe në përqindje e kanë shënuar limonët. Në vitin 2021 prodhimi i tyre ishte 4.911 ton, ndërsa në vitin 2025 prodhimi arriti në 6,438 ton.
Kështu, në vetëm pesë vite, prodhimi i limonëve është rritur me më shumë se 1,500 ton, duke shënuar një rritje prej rreth 31%. Kjo është rritja më e lartë në përqindje mes tre kategorive të agrumeve.
Në përgjithësi, të dhënat për periudhën 2021–2025 japin një panoramë pozitive për prodhimin e agrumeve në vend, me rritje të njëpasnjëshme dhe nivele rekord të prodhimit në vitin 2025 për të tre kategoritë.
Interesi për licenca në prodhimin e energjisë - ERE: 22 procedura në proces, kryesojnë centralet diellore
Interesi për investimet në prodhimin e energjisë elektrike reflektohet edhe në numrin e aplikimeve që presin një vendimmarrje nga Enti Rregullator i......
Punësimi i të huajve, miratimi brenda 1 dite - Punëdhënësi duhet të deklarojë pagën dhe kushtet e punës
Nga 10 ditë në vetëm një ditë pune. Ky është afati i ri që Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive do të ketë në dispozicion për të dhënë miratimin për......
Sa mjaltë prodhon Shqipëria? - 58 mijë koshere më shumë, rritet sasia në treg
Prodhimi i mjaltit në vend po rritet ndjeshëm nga viti në vit, duke dhënë shenjat e një sektori që po zgjerohet, ku efekt kanë dhënë edhe masat e......
Shqipëria, e dyta në Europë për rritjen e fluturimeve/ Aktiviteti ajror u rrit me 28.6% në korrik, ndërsa vendi kryeson rajonin
Turizmi shqiptar ka vijuar të marrë një hov të fortë vitet e fundit, duke e kthyer vendin në një prej destinacioneve më të kërkuara në rajon. Kjo rritje e......
Nëntë vatra zjarri aktive në vend – MM: Situata më problematike në Gojan–Gjegjan
Njëzet vatra zjarri janë evidentuar në territorin e vendit gjatë 24 orëve të fundit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, 9 prej tyre vijojnë të jenë aktive,......
Rënie e përgjithshme në tregun valutor – Dobësohen valutat kryesore
Dollari amerikan është karakterizuar përgjatë kësaj jave nga një rënie e vazhdueshme e vlerës duke e mbyllur atë negativisht teksa ka humbur pikë edhe sot......
Tregu i energjisë, më shumë rol për konsumatorët - Raporti: Nevojitet avancim me komunitetet e energjisë dhe fleksibilitetin
Fuqizimi i konsumatorëve dhe krijimi i mekanizmave që u mundësojnë atyre të marrin një rol aktiv në tregun e energjisë mbeten ndër sfidat për vendet e......
Mbi 1,700 biznese mbrojnë markën tregtare - Rritet ndërgjegjësimi, më shumë aplikime edhe për ripërtëritje
Mbi 1,700 biznese janë pajisur me certifikatë të regjistrimit për markën tregtare, me qëllim që të mos lejojnë imitime dhe abuzime në kurriz të investimit që......

