Më pak doktorë shkencash në Shqipëri/ Artet dhe shkencat humane nxjerrrin më shumë të diplomuar

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga INSTAT, gjatë vitit akademik 2023–2024 janë diplomuar gjithsej 31 studentë në ciklin e studimeve doktorale. Prej tyre, 17 ishin femra dhe 14 meshkuj, që përkthehet përkatësisht në 54.8% dhe 45.2%. Edhe pse numri i përgjithshëm është i ulët, vërehet një dominim i lehtë i femrave në këtë nivel të lartë të arsimit.
Në lidhje me fushat e studimit që u zgjodh më shpesh për doktoraturë, në krye qëndron fusha e Arteve dhe Shkencave Humane, e cila përfshin rreth 29% të diplomimeve. Menjëherë pas saj vijnë fushat e “Biznesit, Administrimit dhe Ligjit”, si dhe “Shëndeti dhe mirëqenia”, me nga 22.5% secila. Ndërkohë, përqindjet më të ulëta i përkasin fushave të “Shkencave Sociale, Gazetarisë dhe Informacionit”, së bashku me “Inxhinierinë, prodhimin dhe ndërtimin”, të cilat përfaqësohen me rreth 13% të totalit të diplomimeve.
Një analizë e publikuar nga “Scan Intel” nxjerr në pah një prirje shqetësuese: diplomimet në këtë cikël studimesh janë në rënie të ndjeshme gjatë viteve të fundit. Vetëm një vit më parë, në vitin akademik 2022–2023, numri i të diplomuarve ishte 116, ndërsa në vitin 2021–2022 arriti në 269. Krahasuar me vitin e kaluar, kjo përbën një rënie drastike prej 73%, ndërkohë që ulja është edhe më e theksuar në raport me dy vite më parë.
Sa i përket ndarjes gjinore, në vitin shkollor 2022–2023 diferenca mes femrave dhe meshkujve ishte minimale, 50.86% e të diplomuarve ishin femra dhe 49.14% meshkuj. Ndërsa në vitin shkollor 2021–2022 femrat përbënin një shumicë më të theksuar me 63.94%, përkundër 36.06% të meshkujve.
Këto të dhëna tregojnë jo vetëm një rënie të interesit për doktoraturat, por edhe një prani gjithnjë e më të dukshme të femrave në këtë nivel të lartë të arsimit, çka mund të reflektojë ndryshimet kulturore dhe sociale në qasjen ndaj edukimit të avancuar në Shqipëri. Vlen të theksohet se rënia e këtij numri mund të përfaqësohet edhe nga emigrimi i popullsisë por edhe zgjedhja personale për ta ndjekur këtë fushë studimi në universitetet jashtë vendit.
Më të vizituarat
Praktikat e punës, Salla: 85 të rinj i bashkohen Ministrisë së Bujqësisë dhe institucioneve vartëse
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, bëri të ditur se 85 të rinj janë pranuar këtë vit në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe......
Trump nënshkruan marrëveshjen e sigurisë me Groenlandën, SHBA zgjeron praninë ushtarake
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar një marrëveshje të re sigurie për Groenlandën me Danimarkën dhe territorin ishullor. Trump, kryeministrja......
Bisedimet e BE-së për buxhetin, negociatat kanë ngecur, rreziku për bllokim mbetet i lartë
Ministrat e çështjeve evropiane u takuan në Bruksel të martën për një raund tjetër negociatash mbi buxhetin e ardhshëm shtatëvjeçar të BE-së. Pavarësisht një......
New York, Albin Kurti takon shefen e FMN-së: Kosova po shënon rritje ekonomike 4-5%
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në New York në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-të të Asamblesë së......
OKB, Presidenti Trump falënderon Shqipërinë dhe Kosovën për angazhimin e trupave në Gaza
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka falënderuar Shqipërinë dhe Kosovën për angazhimin e trupave në misionin paqeruajtës në Gaza,......