Më pak leje ndërtimi, por vlera e investimit rritet me 47.6%/ Tirana vijon të mbetet “vatra ” e projekteve ndërtimore

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2025, sektori i ndërtimit në Shqipëri ka shënuar një rënie të në numrin e lejeve për ndërtesa të reja, por njëkohësisht është regjistruar një rritje domethënëse në vlerën e investimeve të miratuara. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se janë dhënë gjithsej 258 leje ndërtimi, një ulje prej 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur u miratuan 311 leje.
Edhe sipërfaqja e parashikuar për ndërtim ka pësuar një tkurrje, duke zbritur në 335,137 m², ose 6.3% më pak se tremujori i parë i vitit 2024 (357,585 m²). Megjithatë, kjo tendencë nuk është reflektuar në aspektin financiar: vlera e projekteve ndërtimore – që përfshin si ndërtesat për banim ashtu edhe ato jo-rezidente dhe punimet inxhinierike – ka arritur në 20.1 miliardë lekë, duke shënuar një rritje domethënëse prej 47.6%nga 13.6 miliardë lekë një vit më parë.
Ndërtesat për banim dominojnë me 188 leje, dhe një sipërfaqe ndërtimi prej rreth 215 mijë m².
Ndërtesat jo-rezidente, si hotele, qendra tregtare dhe njësi industriale, përbëjnë pjesën tjetër me 70 leje dhe një sipërfaqe totale prej 119,719 m².Ndërsa ndërtimet inxhinierike paraqiten me një vlerë pak më të ulët .
Tirana vijon të mbetet epiqendra e aktivitetit ndërtimor, duke kontribuar me 72 leje të reja ndërtimi dhe një sipërfaqe prej 201,237 m², ndonëse edhe në këtë qark është shënuar një rënie krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Ndërkohë, qarqet Durrës, Vlorë dhe Fier kanë shfaqur rritje domethënëse në vlerën e projekteve ndërtimore, çka sinjalizon zhvendosjen graduale të interesit të investitorëve edhe përtej kryeqytetit, duke reflektuar potencial për zhvillim ekonomik rajonal dhe diversifikim të tregut të ndërtimit.
Live TV
Nafta: Rritje e re e çmimeve, shkon 103 dollarë për fuçi, mesazhi i Trump shqetëson tregjet
Nafta Brent po lëviz mbi 103 dollarë për fuçi, ndërsa fokusi mbetet te sanksionet ndaj Iranit, Ngushtica e Hormuzit dhe rrjedha e rrjedhave të naftës. Çmimet......
Greqi, kryeministri Mitsotakis: Do të ndërhyjmë çdo 15 ditë për “stuhinë” energjetike
Në fillim të mbledhjes së qeverisw, kryeministri Mitsotakis tha se ndërhyrjet - masat mbështetëse për karburantin do të vlerësohen çdo 15 ditë. Ai foli......
Begaj - Von der Leyen: SEPA dhe Eu4schools, shembuj të prekshëm të bashkëpunimit me BE
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti pasdite në takim Presidenten e Komisionit Evropian, znj. Ursula von der Leyen. Biseda u fokusua mbi procesin e......
Doha, AIIB riafirmon angazhimin për të mbyllur hendekun global të financimit të infrastrukturës
Takimi i 11-të vjetor i AIIB-së sjell në Doha politikëbërës, investitorë dhe udhëheqës biznesi nga e gjithë bota për të eksploruar se si teknologjia,......

