Me kë fiton dhe me kë humbet Shqipëria nga tregtia/ Partnerët që peshojnë më shumë në bilanc. Nga Kosova, deri tek Kina

Të dhënat e tregtisë së jashtme për vitin 2025 tregojnë qartë se marrëdhëniet tregtare të Shqipërisë me botën janë shumë të pabarabarta. Me disa vende, Shqipëria arrin të eksportojë më shumë sesa importon, ndërsa me të tjerat diferenca shkon në dhjetëra miliarda lekë në disfavor të saj.
Në krye të listës së vendeve me të cilat Shqipëria ka suficit tregtar qëndron Kosova, me mbi 17.5 miliardë lekë më shumë eksporte sesa importe. Pas Kosovës renditen Sllovakia dhe Mali i Zi, me suficite tregtare rreth 5 miliardë lekë secili. Në këto raste, suficiti lidhet kryesisht me eksporte të përqendruara në disa kategori të veçanta mallrash, si energjia dhe produktet industriale.
Në listën e vendeve me bilanc pozitiv hyjnë gjithashtu Spanja, Malta, Bosnje Hercegovina, Moldavia dhe Letonia, duke treguar se eksportet shqiptare arrijnë të jenë konkurruese në disa tregje të BE-së dhe të rajonit.
Deficitet më të mëdha: Kina, Turqia dhe partnerët kryesorë europianë
Në anën tjetër, Kina është vendi me të cilin Shqipëria ka deficitin më të madh tregtar, me mbi 107 miliardë lekë më shumë importe sesa eksporte gjatë vitit 2025. Mallrat kineze mbeten dominuese në tregun shqiptar, nga pajisjet elektrike deri te produktet e konsumit të përditshëm.
Turqia renditet e dyta, me një deficit mbi 80 miliardë lekë, ndërsa Greqia dhe Italia, dy partnerë tradicionalë të Shqipërisë, shfaqin gjithashtu diferenca të mëdha negative. Me këto vende, Shqipëria importon kryesisht produkte ushqimore, industriale dhe mallra për ndërtim, ndërsa eksportet mbeten dukshëm më të ulëta.
Lista e vendeve me deficit të lartë përfshin edhe Gjermaninë, Serbinë, Shtetet e Bashkuara dhe Poloninë, duke reflektuar peshën e madhe që kanë këto ekonomi në furnizimin e tregut shqiptar.
Një element që bie në sy në të dhënat e vitit 2025 janë edhe suficitet tregtare me vende të vogla ose më pak të zakonshme në hartën e tregtisë shqiptare. Shqipëria rezulton të eksportojë më shumë sesa importon edhe drejt tregjeve si El Salvadori, Nigeria, Libani, Iraku, Kazakistani, Senegali, Belize, Ruanda apo disa territore të vogla ishullore, ku vëllimi total i tregtisë nuk është i lartë, por bilanci mbetet pozitiv.
Rivlerësimi i pasurive, kur nis procesi? - Udhëzimi, afat deri më 5 shkurt. Përfitojnë 500 mijë familje
Ligji që u jep të drejtën qytetarëve dhe bizneseve që të rivlerësojnë pasuritë e tyre të paluajtshme me një normë tatimore prej 5% hyn zyrtarisht në fuqi më......
Dëborë në veri dhe juglindje të vendit - ARRSH: Drejtuesit e automjeteve të pajisen me goma dimërore
Gjatë orëve të natës, territori i vendit është përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar, ndërsa në zonat veriore dhe juglindore kanë nisur reshjet e......
Rreth 9 mijë kompani ndërtimi në “shënjestër” të tatimeve - 7 detyrimet ligjore që i penalizojnë. Nga pagat, tek faturat dhe kontratat e ambienteve
Plani sektorial i ndërtimit i cili ka nisur të vendoset në zbatim nga administrata tatimore, synon uljen e informalitetit dhe rritjen e transparencës në sektor......
“Ekonomia evropiane ka nevojë për rishikim të thellë” - Kreu i BQE, Lagarde: Duhet të përballemi me rendin e ri botëror
Ekonomia evropiane ka nevojë për një "rishikim të thellë" për t'u përballur me "një rend të ri ndërkombëtar", deklaroi presidentja e Bankës Qendrore......
20% e prodhimit të BE nga çeliku dhe alumini - Propozimi i Komisionit Evropian deri në vitin 2030
Një propozim i Komisionit Evropian që synon riindustrializimin dhe dekarbonizimin e industrisë së rëndë të bllokut për të luftuar konkurrencën e ashpër nga......
Forcohet sërish Franga zvicerane – Dollari amerikan, rikuperon edhe ai pikë!
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të vlerës duke rikuperuar pikë nga një ditë më parë teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 82 lekë dhe është shitur me......
Polonia ka më shumë ar se Banka Qendrore Evropiane - Objektivi, 700 ton me vlerë totale të rezervave rreth 94 miliardë euro
Presidenti i Bankës Kombëtare të Polonisë (NBP), Adam Glapiński, ka theksuar prej vitesh se ari luan një rol të veçantë në strukturën e rezervave. Është një......
Britani, papunësia më e lartë në 4 vitet e fundit - ONS: Numri i punonjësve në listat e pagave ra me 43,000
Numri i të punësuarve në Mbretërinë e Bashkuar ka rënë, veçanërisht në dyqane, restorante, bare dhe hotele, duke reflektuar rënie punësimi, ndërsa pagat në......


